Koalicioni PD-LSI: Fiton “shtëpia” apo Shqipëria?

1 Mars 2021, 17:19Politika TEMA

Dy partitë më të mëdha të opozitës po mundohen të justifikojnë daljen e tyre veçmas në zgjedhje përmes një koalicioni simbolik për të qeverisur së bashku pas votës të 25 prillit.

“Ky është një bashkim për të ndryshuar Shqipërinë. Tani ka ardhur çasti të bashkohemi, tani ka ardhur çasti të fitojmë së bashku për Shqipërinë, për familjet tuaja, për çdo shqiptar” tha Basha gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ku pika më e rëndësishme është ajo për ta ndarë pushtetin sipas asaj që partitë do të fitojnë në zgjedhje.

Monika Kryemadhi e quajti atë një ditë historike për PD dhe PS por pa e shpjeguar se çfarë kishte të veçantë në këtë shfaqe.

Përtej luajtjes së himnit kombëtar, dhe ceremonialitetit të nënshkrimit marrëveshja nuk ka asnjë fuqi juridike, por vetëm simbolike. Ajo më shumë i ngjan një lloj justifikimi post faktum të faktit se përse opozita nuk doli e bashkuar në një front të vetëm kundër Ramës.

Dhe më mirë se gjithçka kjo tentativë e sforcuar për bashkim artificial duket qartë në slloganin e koalicionit, që i ngjan një bashkimi mekanik të fjalës “shtëpia” që gjendet në slloganin e LSI që i është bashkangjitur “Shqipëria fiton” të PD. Bashkë ka dalë një frazë pa kuptim: “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Ana tjetër e marrëveshjes me 13 pika është fakti se branda saj nuk gjendet asnjë angazhim konkret dhe i fortë dhe as ndonjë afat për realizimin e ndonjë premtimi të caktuar. Më shumë drafti i firmosur i ngjan frazave parafabrikat si pika 11- Për zhvillimin real dhe të qenësishëm të kulturës dhe sportit..

Pra e thënë shkurt ngjarja e sotme qe më shumë një shfaqe për të zbutur një realitet: atë që PD dhe LSI, nuk bënë dot një koalicion mes tyre.(Lapsi.al)

12 komente në “Koalicioni PD-LSI: Fiton “shtëpia” apo Shqipëria?”

  1. BAFTIARI says:

    Ma bukur nga te gith ky show me pelqeu kostumi i Mones fantastik do ta ket zili dhe Grida dhe (Samanta fox) Vokshi haje baxhedho ec perpara ….. O zot estrad!!!

    1. Kalec Dega says:

      Nuk di shume cfare behet ne Albanistan…por koalicion pd+Lsi eshte fundi i Rames , se do ja fusin kembet ne nje kepuce edhe pse do i fitoi zgjedhjet, nderkohe e humbur eshte gjithe Shqiperia ose Albanistani , se cfaredo koalicioni ne Shqiperi eshte Kancer per te gjithe dhe jo vetem shqypot kope.

  2. Tironci says:

    Shpia shoqnia anarshia .

  3. Jimmy says:

    All in ,dore e funit.

  4. ilirberisha says:

    Kjo qelbesira e LSI tani e vene masken e,se deri tani benin politik kunder maskes.

  5. arti says:

    Fiton mafia droga.

  6. qytetar says:

    Fiton Noc RROKU

  7. vaso says:

    Po te kente bythe PD apo LSI dhe fantazmat qe mbledhin le ti dalin ball per balle vetem Edit por te gjith te mblidhen Edi perseri tepsine do ta mari vetem se populli ka sy ne balle.

  8. qytetar says:

    Fiton Banjo e Sashes ne Lalez.

  9. ce says:

    Njera kembeshtrembet Grigja Suma dhe tjetra Fallxhorja kryqethyer tregojne se koalicioni eshte nje peme e thyer qe nuk jep kokrra dhe do shkulet me rrenje me 25 prill.Leshelija per skrap kurse Gjigandi Edi Rama i sigurte ne mandatin e tij te trete.

  10. Velo says:

    Këtë marrëveshje, gjoja koalicion, ata e bënë për ti lënë mundësinë Metës që ta përdorë si sebep për të mos thirrur partinë, ose koalicionin që është me më shumë deputet. Koalicioni i PD me partitë e vogla është e sigurtë që do jet në vendin e dytë, pasi në vëndin e parë do jetë PS. Atëherë Meta bashkë me këta do shfrytëzojnë këtë marrëveshje dhe do thonë se janë në një koalicion edhe me LSI. Në fakt LSI është koalicion më vehte. Kjo marrëveshje është si ai që la gjysëm metri litar jashtë varrit.

  11. Numer Tersi... says:

    hahahah
    Marrveshje me 13 pika…
    Tamam…….. numer tersi
    Nuk ka per ti shpetuar asnjeren parti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje