Rama në konferencë të përbashkët me Borrell dhe Varhelyi, kritika BE-së: Rajoni u la mënjanë në shpërndarjen e vaksinës

1 Mars 2021, 15:04Politika TEMA
Rama në konferencë të përbashkët me Borrell dhe

Nga Brukseli, gjatë konferencës me Përfaqësuesin e  lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Komisinerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish BE-në për vaksinat. Kryeministri theksoi se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lanë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave, dhe sipas tij kjo ishte tronditëse për qytetarët.

“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga Komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë pasi ne nuk jetojmë në kufi, por brenda BE, por jemi të rrethuar në rajonin tonë nga kufijtë e BE. Megjithatë, un e di ju të gjithë e dini si shkoi kjo gjë.

Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. Sot ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit. Është e vështirë jo vetëm për ne por shumë anëtarë të BE. Jam i lumtur që të shpall se Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para. Dhe do të jemi shumë të lumtura të marrim dërgesën e parë të vaksinës AstraZeneca”, tha Rama.

2 komente në “Rama në konferencë të përbashkët me Borrell dhe Varhelyi, kritika BE-së: Rajoni u la mënjanë në shpërndarjen e vaksinës”

  1. Lab says:

    Gjigand e ke nxire frontin opozitar sot, “qytetari dixhital” eshte ne zi.

  2. Ano says:

    Nuk jeni anetare te BE se .Pse perhaps tymnaja kot….nuk ka detyre te td japi…..anetaresohu e bej detyrat…Shqiperia sot eshte per Be si Tunisia e Maroku….bile kto kane marreveshje tregtare me te favorite se Shqiperia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje