Rama tallet me opozitën: Basha kukull në duart e gogolit Berisha. Në shtëpi ka ardhur edhe Mamadhija

26 Shkurt 2021, 14:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga Berati ka ironizuar kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se Basha është një kukull në duart e gogolit Berisha, dhe se ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës.

Gjithashtu Rama nuk la pa ironizura edhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

“Më shumë se sa studimi në Perëndim, lideri i ri në ‘Perëndim’ ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës. Nga ana tjetër ajo është e njëjta jo vetëm shtëpi, por e njëjta firmë, e njëjta familje politike.

Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë besnike është eliminuar dhe ku është një mish-mash i vërtetë. Ai që ishte me këtë që është në vetvete, ishte gogoli i shtëpisë, ky kukulla.

Gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur Mamadhia. Është kukull në duart e gogolit dhe është ai që dihet.

Duke pasur Mamadhinë tek dera, këtu bëhet e qartë se bëhet fjalë për t’i kthyer pas. Dhe për të rikaluar përgjegjësit edhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që ka pasur mundësitë dhe i ka ezauruar”, tha Rama.

(TemA)

2 komente në “Rama tallet me opozitën: Basha kukull në duart e gogolit Berisha. Në shtëpi ka ardhur edhe Mamadhija”

  1. Kozmo says:

    DO TE ISHTE PER SHQIPERINE NJE KTHIM MBRAPA NE KOHE, ARDHJA NE PUSHTET E TE GJITHE OPOZITES,, JANE BASHKU GJITHE HAJDARAT ME KEMBE DHIJE . JANE MBLEDHUR GJITHE PLEQTE QELBESIRA, TEK TEPSIA E BERISHES DHE E LULIT DHE TE GJITHE ME GOJE HAPUR PRESIN NGA NJE LLOKEM PER VETEN E TYRE. KURSE TE TJERE JANE BERE KRYETARA PARTIE . ESHTE NDARE PD NE 14 THELA.
    KATASTROF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje