Erjon Braçe: Lulzim Basha nuk ka patentë që prej vitit 2016

1 Mars 2021, 10:57Politika TEMA

Fotoja e publikuar dje nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa po i jepte makinës pa rrip sigurimi ka sjelle një debat të gjerë në mediat sociale.

Komentet janë ndarë në dy grupe, një pro e një kundër. Eshtë rreshtuar kunder edhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili ka “zberthyer” ne detaje faktin se perse Basha udheton me makine pa rrip sigurimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe akuzonte Bashën se ka shkelur rregullat, ndërsa komentuesit mbronin kreun e PD duke argumentuar se është mbi 1.90 i gjatë, dhe kësisoj përjashtohet nga rregulli për mbajtjen e rripit të sigurimit.

Por Braçe se ka lënë me kaq. Në një pergjigjie me një komentues, Braçe thotë me siguri se Basha nuk ka një patentë që prej vitit 2016.

 “Të thuash duket me sy që është i gjatë nga “të provuarit me një dokument arsyen e përjashtimit nga mbajtja e rripit” është një diferencë e madhe.

Dokumenti nuk lëshohet me sy, por me një proces nga një komision mjekësor.

Ky tipi nuk e ka një të tillë. E di pse?

Sepse ky nuk ka patentë prej vitit 2016”, shkruan Braçe.

 

4 komente në “Erjon Braçe: Lulzim Basha nuk ka patentë që prej vitit 2016”

  1. eli says:

    Haa ha ha Lul debili!

  2. Fier Al says:

    Makina është në vend, nuk po lëviz, e ka me gjasme sa për foton, prandaj nuk e ka vendosur rripin.

  3. Lori says:

    Po ik o erjon!
    Se ebete si ciflig personal shqiperine. S bete ASNJE pune.
    8 vjet asnje veper madhore. As rrugen e arbrit. Se keshtu eshte kur punon me Salilarrin dhe i puth tullen. Sben dot projekte madhore, vetem vjedh ne menyre madheshtore!
    Berisha i mire i keq por beri elbasanin lagje te tiranes. Hapi tunelin spektakolar me firmen greke aktor. Nderkohe dy tunele dhe kushedi sa ura ne rrugen e kommbit me amerikanet e Bechtel.
    Ju me salilkarin qe ndani leket. Asnje projekt nderkohe qe miliarda euro te shpenzuara!
    Turp te keni. Ti pastaj mos fol fare. Se more ne patronazh tatimet para dy vjetesh dhe ja ke dorezuar Gaz Demit qe ben cso emerim nepermjet ish shoferit te vet romeo, qe e ka bere drejtor te drwjtorise speciale TUUURP
    MIRESE TE VIJE LULI

  4. XyZ says:

    Nje komentuesi te djeshem me nickname “Ma rryp se rrypi” i ashtuquajturi “Car”:
    O Car (nuk ke nevoje per rryp), po tani fillloi te te funksionoje m*ti qe ke ne vend te trurit ne koke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje