Kryemadhi premton: Mendojmë se më 25 prill duhet t'i japim fund abuzimit si parti

26 Shkurt 2021, 19:54Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e partisë së saj në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka angazhuar strukturat e LSI, që të jenë sa më pranë njerëzve, duke thënë se “ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes”.

Më tej, kryetarja e LSI iu është drejtuar qytetarëve, duke iu thënë se “Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët.

Prandaj i ftojmë të gjithë që më 25 prill të kenë shansin dhe mundësinë për të shkuar në kutinë e votimit, për të votuar dhe ndryshuar këtë realitet i cili për hir të së vërtetës është bërë i pamundshëm”.

2 komente në “Kryemadhi premton: Mendojmë se më 25 prill duhet t’i japim fund abuzimit si parti”

  1. Hallexhiu qe se Rruan per Moniken por do Rrogen says:

    ja me ne Funde MOnika Karabuca “Mendon”…por deri dje c´fare bere Monika???????????Ti vesh mbrapa kesa Shtrige…po e kuptoj i vejen mbrapa Hallexhinje qe donin “Kotheren e bukes” nga Hajdutet e LIS.it….

  2. ilirberisha says:

    y buce e peshtire,qerohuni si familje qe tju harrojme si familje fare e keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje