“Të njëjtët fytyra që i mblodhi Berisha”! Deputeti i opozitës së re: Koalicioni PD-LSI, i turpshëm dhe tragjik për shqiptarët

1 Mars 2021, 12:31Politika TEMA

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri është treguar shumë i ashpër me koalicionin opozitar të krijuar para zgjedhjeve të 25 prillit. “Projekt i turpshëm” e ka quajtur ai, duke thënë se nuk ka sjellë asgjë të re.

Projektet e turpshme, ku dëshira për të denoncuar nuk diskutohet, po ta krahasosh një vit më parë tërbimi është shumë herë më i fortë, ku zgafallat e SHQUP dolën mbi kokat e shqiptarë, aty lart vijon të nxijë Basha, njeriu që pretendon të çlirojë vendin po kërkon modelin më të shqetësuar të liberatorit, duket se e emrat e mbledhur dhe partitë e mbledhura kanë harruar se u shplanë para 8 vitesh, të njëjtin njerëz që i mblodhi Berisha.

Harrojnë që janë një faturë tragjike, të puthitur njëri pas tjetrit nën presionit të së ardhmes, për t’u lënë në harresë. Dua të ndaj një rast, nuk mendoj se ata janë demokrat, janë njerëz që për 30 vite i janë turrur çdo kazani.

Ky është fundi i shpresave, të votosh PD merr Monën, Dulen, Idrizin, Nokën, Dukën, i kuptoj si ndihen në PD, ka me siguri shumë burra e gra që kanë bërë 8 vjet fushatë kundër tyre, kanë besuar se PD do pastrohej nga servilët e shushunjat”, deklaroi Valteri.

2 komente në ““Të njëjtët fytyra që i mblodhi Berisha”! Deputeti i opozitës së re: Koalicioni PD-LSI, i turpshëm dhe tragjik për shqiptarët”

  1. Erdogan says:

    Tragjike eshte te jesh edhe Hamza, Vezire,Salih dhe te kesh nje Iroa (Hero latinisht) si Jeorgios Kastriotis.
    Sa gje e Shenjte eshte te kesh nje Emer,Identitet Kombetare Tradite dhe tragjike te urresh dhe luftosh per interesat e atyre qe te kane cnderuar!
    Eshte me te vertete tragjike qe te vetequajturit Skiptare te Arnautistanit ne emer te Fese se tyre te Shenjte Arabe jo vetem kane luftuar ata qe nuk u turqizuan,por si bij te Vezireve,Pashallareve Bejlereve Agallareve etj jane kolona e peste e interesave Angloamerikane ne Ilyrine dhe Epirin e mohuar nga vete kjo popullsi e degjeneruar.

  2. Atdheu says:

    Erdogan, tragjike eshte qe politikanet tane shiten vetem interesat e tyre personale dhe te jesh i sigurt qe dhe LSI dhe PD asnje nuk mendon per interesat e kombit. Fatkeqsisht kete e kane vertetuar te dyja te keto parti. Dhe do te ishte me te vertete fatkeqsia e ketij kombit,po te qeveriste ky koalicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje