Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për integrimin, Zef Mazi gjatë një interviste, tha se përfaqësuesit e BE, Borrel dhe Varhelyi vlerësuan progresin e Shqipërisë në të gjitha fushat, ndërsa theksoi se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Sot u zhvillua mbledhja e 11 e Këshillit të Stabilizimit të Asociimi, mbledhja më e lartë mes Shqipërisë dhe BE. Me të gjitha analizat që u bënë sot, u komunikuan qartësisë se Shqipëria ka bërë përparime në të gjitha fushat, si në ato politike dhe në atë të reformave, në drejtësi, në ekonomi, në bujqësi, në fushën sociale etj. Përfaqësuesit e BE në takim vlerësuan Shqipërinë dhe inkurajuan për vijimin e reformave. BE e ka prioritete integrimin e Shqipërisë dhe pritet që vendimi të merret së shpejti për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare, ku inkurajohet hapat e përparimit të Shqipërisë. Shtetet anëtare do të mblidhen në mars dhe do mblidhet BE dhe do të marrë një vendim.
Shqipëria do të vazhdojë reformat duke ndjekur kryerjen normale të zgjedhjeve ne bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, deri tani gjithçka shkon normalisht, këtë thanë edhe përfaqësuesit e BE. Kushte por dhe kërkesat janë plotësuar. Progres është shënuar në të gjitha fushat ku vlerësimet janë përfshirë në një raport prej 17 faqesh, por në të gjitha fushat është bërë përparim dhe BE inkurajon Shqipërinë që të vijojë me këtë përparim dhe për të vazhduar rrugën e reformave.
BE siç e deklaroi sot po synon ditë e natë që të arrijë të sigurojë vaksinime edhe për Ballkanin Perëndimor. Priten javën e ardhshme të vijnë vaksina, na njoftoi edhe miratimin e një sasie të madhe milionash. Nga COVAX pritet që të vijnë këtë jave në vendin tonë”, tha Mazi për Report Tv.
Mir e ke ti edhe ne e dim qe ashtu eshte
Po cthon Antishqiptaret ketu ne ne tashi filloin te Lehin ata
Like floriri Basha Berisha MONA nuk jan dakort dhe degjoi sot sa shum do LEHIN kundra Shqiperis
Dhe KUNDRA Nderkombetareve
Do thon I ka blere RAMA me parat e droges
BE-e e tha Qarte “Prite Gomare sa te mbije Bare”………………………………?????????????Shqiperia i ka dyert te Hapura per nje Bashkim me Turqine…pse jo?????????
Çfarë kushtesh ka plotësuar ? Mos e kiste fjalën për kushtet e rrogës tuaj ?
Gjykata të korruptuara,mjekësi e korruptuar,administratë të korruptuar,
prona të vjedhura,pronarë të shpronësuar,hajdutë të pronave me prona të vjedhura dhe të “legalizuara”.
Këto i quan kushte të plotesuara ? Të plotësuara për hajdutët,po.Por jo për qytetarët e ndershëm.