Kryetarja e LSI-së ka thënë se 25 prilli është një referendum thelbësor për t’i dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar.
Në një intervistë në A2, Kryemadhi theksoi se Rilindja është një sekt kriminal që ka kapur shtetin dhe ekonominë e vendit dhe kjo duhet të marrë fund.
Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se Edi Ramën, shqiptarët e kanë peshqesh nga toleranca e presidentit Meta.
“Rama kërkon të ç’fokusojë objektivin e LSI-së duke sulmuar presidentin. Rama çdo gjë që ka arritur e nga Ilir Meta. Nano e solli, por Meta e mbajti ministër Kulture, e bëri kryebashiak dhe kryetar të PS-së. Ramën e kemi peshqesh nga toleranca e Ilir Metës.” – shtoi më tej Kryemadhi.
Në fund, Kryemadhi pohoi se do kandidojë në Fier, Elbasan e Tiranë si dhe në një qark tjetër të cilin do e vendosë më vonë.
“Të gjithë e ndjejnë të domosodshmë nevojën për të shkuar të votojnë e të japin ndihmën për t’i dhënë tranzicionit 30-vjeçar në vend, për të rrëzuar këtë sistem të kalbur.
Basha e mori përgjegjëinë për t’u dalë garant aleatëve të PD-së. LSI-së ka tjetër fokus votuesish, ka socialistët e zhgënjyer. Ne nuk duam të çojmë PS-në për skprap por duam t’u japim mundësinë socialistëve të zhgënjyer që të gjejnë veten. Për kë punon sot Rilindja. Kush socialist apo biznes socialist fiton sot nga vendimet e Ramës.
Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër kapjes së ekonomisë ndaj një sekti kriminal si Rilindja që ka kriminlizuar PS-në. Veliaj akuzohet për lidhje me Ndranghetan, për pastrimin e parave të mafias dhe nuk është i LSI-së.” – tha Kryemadhi.
Oh kesaj Nafije dybekut i ka ikur petlla fare, lidheni mor se la nam dere me dere si llazore duke mashtruar njerzit me perrallen me 5 pika, Sudja e leshelise.
TI ISHE DHE NGELE IDJOTE. KOT LODHENI ATY KU INI DO NGELENI EDHE PER SHUM KOH.
Po si te ja besh qe Ilir baxhella eshte kapur me ze dhe figure https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M duke vjedhur o Monika hajdutuja. Dhe sa per tranzicjonin 30-vjeqar, ti dhe hajduti qe ke per burre jnei shembulli perfekt se nga duhet filluar perbusja ne zgjedhje! Jeni parti kirminale dhe Spaku duhet te filloj me konfiskimin e pasurise tende o lesheiste.
ed rama erion veliaj jan ndrangetta, kjo ska dyshim
Po si nuk keni turp ju burre e grua! Shifni moj familjen tuaj. Ju cau barku ju per popullin? Kujtoni sene ju besojme ju? O zot kur do te ikni nga jeta jone? Na helmuat jeten.Fare e keqe na mbite ne sy! Nivel ordinier!