Infektimet në disa vende europiane po rriten sërish. Italia rikthen zonat e kuqe në rajonet jugore të Bazilikatës e Molises, në të cilat aplikohen masat më të ashpra kundër përhapjes së koronavirusit me mbyllje të aktiviteteve jo-thelbësore. Përveçse në këto rajone, edhe në Abruzzo do të mbyllen shkollat duke nisur nga e hëna e 1 Marsit, për një periudhë që mbetet për t’u përcaktuar.
24-orëshin e fundit, Italia shënoi mbi 18 900 të infektuar. Nga e mërkura në këtë vend po shënohen mbi 15 mijë të infektuar dhe kulmi u arrit të Shtunën me mbi 20 mijë raste, teksa gjatë dy javëve të fundit mesatarja e infektimeve ka qenë në 12 mijë raste ditore.
Nga 1 Marsi edhe Çekia do të aplikojë një tjetër bllokadë kombëtare, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve vetëm pranë zonave të banimit, mbylljen e institucioneve arsimore dhe aktiviteteve jo-thelbësore. Kapacitetet spitalore janë drejt ezaurimit në gjithë vendin. Çekia ka ndër nivelet më të larta të të prekurve në botë, 1 në 10 persona.
Franca vijon të kryesojë në Europë me numrin e të infektuarve. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e ashpërsimit të masave, nëse infektimet shtohen, por thonë se orari i shtetrrethimit po funksionon për të mbajtur situatën nën kontroll. Sipas tyre, mutacioni britanik është tashmë përgjegjës për pjesën më të madhe të infektimeve në vend.
Karantina vendoset për pensionist dhe fund-javë, përsa u përket shkollave, është qesharake pasi ifektimi te moshat nën 25 vjeç shërohet vet-vetiu brënda disa ditësh.