Basha, takim në kushte konspiracioni me drejtuesit politikë të qarqeve. Çfarë nuk shkon në fushatën e PD?!

1 Mars 2021, 09:23Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha mblodhi sërish këtë të diel drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit.

Ashtu sikurse tashmë është bërë rutinë e çdo të diele pasdite, Basha dhe ekipi drejtues i fushatës bëjnë bilancin e punës së përjavshme në terren.

Nderkohe qe takimi ka qene shume konspirativ dhe nuk eshte dhene asgje per mediat, duke treguar se dicka nuk shkon!

Mesohet se nje pjese e drejtuesve politike ne qarqe nuk jane pritur mire nga baza e partise, duke sjelle dhe kaos ne prag te fushates per zgjedhjet e 25 prillit.

Nga ana tjeter, porosia e Bashes qe drejtuesit politike te zgjedhin kandidaturat per deputete qe do te formatojne listen per çdo qark, ka prishur balancat, pasi kane votuar njehere per perzgjedhjen nga anetaresia, pavaresisht se Komisioni i perzgjedhjes se kandidateve i drejtuar nga Genc Ruli ka “vdekur”!

Nderkohe qe javën e kaluar Basha kërkoi denoncime konkrete lidhur me tentativat nga ana e kundërshtarëve politikë për të manipuluar procesin zgjedhor.

Kryedemokrati ka kërkuar vigjilencë për çdo rast të mundshëm. Kjo porosi u konfirmua edhe nga Sekretari i Përngjitëm, Gazmend Bardhi të hënën e kaluar nga Elbasani, i cili tha se PD nuk do të lejojë manipulimin e procesit zgjedhor dhe përdorimin e administratës për efekte elektorale.(TemA)

2 komente në “Basha, takim në kushte konspiracioni me drejtuesit politikë të qarqeve. Çfarë nuk shkon në fushatën e PD?!”

  1. Dora says:

    Me GD dhe grigjetine ju do shkoni per lesh.

  2. Bashkim says:

    DERE ME DERE CUBAT E BASHES BEJNE PRESIONI PER VOTEN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje