Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje që partitë politike të dorëzojnë sa më parë listat e kandidatëve për deputetë, dhe të mos i lënë për momentet e fundit.
Celibashi shkruan se partitë politike duhet të marrin parasysh dhe kushtet e pandemisë në të cilën do të duhet të punojë administrata e KQZ, për të bërë të mundur verfikimin e personave që do të garojnë në 25 Prill.
“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit.
Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore.”- shkruan Celibashi. (TemA)