Ne nuk kemi numrin, kurse ata vetëm numrin kanë

1 Mars 2021, 10:31Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Ne nuk kemi numër për 25 prillin, kurse ata vetëm numrin kanë.

Shqiptarët mund të zgjedhin secilin prej nesh, kurse ata kanë si opsion vetëm kryetarin ose më mirë të themi pronarin e listës. Të tjerët thjesht ndjekin dëshirën, urdhërin dhe humorin e tij.

Sepse ne listën e kemi të hapur, kurse ata janë vënë prej kohësh në atë radhë të gjatë dhe të shëmtuar për një vend të sigurtë. Ndërkohë që tek ne deputetë bëhen thjesht ata që marrin vota më shumë se të tjerët.

Mjafton kaq për të kuptuar se vetëm prej tyre nuk mund ta presësh ndryshimin.

Ndaj voto Bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill!

1 komente në “Ne nuk kemi numrin, kurse ata vetëm numrin kanë”

  1. Shefqet Cela says:

    Herë e parë që i jap të drejtë.
    Duhet të votohet secili deputet dhe jo lista. Kjo do t’u hiqte favorin atyre që janë kapo në parti.
    Sa për Patozin ja njohim bëmat dhe kurrë nuk duhet votuar. Po ashtu dhe surretërit që do propozojë që i ngjanë atij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje