Një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada amerikane!’

27 Shkurt 2021, 16:50Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ka ndodhur pardje:

Sapo kryetari i opozitës, Basha, dha lajmin ‘triumfal’ se në trenin politik opozitar kishte ngjitur 13 emra partish, në atë moment ra një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada amerikane!’

Ka ndodhur po pardje, por menjëherë pasi ambasadorja Yuri Kim mbërriti në një vizitë pa plan në zyrën e Bashës:

Pesë minuta më vonë Basha bën një telefon në Shkodër dhe thërret një nga partitë e ‘trenit’, Muharrem Licin.Të inkriminuarit do të zbriten nga shumësia.

Partia Lici është e njohur në Shkodër për rekorde kriminale, që nga trafiqet e deri vrasjet, por i ishte bashkuar Opozitës si ‘parti e fitores’. Tani, me sa duket, po vdes kjo shumësi; po vdes përmes një ‘festivali’ të hapur mes opozitës dhe maxhorancës: Opozita tenton që të mbushë hendekun e krijuar nga braktisja e vlerave, e anëtarëve, e kontributorëve, e intelektualëve, e të rinjve…, ta mbushë me cilin të gjejë rrugës.

Partia Socialiste në maxhorancë nuk po shet ‘trena’; është përqëndruar te të vetët, kontributorë të shtetit: Te Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Fatmir Xhafaj, Vali Leskaj… Diferenca politike mes të dyjave është e dukshme.

Tani pritet zile tjetër në zyrat e Opozitës: Autorët e tragjedisë së Gërdecit ndodhen në trenin e opozitës, dhe duhen zbritur. Në mos ambasada- të paktën New York Times do të ribotojë komentet e tragjedisë shtetërore të vitit 2008.

Në shumësinë opozitare ndodhet projekti i i një konflikti ndër- nacionalist në kufijtë tanë jugorë, mes ‘Çamërisë’ dhe ‘Vorio Epirit’. As ky nuk mund të zgjohet. Mbështetur në pjesën tjetër opozitare ndodhen disa persona të njohur në krim: Almir Rrapo, sekretar i Metës- i burgosur në SHBA; Klement Balili i thërritur si ‘Eskobar’ në Sarandë; Muhamman Karim, i burgosur përjetë në Bangladesh, i privilegjuar nga krerët e Opozitës; Halit Shahinaj,  i dënuar si vrasës dhe mik i presidentit të LSI, e të tjerë…

Këta vërtet janë shumë, por ç’rol po luan shumësia në këtë rast?

Roli i parë, hutimi i militantëve. Këta kur të humbin zgjedhjet nuk do ta besojnë, sepse kanë parë që ‘ishim shumë’

Roli i dytë, grumbullimi i shumësisë si presion kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër Shteteve të Bashkuara. Nëse Fatmir Xhafaj, ish- ministër e deputet në PS, përbën një pikë kontakti për aleatët mbi vijimësinë  e Reformës, shumësia e fajtorëve përbën një ‘frikë’ ndaj aleatëve.

Çfarë do të ndodhë kur organet e reja të Drejtësisë do të trokasin në portën e presidentit të Republikës (që është thuajse lider edhe për opozitën)? Si do të reagojë ‘shumësia’? A do të preket stabiliteti i vendit për shkak të humbjes në zgjedhje dhe për shkak të arrestimeve të SPAK?

Shumësia ‘guacë’ e partive në opozitë ka misionin e një çasti: manifestimin përballë Drejtësisë së Re. Nëse përballë Drejtësisë ndodhen 13 parti politike, atëherë kush mund të besojë se ‘shqiptarët e duan Drejtësinë’?.

Liderët kryesorë të Opozitës, zoti Meta e Berisha, në çdo kthesë rruge kanë lëshuar sinjalin kundër Reformës. Partitë ‘guaska’ sa më shumë të jenë, aq më tepër bëjnë siç bën partia e madhe.

A do të ketë trazira ditën që do të ndodhë?…

Kjo është çështja që ecën paralel edhe me prezencën e ushtrisë amerikane në stërviten që nis në orët e para pas mbylljes së kutive të zgjedhjeve. Tani të gjitha palët dinë ta lexojnë këtë libër.

19 komente në “Një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada amerikane!’”

  1. Jugu says:

    Ik o njeri inatci. Ti per interest lepin bythen e cdo pushtetari. U ngope me Berishen tani spo i ndahesh me Rames.
    Ne gjithe boten gazetaret dhe intelektualet mbeshtesin kauzat e qytetareve dhe jane ne opozite me pushtetin, kurse ti i lepihesh Rames si mos me keq. Turp per ty. Duhet ndryshim. Ka 8-vite vetem mjerim dhe maskarallek. Djalli te vij, vetem keta qe jane duhet te zhduken.

  2. Lanabregesi says:

    Frrok ke te drejt qe e ngre si shqetesim,po ky treni i plehrave, ose i pleqeve te Krujes sic e quante nje shkodrane ne telefonatat e megjezit,te han mun,nuk kane fuqi as per te pjerdhur.

  3. ce says:

    Exelent , i madh je o Frrok Cupi. Po dhe Hajduti Kastriot Ismailaj dhe hajduti Sahut dollap molotovi dhe banda e kompleksit Golden ne shijak e akuzuar per rrembim e zhdukje personi ne tavoline me kete mjeran. Te gjithe keta hajdute, kriminele shoke te tij.

  4. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Ne trenin e lulashit po hipin te gjithe pleqte dembel e hajdute qe kane 30 vjet qe po vjedhin e shfrytezojne popullin e vendin.
    Ketyre biletat ja ka dhene berisha ,vetem te mbrojne familjen e tij dhe te ilir metes.

  5. REALE says:

    Edhe mua me habit ajo stervitja e NATO-s qe fillon ne daten 25 prill dhe do jete gjithe Shqiperia e mbuluar nga ushtaret e saj. Kaq tradhetare, armiq, hajdute, kriminela paskan qene keta bastarde? Dhe nje shuraq me larte ben provokim me pseudonimin “jugu”; valle paska edhe jugu shurraqer?! Po sis ‘ka; pse ka shtepi pa halé? Por ca e mbajne paster e ca zhyten ne te. Te faleminderit Frrok per ineligjencen tende por edhe qe je nga veriu se nga jugu ka dale nje ketu si perfaesues i skuadriljes Viçidol-Cepan.

    1. Blendi Fevziu says:

      @REALE i hengersh mutin Albin Kurtit.

  6. @ says:

    Po pse per LSI qe mbeti jashte trenit,kujtoni ju se nuk ka patur telefon nga ambasada ?

  7. Ed says:

    TI JUGU
    PO KU E PERMENDI EDI RAMEN FROKU O GOMAR I SALIUT
    AI VETEM THA FAKTE ASGJE ME SHUME

  8. Shpellari nga lezha qe ka 25 vjet qe jeton ne perendim dhe qe viziton vendlindjen e tij te dashur 2 herë ne vit says:

    Frrok Çupi.
    Po e tregon veten taman mirditorë.
    Megjithese vetë mirditorët krenohen per besë e burrni fakti dhe historia flasin krejt ndryshe.
    Nder breza ne mirditę ka ekzistu besë – prerja.
    Por si njerëz te varfer , te pashkollë ne mirditë e vetmja gja qe ka qene gjithmone me shumicë ka qene tangerlliku.
    Dhe si rrjedhojë mirditorët janë pershtatur ma se miri çdo lloj sistemi qe ka ardh ne shqiperi.
    Mjafton te lexosh shume pak leteraturë dhe i kushdo i kupton keta qe po ju thote nje mirditorë i vertetë.
    Frrok Çupi njeriu tipik i pabesisë dhe mbeshtetës i pushtetit te radhes

  9. Trotski says:

    Nje mik i imi po me tregonte se ishte i shqetesuar per te birin .I biri kishte fillue pune kamarier -..Miku im punonte ne Tregeti dhe kishte te bente me menaxhimin e Lokaleve.E di pse nuk me Pelqen me Tha ! Se te punosh kamarier te prishet karakteri. -Pra pervoje e jetuar prej mikut tim.Keshtu dhe Lul-Sumkapuçi ka punue si kamarier i dalluar .eshte mesuar mire me Bakshishet ka marre bakshishe te Majme nga serbet ne Kosove per dosjet kunder UÇK.dhe pas katapultimit ka vazhduar marrjen e bakshisheve po me nje ndryshim ka patur si ndihmes-kamarier te Kunatin .keshtu pavarsisht disfatave jane majmur me Para..E paket eshte Bakshishi i 17 Majit? (Shperblimi 16 milion Euro per Pallatin ne Vlore).Si perfundim Ky Lloj robi eshte pa karakter-I Paafte .Per te 2+2 bejne 5 dhe 7×7 bejne 42 Si mund ti besohet Drejtimi i Shtetit?????

    1. Petrit says:

      Perveqse miku jot paska qene burrë i zgjut , ti qenke zheni fare.
      Eshte e çuditshme qe njerëz si puna jote te mos jenë ne poste te larta qeverisëse.
      Njerëz me nje talent te rralle si ti kanë mundesi te bejne gjera te medha

  10. koli says:

    Frrok kellira. rendon me shume ligesia se trupi i tije.

  11. ilir says:

    Burre me te piste se kjo lavirja (Cupi) e Zerit te Popullit nuk ka ne ekrant e TV-ve.

    1. REALE says:

      O ilir, po je burre, me thuaj po Fahri Balliu eshte lavire e “zerit popullit” , po je burre, po je mmm…. rri atje ku rri ai. A plehrat e Saliut qe jeni bere si corona! Po Frroku eshte krijuesi i pd-se more pizeveng pleher!

  12. K9 says:

    E shoh pak ndryshe.
    Amerika ka 30 vjet ketu dhe te gjithe keta kerma ketu kane qene, nuk linden sot. Gjithmone kane qene pjese e krimit, mafjes dhe politikes nga te gjithe krahet.
    Por kur objektivi dhe qellimet e Amerikes jane te nje rendesie te larte per te, atehere mund edhe te perligjet egzistenca dhe perzierja e krimit ordiner me politiken ose e kunderta, ti imponohet politikes mbajtja larg e elementeve kriminale.
    Nje shembull i qarte eshte dhe strategjia qe ndoqi Amerika per shkaterrimin e qeverise se Berishes, qe ishte bere me i rrezikshem dhe i paqendrueshem se cdo halabak ordiner dhe ardhjen e PS ne pushtet me ndihmen e Frrokeve, Balileve, Ndokave, Kokedhimave dhe miljonave te tyre te krimit.
    Sot kur pushteti i Rames eshte i sigurte dhe i pasur, Amerika qe me ane te pushtetit te Rames kerkon permbylljen e reformes dhe varrosjen perfundimtare te Berishes dhe kultures se tij tribale ne politike, i heq nga duart Berishes dhe kukulles se tij, mbeshtetjen politike dhe financjare te krimit rajonal.
    Si kur te mos mjaftoje kjo, ambasadorja amerikane shprehet publikisht per qeverine Rama lll dhe diten e zgjedhjeve Amerika sjell nje ushtri te tere te armatosur deri ne dhembe, te mbroje hapur strategjine e saj.
    Mendoj se Sali Berisha e humbi mundesine e arte qe i dhane, per te vrare veten si Mehmet Shehu. Tani nuk i ka ngelur gje tjeter vecse te pranoje fundin e Kadri Hazbiut. E keqja eshte se nuk eshte trim, as sa cereku i cdonjerit prej ketyre te dyve, qe Sali Berisha vrapoi tju imitoje fundin. Dhe nese historia i nxorri te lare Shehun dhe Hazbiun nga akuzat si tradhetare, si te korruptuar dhe sabotatore te shtetit dhe Shqiperise, Sali Berisha nuk e ka ate fat…

  13. Jugu says:

    @ Ed and Reale: Une nuk ofendova ndo nje individ jo publik personalisht. Frroku eshte njeri publik, dhe si i tille edhe mund te ofendohet, dhe une i thash cfare ai ne fakt meriton. Po ju cfare dreqin keni qe ofendoni, apo edhe te Shtune jeni ne pune per sufllaqen e radhes? Prandaj vendi i shqipove nuk behet se ka njerez sahanlepires dhe dumbabase.

  14. Bravo says:

    O Frrok po fshihu o burre,ke akoma qime nga b…Sales, po te ngatërrohen me ato te Edit. Lahet robi ndonjëherë, apo i here në 8 vjet thuaj, kush te ndjek ty, ka marrë fund si njeri, pak a shume si ty.

  15. Pensionist says:

    Kundershtaret e zotit Frrok Cupi bejne thirrje per te ardhur ne pushtet kriminelet, hajdutet dhe vrasesit.
    Nuk e kane gabim, po perse shajne e ofendojne kundershtaret? Mire do te ishte te shenonin ndonje ‘merite” te ketyre trimave, qe nxjerr ne dukje i mirenjohuri Frrok Cupi.
    Me kenaqesi, nese me vote do te vijne ne pushtet trafikantet, kriminelet, hajdutet, vrasesit, nuk kemi cfare te bejme, por do tu drejtohemi: -Rrofshi hajdute! Vidhni, po na jepni edhe neve popullit, se te ”votuam”! Zoti kriminel! Rrofsh e qofsh, po vrasjet beji naten, jo diten se trembemi e na llahtarisen femijet. Ju kini hesape me njeritjetrin, por ne mos na shqetesoni, po deshet! Zoti tarfikant! Ti na mbro nga trafiqet! Mos na i rrembe femijet, te rinjte, gocat dhe na i shet per hesapin tend! Zoti polic i qeverise! Zoti doganier! Zoti drejtor! Zoti horr! Zoti mesues! Zoti doktor! Zoti gjyqtar! Zoti prokuror! Zoti… i Madh!
    Nuk vendosni ju, more mjerane, qe lehni portaleve! Te degjeneruar! Pa familje! Rrugecer! Lereni popullin te votoje ata, qe e meritojne! Thirrjet amerikane per te propozuar kandidate te paster, jane keshilla me se njerezore, ndihme konkrete dhe dashamirese.
    Do te linde DIELLI edhe per Shqiperine! DREJTESIA po vepron. Populli e do Drejtesine. Horrat e politikes e pengojne!
    Nuk ka punuar Rama! Ka 8 vjet ne pushtet!
    Cfare ka bere opozita, per ta ndihmuar ceshtjen kombetare? Ku eshte shfaqur konstruktiviteti i saj, si pjese e pushtetit legjislativ? Perse nuk jane ballafaquar me ide, me vrejtje e keshilla te vlefshme, por e braktisen elektoratin, duke hedhur cizme e veze, boje te zeze, grushta e shkelma, iken nga parlamenti e moren rruget, duke djegur me zjarr, molotove e duke hedhur gure ndaj institucioneve, duke plagosur police ne krye te detyres.
    Jane pasuruar horrat e politikes ne kurriz te popullit, pa bere asnje pune! Kishim nje mini ”bllok” komunist ne qender te Tiranes, tani kemi nje super bllok ne Gjirin e Lalezit plot me qeveritare, ish ”personalitete” publike te korruptuar, qe per 30 vjet nuk iu ndane politikes dhe u pasuruan me shume se sheiket arabe.
    Zgjedhjet do te jene te lira, te ndershme, kudo do te kete vezhgues vendi e nderkombetare. Eshte beteje ligjore per te zgjedhur njerezit me te mire, jo te imponuar nga krimi dhe korrupsioni.
    E ardhmja i perket popullit, jo krimit, jo banditizmit, jo destabilizimit, jo pasigurise! Populli kerkon pune, siguri, shkollim te femijeve dhe sherbime cilesore sociale.

  16. Krimineli i pandeshkuar Salih Ram Berisha says:

    I nderuar Frrok Cupi! Ne ate azil banditesh e kriminelesh duhet te bien telefonat nga ambasada amerikane tre here ne dite dhe jo vetem nje here! Sepse atje jane bere mullar te gjithe ata qe duan te rikthehen,te perseritin edhe nje here te gjitha krimet e shemtuara qe ka pare ky vend e ky popull,duke filluar nga Berisha,Lyli,Noka e me radhe.Biles dhe SPAKU eshte shume i vonuar,sepse vetem keto dite gazetari shqipptaro-italian Bollino ka ekspozuar nje nga skandalet me te ndyra te tjetersimit te prones ne menyre mafioze ne favor e me urdher te keiminelit UDB-ist Berisha e familjes se tij !Pa permendur ketu dosjen mijera faqesh te Izet Haxhise qe po pluhuroset ne sirtarin e Arben Krajes.Nuk po flasim ketu per kryetarin e bandes se vogel LSI-ste ne presidennce me dosje aq te madhe sa nuk ke nga ta kapesh e nga ta shikosh!Telefoni i ambasades amerikane duhet te jete i hapur e te telefonoje ore e minute per te vene ne vendin qe u takon keta shtaze qe quhen dhe politikane dhe qe kane 30 vjete qe s’bejne gje tjeter vec vjedhin,korruptojne e vrasin diten e naten kete popull dhe kane paturpesine te flasin “ne emer te tiij” dhe sidomos vampiri i presidences,qe perben dhe rrezikun me te madh sepse perdor institucionin e presidences dhe permend dite e nate kushtetuten,te cilen e ka bere si tefterin e Nastradinit! Dhe e shoqja,e cila mori me tapi nje SHPK-parti,si e dehur del e premton se kur te vije ajo ne pushtet ,do u fale shqiptareve token dhe qiellin nga vila e saj ne lalez me 12 banja,nje prej te cilave per macen,sepse si duket ka bere marreveshje me djallin dhe beson se ky popull eshte qorr,budalla e pa kujtese!Sulmojne si te babezitur qeverine e reformen ne drejtesi duke premtuar se pas 25 prillit do e permbysin dhe do e bejne ate sic dine ata,dmth,te denojne vetem ndonje fakir dhe te rikthejne neper vende te gjithe kamikazet e tyre qe jane perjashtuar nga sistemi i drejtesise! Populli duhet te jete vigjilent dhe te mos e haje sapunin per djathe.Se kush jane fytyrat qe duan te vijne ne pushtet shyqyr zotit tani i njohin sepse i kane patur ne kurriz jo pak por 30 vjete dhe po u genjyen dhe kete radhe e meritojme vertet te qeverisemi nga keta vrases,hajdute e trafikante te deklaruar! Ilir Meta duhet arrestuar e te dali live ne TV me pranga ne duar nga presidencas ,nese duam te kete efekt real reforma ne drejtesi ne shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje