Dy deputetë të PS kërkojnë hetimin e Metës nga SPAK: "Blloku", ryshfeti 700 mijë euro e afera të tjera, si dhe bllokimi i reformës në drejtësi, janë prova të mjaftueshme

1 Mars 2021, 09:05Politika TEMA

Deputetët e Partisë Socialiste i janë përgjigjur “flakë për flakë” presidentit Ilir Meta, duke shpërthyer në akuza në adresë të tij. Ditët e fundit presidenti Meta ka shtuar dozën e sulmeve, akuzave dhe kërcënimeve në adresë të qeverisë, ndërsa në shumë deklarata iu ka bërë thirrje qytetarëve që ka ardhur koha që të ngrihen dhe marrin në dorë fatet e vendit.

Por një përgjigje për këto deklarata ka ardhur edhe nga deputetët e PS, të cilët i kanë bërë thirrje kreut të shtetit që të sillte si shtetar dhe jo si rrugaç. Fillimisht ka qenë deputeti socialist, Bujar Çela, i cili dje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ka zbuluar edhe arsyet kryesore se përse kreu i shtetit ka dalë nga roli i tij, ndërkohë që ka paralajmëruar ditë të zeza për zotin Meta.

Sipas tij, presidenti do jetë subjekt i SPAK dhe për këtë ai ka sjellë në kujtesën e qytetarëve shqiptarë kohën kur presidenti Meta doli në video për korrupsion, sikundër ishte ajo e publikuar nga ish-ministri Dritan Prifti që më pas shkaktoi edhe “21 Janarin”.

“Presidenti Ilir Meta bën mirë të përgatitet moralisht dhe shpirtërisht se po i ngushtohet laku dhe do të japë llogari për floririn e Kërrabës, për korrupsionin që doli në video me zë e figurë për 700 mijë euro, për tragjedinë e 21 Janarit ku u vranë 4 qytetarët të pafajshëm për shkak të Metës dhe Berishës. Kështu që këto kërcënime nuk na frikësojnë fare neve që i lëshon Meta, pasi presidenti është ai që do të përfundojë tek SPAK për zullumet që ka bërë.

Meta ka kohë që ka ikur nga mendorja dhe është i trembur që opozita e tij do të korrë një humbje spektakolare në 25 prill, andaj dhe ka nisur dhe të bëjë si trim. Pra, nuk dua të zgjatem dhe e kam thënë dhe po ripërsëris se e gjithë Shqipëria e di kush është Ilir Meta dhe përse ai është tërbuar, pasi SPAK është makth i tij. Ilir Meta nuk e meriton të jetë president i Shqipërisë”, deklaroi ai.

Më tej i ashpër në reagimin e tij, deputeti Çela i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë, madje ta arrestojë presidentin Ilir Meta, ndërsa theksoi se një nga akuzat që mund të ngrihen ndaj tij, janë tragjedia e “21 Janarit” dhe thirrjet për përmbysje të qeverisë me dhunë. “Unë u qëndroj atyre që kam thënë dhe mendoj se nëse nuk arrestohet presidenti Ilir Meta, SPAK, BKH dhe prokuroria ka rënë.

Ilir Meta duhet të arrestohet në flagrancë për thirrjet anti-kushtetuese që bën për përmbysjen e rendit me dhunë dhe gjuhën e shfrenuar politike. Këtë nuk e them si politikan, por e them në emër të mijëra qytetarëve që kërkojnë arrestimin e Metës që ka grabitur këtë popull dhe vrau 4 protestues të pafajshëm në 21 Janar. Ilir Meta i ka nxjerrë të ujin e zi vendit dhe nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, shkaku është mosarrestimi i Ilir Metës si Peshku i Madh. Kështu që unë inkurajoj, madje është një kushtrim që organet e drejtësisë të nisin hetimet për Metën”, nënvizoi Çela.

Por një përgjigje për presidentin Ilir Meta e ka edhe deputetja e Partisë Socialiste, Artemis Malo. Kjo e fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zbuloi dje lojën dhe frikën që ka Ilir Meta, që sipas tij, është reforma në drejtësi, organet e reja të dala prej saj si SPAK e BKH dhe shkrirja e LSI. “Ilir Meta nuk e meriton të jetë President i Shqipërisë, pasi prej kohësh ka braktisur këtë detyrë për t’i ardhur në ndihmë LSI, në mënyrë që ta shpëtojë nga falimentimi.

Meta është kthyer në një vagabond që s’ia ka askush për borxh ta durojë. Por megjithatë, Meta ka frikë nga shkrirja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe e di shumë mirë që në 25 prill qytetarët shqiptarë do t’i japin atij dhe opozitës goditjen e radhës. Kështu që i ndodhur përpara kësaj situate po sulmon me një gjuhë që edhe rrugaçët e kanë zili.

Nga ana tjetër thirrjet e presidentit Meta për kaos dhe rrëzimin e qeverisë janë thirrje dëshpëruese që vijnë në një kohë kur reforma në drejtësi po avancon dhe SPAK dhe BKH janë bërë realitet. Por më shumë e shoh që Meta ndihet i frikësuar se afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do t’i japin goditjen finale partisë së tij Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila do të jetë partia më e humbur”, deklaroi Malo.

5 komente në “Dy deputetë të PS kërkojnë hetimin e Metës nga SPAK: “Blloku”, ryshfeti 700 mijë euro e afera të tjera, si dhe bllokimi i reformës në drejtësi, janë prova të mjaftueshme”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Une thashe se kane cuar ndonje padi konkrete ne spak, keta prape me llogje kavaje ne media. Jo po spak me nje fjale goje e fillon hetimin. Duhet te pakten nje cope leter ta coni atje, o derrputete qe merrni rrogen kot!!!

  2. pupull del prej pyllit says:

    Po keni 8 vjet ne pushtet , e bate e president; e tashe flisni se do bani gjamen per Mete floririn; ha ha ha, aty nuk ndodhe gja ; se jeni te gjthe te korruptuar e hajdut; gjykata Franceze po e çonne burge Sarkozin ; aty gjykatat denojne popullin qe nuk paguan dritat, per bandat qe kane marre vendin peg per 30 vjet ,ligji nuk funksjonon; REVOLTE MBARE POPULLORE . ME LARGU TE GJTHE HAJDUTET NGA PUSHTETI . E TU MERRET PASURIJA.

  3. Ilir says:

    He pra… edhe sa do te presim?! Pastaj edhe cakalli plak berisha me kelyshet e tij.

  4. Haxhi Qamili says:

    Ore, po nuk patët kohë të mjaftueshe që ta hetonit Metën për atë 7%?
    Për më tepër, me këtë rast do kishit bërë diçka më të madhe, do kishit nxjerrë në dritë edhe vdekjen e të ndjerit Dritan Prifti. Ai mori guximin të dilte përballë tij i vetëm, gjë e cila i kushtoi jetën.
    Të paktën, nëse ishit “të djegur për drejtësinë”, duhet t’ju kishte “ngrënë meraku” të zbardhnit çështjen Prifti!
    Apo nuk patët kohë 8 vite? I kishit të gjitha, “tepsinë”, “timonin”, “drejtësinë” e kështu me radhë.
    Apo, hajde ta hapim si përherë, “kapakun” para zgjedhjeve, e mbyllim, dhe e hapim përsëri në zgjedhjet e ardhëshme.
    Unë që po shkruaj jam i 2 Korrikut(1990). Dhe them me bindje, nëse mora guximin të rebeloja kundër diktaturës së asaj kohe, nëse do të isha atje, nuk do t’ja ulja më kurrizin ndonjë diktature tjetër të ngjashëme me atë të asaj kohe.
    Më vjen keq, që populli im, po vuan një diktaturë të ngjashëme, po thuaj, edhe aq sa ju desh të vuante brezi i vjetër, plot 30 vjet.
    Do ja varni “ujkut në përjetësi plëncat”, me shpresën që ti “ruajë mebesnikëri” për ju?
    Kështu ikin dhe ndërrohen brezat, brezi vjetër duke u presekutuar, tjetri duke qarë e shpresuar…!
    A nuk e kuptoi, që është në dorën tuaj të veproni?
    Se nëse nuk merakoseni ju vetë për fatet tuaja, nuk merakosen “ujqët” që keni zgjedhur vetë si të parët.
    Nëse “lulet” nuk çelin në “pranverë”, do të prisni që ato të “çelin në vjeshtën e vonë”?
    Nëse ata që zgjidhni, nuk “çelin e japin fryte 100 ditët e para”, prisni që ta bëjnë këtë mbas 8 vitesh?
    Për çdo pushtet, nëse e sheh se nuk ecën mbarë, mos u mendo dy herë, ngrihu e rrëzoje.
    Duke bërë këtë, ju ke thënë atyre që marrin zotime, “unë jam zot këtu”.
    Nuk kuptoni kaq! Apo prisni të vazhdoni të jeni skllevër të bindur? Që fëmijët tuaj të lindin skllevër, dhe këtë t’ja u lini trashëgimi?
    Këto pushtete të mbas 90-tës, janë të pafytyra e të rrezikëshme, por mos kini frikë! Ato nuk ju venë dot ndër këmbë si sistemi i kaluar i diktaturës, pavarsisht se edhe këta dëshirojnë t’ju frikësojnë!
    Merrni zemër, dhe mos kini frikë! Zgjidhni, dhe verini në provë! Nëse nuk shihni ndryshime që në 100 ditshin e parë, hidhini, rrëzojini përsëri!
    Dhe këtë, bëjeni, deri sa të venë mend! Të kuptojnë, se ti vetë, je me të vërtetë sovrani, dhe se nuk mund të tallen me ty!

  5. Anarkisti Albin me tepsi ne dore says:

    Une jam dakord me thirrjen e deputetit Cela qe nese SPAKU nuk hap dosjen e Mees ,Berishes,Bashes e Monikes,pa llogaritur kamikaze te ndryshem afer tyre, atehere me plot gojen edhe SPAKU edhe BKH-ja ka rene dhe reforma ne drejtesi do kthehet me kokeposhte nga keta vagabonde politike me rekorde kriminale,sepse kete nuk e them une por vete ata kur njeri pas tjetrit e deklarojne dhe publikisht dite pas dite qe do e permbysin kete reforme,pavaresisht qe cfare thote ambasada amerikane,te cilen e ironizojne dhe i kundervihen me sulme te uleta e te pandershme,sepse te pandershmit nuk mund te kene veprime te ndershme.
    Shqetesimi im eshte se kjo thirrje e deputetit Cela,i deputetes Artemis Malo e te ndonje tjetri se pari,behen tani perpara zgjedhjeve (megjithese me mire vone se kurre,pavaresisht se gjoja do e shkarkonin me nderin president me komisionin e famshem dhe pastaj i thane “provoje dhe nje here e do e shikosh”,sepse keshtu e mendoi Edi Rama dhe vete Meta nga ana e tij ferkon hallatet e tallet me ta e me te gjithe ne)dhe se dyti vete SPAKU e kryetari i saj Kraja nuk ka dhene ndonje shenje se e ka ne mendje kete gje,per faktin se deri tani vetem ndonje hallexhi kane zene ne rrjeten e tyre dhe nuk e kane justifikuar investimin shume te madh te ashtetit shqiptar po e po por dhe te shtetit amerikan e te BE-se per perparimin e kesaj reforme.Mendimi im eshte se pa arrestuar Ilir Meten dhe publikisht e mundesisht brenda ne presidence nuk mund te kete zgjedhje te lira e te ndershme ne shqiperi dhe normalitet ne politiken e ne jeten shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje