Eksperti: Operatorët e karburanteve në Shqipëri fiksojnë çmimet në kurriz të qytetarëve

26 Shkurt 2021, 18:08Politika TEMA

Ulja e çmimit të karburantit përmes reduktimit të taksave është një lëvizje e mirëpritur nga biznesi, një pjesë të madhe të kostove të secilit e zë pikërisht transporti.

Për ekspertin e ekonomisë, Vjoldi Danaj, çdo ndryshim për të ulur këtë barrë, do të avantazhonte ekonominë shqiptare, që historikisht ka pasur një nga çmimet më të shtrenjta të karburanteve në rajon.

Nafta më e lirë do t’i hiqte kufizimet për t’u zhvilluar shumë industrive, që do të mund të konkurronin me produkte dhe shërbime më të lira.

Por problemi nuk qëndron i gjithi tek taksat. Ulja e çmimeve të naftës në tregjet botërore nuk transmetohet pothuajse asnjëherë në Shqipëri, pa kaluar të paktën disa muaj.

Danaj duke follur për A2, ndan shqetësimin e ekspertëve të tjerë të fushës, për mundësinë e ekzistencës së një marrëveshjeje të fshehtë midis operatorëve kryesorë të tregut, për të fiksuar çmimet në kurriz të bizneseve dhe qytetarëve.

Eksperti propozon gjithashtu një mekanizëm për mbështetjen me subvencione nga shteti të sektorëve më të prekshëm nga luhatjet në çmimet e karburanteve, si bujqësia.

1 komente në “Eksperti: Operatorët e karburanteve në Shqipëri fiksojnë çmimet në kurriz të qytetarëve”

  1. rexha 10 says:

    SHQIPERIA BENE PJESE NE HONOLULU,PAMVARSISHTE SE DONE TE HYJE NE EUROPE.TE NA RROJE KASTRATI ,DHE AI I GJATI.PO E PERDORIN NAFTEN NE VENDE TE VOJIT TE MISERIT.LERE PASTAJE QE ESHTE E GJITHA BRUTO ,SICE DELE NGA PUSET E BALLESHITRAFINERIMIN E BENE SERBIA NE RRUGE KLANDESTINE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje