Basha nuk i "ndahet" Obamës por duart i "bashkon" ndryshe: Unë kam një ëndërr, angazhohem se nuk do t'ju zhgënjej këtë herë

1 Mars 2021, 10:40Politika TEMA

Ka ardhur çasti të bashkohemi tha kreu i PD-së Lulzim Basha pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se e djathta nuk ka premtime boshe si ato që bën Rama, duke u shprehur se Shqipëria meriton një qeverisje më të mirë.

“Çdo shpresë nis me një ëndërr që bëhet realitet, Udhëtimi ynë i përbashkët për të bërë ndryshimin fillon sot. Aleanca jonë ka bashkuar të gjitha forcat, për të bërë ndryshimin.

Pas 8 vitesh dështime, Shqipëria ka qenë në vend numëro. Gjatë javëve të fundit unë jam takuar me shqiptarë në të gjithë vendin, ndjej entuziazmin se bashkë me pranverën po vjen ndryshimi.

Në emrin tim të PD dhe koalicionit tonë angazhohem se nuk do të zhgënjej, do të sjellim një të ardhshme të ndritshme.

Shqiptarët janë të fortë, por Shqipëria meriton një qeverisje të mirë. Ndaj gjatë javëve të fundit kanë prezantuar planet tona për shëndetësinë, ekonominë…për ndaljen e katastrofës ndërkombëtare të emigracionit.

Këto nuk janë premtime boshe nga ato që bën përsëri kryeministri, këto janë plane pune që do të realizohen . Tani ka ardhur çasti të ndryshojmë, të shkojmë në çdo rrugë, shtëpi më shtëpi dhe të garantojmë fitoren”, u shpreh Basha.

4 komente në “Basha nuk i “ndahet” Obamës por duart i “bashkon” ndryshe: Unë kam një ëndërr, angazhohem se nuk do t’ju zhgënjej këtë herë”

  1. Liri says:

    Ne enderr qenke akoma plako? Vazhdo vlla mos e prish gjumin fare…

  2. Lymi Tutit says:

    Ndermjet te tjerash,lexoj … “per ndaljen e katastrofes nderkombetare te emigracionit”..?! Pra ate nderkombetare,te sirianeve,afrikano verioreve,etj,etj….. Prezantuesit,komplet pa tru.. Lymi Tutit

  3. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Ik fli o dordolec se per ate pune je I mire it!

  4. Sara says:

    po kur ben sikur eshte mason?!!!!
    HAHAHA SA KOKRRA E MASHTRUESIT QE OSHT KY!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje