Infektohet me koronavirus arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra: Dërgohet për kurim në Itali

27 Shkurt 2021, 10:29Sociale TEMA

Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, është infektuar nga koronavirusi. Zyra e Konferencës Ipeshkvore Shqiptare ka treguar në një njoftim për mediet se Massafra ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, përpos disa simptomave tipike të këtij virusi, sikurse është temperatura.

Megjithatë ai do të dërgohet për mjekim më të specializuar drejt Italisë.

“Pas disa shqetësime shëndetësore, me simptoma virusi Covid-19, si dhe pas ekzaminimeve më të specializuara, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga virusi në qarkullim, Sars Covid- 19.

Aktualisht gjendja shëndetësore e tija paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptoma tipike të këtij virusi, sikurse është ajo e temperaturës.

Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).”– thuhet në njoftim.

Konferenca Ipeshkvore Shqiptare thotë se në ditët e ardhshme, do të njoftojë më tej për ecurinë e mjekimit të arqipeshkvit të Shkodrës në Itali.

3 komente në “Infektohet me koronavirus arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra: Dërgohet për kurim në Itali”

  1. Opinion says:

    Rraciste, ne kemi spitalet me të mira, Pelleshi tha filloi vaksinimi, jemi te paret, do bëjmë gëzuar me gota shampanje,si kur hyme ne Europë.

  2. Ada says:

    I dashur bari , grigja nuk lihet vetem !

  3. Sherime te shpejte ne sherbim te njerezve qe besojne ne fene e te pareve te tyre says:

    ..dhe qe nuk e njollosen me qelbesirlleqet otomane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje