Irani: Shqipëria, kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve muxhahedinë

1 Mars 2021, 09:15Sociale TEMA

Vërejtjet e Shqipërisë për Iranin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, nuk kanë kaluar pa përgjigje nga Republika Islamike.

Zëvendës-shefi i Gjyqësorit në Iran, Ali Baqeri Kani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Tiranës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, shtetet që kanë të kaluar të errët sa i përket dhunimit të të drejtave të njeriut, nuk kanë të drejtë të flasin për shtetet e tjera mbi këtë çështje.

“Shtetet e Bashkuara: Enciklopedi e historisë së terrorizmit, Gjermania: pastruese profesionale e terrorizmit, armët kimike të së cilës ende vrasin veteranë në Iran, Shqipëria: kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve (muxhahedinët) që kanë martirizuar 17 mijë iranianë të pafajshëm”, shkruan zyrtari iranian në rrjetet sociale.

Ali Baqeri Kani kritikon Shqipërinë për strehimin e mijërave muxhahedinëve duke theksuar se Tirana ishte në dijeni të akteve të tyre të terrorit, të cilat janë dokumentuar edhe në organizatat ndërkombëtare.

Reagimi i Teheranit erdhi pas kritikave që përfaqësuesit e SHBA-së, Gjermanisë dhe Shqipërisë bënë në OKB mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran.

Që pas strehimit të muxhahedinëve, grup rival i udhëheqjes në Teheran, marrëdhëniet mes dy vendeve janë shoqëruar me deklarata të ashpra, ku Shqipëria është cilësuar edhe si “shtet i së keqes” nga lideri suprem i Irani, Ajatollah Ali Khamenei.

12 komente në “Irani: Shqipëria, kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve muxhahedinë”

  1. Aleks PR says:

    Ropt e bishave me turban! Kujt i thone keta shporte mbeturinash? Le te thone c’te done per shtetin e qeverine, kushdo te jete ne pushtet ne Shqiperi, por kjo eshte deklarate e poshter raciste kunder Shpqiperise dhe shqiptareve. Menjehere te ftohet ambasadori i Iranit ne MPJ dhe t’i dorezohet note proteste.

    1. tosun Baci says:

      qe ti besh koment kesaj delkarate te iranit, me pare duhet te njohesh historine e iranit. Mos harro se ne kohen e Shahut, ata kane qene aleate amerikane

      1. Ilirjan says:

        Aleatet iraniane te Amerikes i kemi strehuar ne Shqiperi, jane ketu. Nuk kemi gje me Iranian si komb, por me politiken e sotme te Iranit. Pastaj, per kete me poshte, iranianet NUK JANE ARABE. Injoranca I ben pershesh gjerat.

  2. U bon edhe ciganet e Iranit gangsterra lol !
    yyyyyyyt njerez primitive ,
    shtet Terroriste qe njihni vetem dhunen jo Lirin

  3. tropoja says:

    haha del dhe shqiperia pa brek ne bythe krahas sh.b.a e gjermanis te kritikoj iranin pordha madhe edit ja gris kulet nuk sheh edvina sa rrespektohen te drejtat e katunarve te bet po shko deri ne persi ej edvin anadollak shkollepak

  4. Shefqet Cela says:

    Ata, në dëshpërimin e tyre, u treguan rraciste; po gabimet tona?
    Saliu na la peshqesh konsensin për ardhjen e muxhahidinëve nga Iraku. Kjo vijoi ne qeverinë Rama.
    Po kështu edhe me pranimin e UJGURËVE që na acaroi më tej me Kinën, së cilës ja kemi nevojën për Kosovën e më tej.
    MJAFT ME SERVILIZMIN E MEGALLOMANINË!

  5. Na myten says:

    Edhe keq nuk e ka ky. Jemi bere kosh plehrash i mafias, ndraghetas, islamikeve, gylenisteve, neootomaneve, iranianeve, prostitutave.
    Kosto e madhe prej lojrave politike ne rajon.

    1. NSDAP says:

      Ca je duke folur o vemje aman?

      Pse hidhni fjal kot me kot si lopa bajges sidomos ne kete klishene per prostituta? Ndoshta jot eme dhe motra jote jane, por mos ja fut te gjitheve.

      As nuk eshte e vertete qe Shqiperi ka islamiste dhe gyleniste, jane shume shume pak.

  6. NSDAP says:

    Jevgjit e Iranit kane te drejte ketu.

    Mire qe Shqiperia strehon 4000 terroriste, por nuk merr asnje ndihme ushtarake dhe ekonomike nga ameriqenet .

    Mire kjo, po nen drejtimin e Rames jane tensionuar kot me kot lidhjet me Iranin, Shqiperia eshte bere qender muxhahedinesh dhe tashme edhe kritikojme Irani nderkombetarisht pa piken e lidhjes

  7. faktiskisht says:

    shqiptaret duhet te shohin edhe opinionin e te tjereve per ta
    vetem nje i semure psiqik nuk merr parasysh opinionet e te tjerve per te!!!!
    pyet 7 a 8 thote populli
    ashtu si ne mund ti japim keshilla iranit edhe irani mund te na jape ne

  8. elb says:

    Te dashtun fort komentues.Nuk keni pse harroni qe Irani eshte djep i kultures dhe civilizimit e ca me lashte akoma Perandoria Perse ka qene dhe mbetet ne histori si me e fuqishmja e kohes.

  9. NSDAP says:

    Cfare behet me komentet ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje