Nga Ylli Pata
Sondazhi i publikuar nga instituti i njohur IPSOS që u publikua në Top Channel, ka dhënë një diagramë pak më të gjerë të perceptimit publik , duke konsoliduar një tendencë elektorale.
Një tendencë që krijon sot 2 muaj para zgjedhjeve një panoramë sesi e mendojnë njerëzit formulën politike të Parlamentit të ri të pas 25 prillit.
Sondazhet, kohët e fundit në botë nuk se kanë ndonjë reputacion të rritur në vendet e mëdha, por në përgjithësi ata kanë vërtetuar tendencën në vija të trasha. Në Shqipëri, sondazhet e publikuara para zgjedhjeve përgjithësisht kanë dalë në një farë mënyre afërsisht të saktë.
Megjithatë shifrat e IPSOS-it, që është një gjigand i sondazheve publike, për të bërë një analizë disi më të gjerë, ja vlen t’i krahasojmë me një kalibër të afërt të viteve më përpara.
Viti 2009 është një vit kampion, pasi në atë kohë përveçse patëm rastin kur qeveria e Sali Berishës kërkonte mandatin e dytë, patën një situatë të ngjashme të kandidimit të vetëm të së majtës, PD-së dhe aleatët e vet, dhe LSI-së që shikoheshin si koalicion pas zgjedhjeve. Madje aleanca e PD-së sot, ka të njëjtin emër si në vitin 2009-quhet “Aleanca për Ndryshim”.
Le të shohim shifrat;
Top Channel në vitin 2009, kontraktoi për sondazhe kompaninë prestigjoze botërore Zogby, me qendër në SHBA dhe që ka qenë shpikësi i sondazhit si instrument studimi i perceptimit popullor.
Në një periudhë të ngjashme; pra dy muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, Sondazhi i Zogby nxori këto rezultate:
Partia Demokratike dhe aleatët e saj ishte në nivelin e 38% të preferencave popullore, Partia Socialiste ishte në nivelin e 36% të preferencave dhe LSI-ja kishte 5-6% të preferencave popullore.
Në zgjedhjet parlamentare të 2009-s, PD dhe aleatët e saj morën 46.92% të votave dhe arritën të siguronin 70 mandate deputetësh, PS dhe koalicioni i saj mori 45.34%, pra vetëm 1.58% më pak, por siguroi 66 mandate-4 më pak se koalicioni i PD-së. Pra koalicioni i udhëhequr nga PS-ja mori 23,997 vota më pak se ai i PD-së, që afërsisht janë 2 mandate deputetësh, por në fakt mori 4 më pak.
LSI-ja dhe koalicioni i saj mori 5.56% të votave dhe 4 mandate deputetësh.
Në sondazhin e mbrëmshëm, IPSOS, PS-në e klasifikon në shifrat e 49.5% të preferencave, PD-në në 39.3% dhe LSI-në në 5.1%.
Aleatët më të rëndësishëm të PD-së që kanë marrë vota në të shkuarën si PDIU-ja është në nivelin e 0.2%, PBDNJ në 0.1%, PR në 0.2%, e PDK po aq, PAA në 0.1% e të gjithë bashkë shkojnë në 40.1%.
Nisur me logjikën e vitit 2009-s, edhe pse sondazhi ka rezultat kombëtar e nuk ka ndarje rajonale, i bie që përkthimi në mandate është që PS-ja të kalojë 70-shin me një ose 2 më shumë të paktën, PD-ja të ndalet në nivelin e 66 mandateve dhe LSI-ja të kapë shifrën e 2009-s me 4 mandate.
Por 2009 me sot, ka një ndryshim shumë të rëndësishëm në sistemin elektoral. Në atë kohë PD_ja përdori sistemin “tren” të koalicionit, ku lokomotiva PD dhe vagonat e saj, paraqisnin të gjithë kandidatë të veçantë, duke marrë vota secili për vete, e në fund të gjitha shkonin tek lokomotiva. Kurse sot, është sistemi linear, ku secili që voton një parti, voton vetëm një kandidat, e në fund këto vota shkojnë direkt për koalicionin me listë të përbashkët.
Sistemi “tren” mendohet që atëherë i dha PD-së 2 mandate më shumë, ndërkohë që pati edhe probleme manipulimesh, për të cilat më pas u dogjën fletët e votimit vetëm për të mos i numëruar, kryesisht në Ruzhdie të Fierit, Berat, Tiranë, Lezhë e Shkodër.
Më vonë, gjykatat e këtyre rretheve kanë dënuar edhe komisionerë për manipulim.
Megjithatë si rezultante, mund të thuhet se në 2009, Berisha pas mandatit të parë, edhe pse i goditur rëndë nga katastrofa e Gërdecit, vinte nga pranimi në NATO që u konsiderua nga elektorati gri si një lëvizje e rëndësishme që mund të sillte investime të huaja në vend, rruga e Kombit që ishte si kantier i pambaruar pra në punë e sipër e disa projekte të tjera.
Tani, Rama garon për mandatin e tretë, çka është një rekord në politikën shqiptare, i sulmuar egërsisht deri edhe me kryengritje të dhunshme, por që sot ka në rrugë disa projekte që kanë perceptimit e kantierit në thuajse të gjithë vendin.
Sot opozita drejtohet nga Lulzim Basha që në 2009 konsiderohej ende si “rising star” në politikë por, që dështoi në Bashkinë e Tiranës ku investoi gjithë karrierën e tij.
Si dhe me aleatë që janë në një farë mënyre reliket e sistemit të vjetër.
Ndryshimi më i rëndësishëm është LSI-ja, e cila sot nuk e ka perceptimin e atëhershëm të “king makerit” politik port ë forcës që synon të okupojë me forcë pjesën e saj të “partisë së tretë”. Plus që këtë herë determinante është perceptimi për reformën në drejtësi që kanë njerëzit, e ku sidomos LSI-ja, por edhe pjesa më radikale e PD-së me Berishën në krye janë kundërshtarë të egër të saj.
Cfare sondazhe ???
Top_Channelit i besoni ???
Absurditeti 54% e Shqiptareve shprehen qe qeveria e ka menaxhuar shume mire pandemin ????
Qeveria nuk ka menaxhuar asgje .
Ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter Evropjan nuk jane mbyllur aktivietetet (me perjashtim te mars-prillit).
Njerezit vdesin rrugeve apo ikin ne vende te tjera per tu kuruar prej covidit.
Po ti Taulant ku ndodhesh se s’po te ze covidi akoma ne rruge apo je ne ndonje halé te Saliut atje i mbrojtur nga breket e tij. I kudo ndodhur.
Sondazhet jane per trundricuarit dhe jo per trushplaret
Ne vende te tjera per te kuruar ikin vetem ato qe kan vjedh pare, por ce do qe edhe atje vdesin.
Korona nuk pyet se sa pare ke, por di kujt ja ke marr paret dhe te jep nje dore per ne boten tjeter….. qe patjeter per te kurruptuarit, ato qe kane vjedh, mashtru, kane fituar pare me te padrejte nuk eshte parajse por feeerrrr.
Pikërisht se po vjen dita që, SPECI DJEGËS tu hyjë në bythë, Saliut, Ilirit e Co, pikërisht kjo është aresyeja e gjithë zallamahisë që krijojnë, për të mbuluar vjedhjet, vrasjet, abuzimet me pushtetin e koorupsionin e jashtëzakonshëm që ka kapluar Shqipërinë e udhehequr prej tyre.
Burgu i Reçit, po pret “vizitorët vip”. E kanë ndertuar nderkombëtarët, dhe ka “komoditet” mbasi penxheret e birucave “janë me pamje nga deti”.
Në të sëmës do të shkojnë.
Analisto
1. Te krahasosh voten e 2009 me voten e 2021
Eshte si te krahasosh voten e 2009 me voten e 1997.
2. Ne zgjedhjet e fundit 2017 sipas KQZ rilindase megjithe voten e vjedhur ne diber dhe durres, ne nje kohe qe njerzia nuk kishte mare vesh akoma zullumet e saimir tahirit dhe shokeve te tjere te liderit global ,rilindja e vetme fillikat sic eshte tani ka rreth 30.000 vota me pak se koalicioni kunder rames.
Pyetja e thjeshte qe e mendon edhe 1 delenxhi eshte nese nga keta njerez qe nuk votuan rilindjen ne 2017 do dali 1 i vetem te votoje rilindjen edhe mund te kete shprese qe rilindja te kapi 68 deputete.
Per me teper per me teper qe opozita garoi pothuaje e percare cdo parti me vete perfshire psh edhe pdiu qe mori 76.000 vota, lsi e vetme 226.000 vota etj etj.
Nga do ta kthesh e ta rrotullosh rilindja eshte matematikisht e humbur me rezultatin e 2017 ,vetem nese ed rama ju mbush mendien shqiptareve se ka qene ne opozite 4 vitet e fundit mund te fitoje rilindja.
Shkurt sikur te kete halla koqe, qe e ka qejf si shprehje lideri global.
O Beno, i mban mend se si i mori votat PDIU kur nxorri deputete edhe ne Diber ? Apo harron qe Rama i thoshte te veteve qe votoni edhe per PDIU qe te hiqte LSI-ne si parti e trete ? Kujton se Reme Lala doli me votat e cameve deputete ne Diber ? PS-ja gjithe historikun e saj i ka pas +600.000 mije vota, edhe kur ka qene ne opozite. Kesaj radhe ka gjithe shtetin ne anen e vet, administratat e bashkive po ashtu. Apo kujton se ka akoma vota Dash Shehi me Nard Ndoken ? Edhe beji llogarite edhe te votave qe PD-se do ja marr Jozefina ne Shkoder dhe Tirane dhe votave ne Durres e Kavaje qe do i marr Patozi. Ne fund hiqi ca dhjetra mijera vota LSI-se qe i mori vetem se vinte nga qeveria 2013-2017 dhe kishte edhe disa Bashki ku punesonte militantet se ka 4 vite qe nuk puneson me njeri me Likja me Monen. Mgjth ju behuni gati te thoni qe jua vodhen, vetem Lulin mos e hiqni si kryetar !
TAULANT E BEN, sa sipër, mos po hani BYREK në këto momente në katine dytë të SHQUP-it me Endri HASËN ?
Ju bëftë mirë.
Por kujdes, është byrek me lesh dhe me presh alla tritansheh.
Suksese më 25 prill se e keni shumë thellë në bythë, preshin me lesh.
Mileti do e votoje Ramen se ka gjetur njeriun e duhur qe po administron ne menyre bashkohore. I mbani mend sherbimet, radhet dhe pagesat nendore? Sot jane te gjitha elektronike. Po gjyqtaret ju kujtohen? Tani ka SPAK. Po rendi ju kujtohet, kur bandat vidhnin bankat dhe iknin ne drejtim te paditur? Nuk ka me gjera te tilla. Eshte ngritur shume steka. Hajdutet nuk e kalojne dot kete steke, prandaj s’mund te kthehen ne pushtet.
Ps ka fituar gjithmone por grabitqaret dhe tradhetaret e korruptuar e kan shite bythen…..
Taulant! Na rruash trapin.Pd-ke ne 25 Prill do shkermoqet do behet si ato dhit qe u ka rene çakalli.Nuk do din ku te shkojne.Nuk e do populli Pd-ke se u ka kallur temerrin sa ishte ne pushtet.Tani t’a shikoi verin e semes ne vrimen e gjeperes.
Beni te fala Dules dhe Idrizit!
Njerez pa mend! Kujtojne se po vijne ne pushtet! Por punen t’jua beje Rama qofte edhe ne opozite! Rob te pacipe!
Humbjen Basha ia ka ofruar vehtes: 1. Kur tradhtoi elektoratin e braktisi parlamentin 2.Kur braktisi bashkite. Qe eshte tape ne arithmetike vetem nje fakt mjafton: 70 bashki+1000 vota secila, PS=ja hyn ne zgjedhje me +70 mije vota. Plus i madh eshte elektorati i qendrueshem i saj dhe ai gri qe ka sy me pa: qendrat e te gjitha qyteteve, rruga e ARBERIT, stadiumet e aeroportet, spitali i ri ne Fier, dyfishimi i asistences sociale (me duket se jane mbi 60 mije familje qe perfitojne) dhe angazhimi maksimal i kryeministrit, qeverise e strukturave te tjera shteterore per termetin e pandemine i shndrrohen ne vota +,
Filluan Taulantrat dhe Benrat të hanë m.. nga zyrat e Shqupit…
Zgjedhjet i fiton ai qe punon me shume dhe tregon solidaritet me situaten