Mbërrijnë 15 mijë e 210 doza vaksinash nga Pfizer, Rama kthehet nga Brukseli për t’i pritur në Rinas: Kemi marrë konfirmimin për ardhjen e 30 mijë dozave të tjera në prill

1 Mars 2021, 22:04Sociale TEMA

15 mijë e 210 doza vaksinash nga Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja e kësaj dërgese, e më pas konfirmoi mbërritjen e dozave, vaksinat mbërritën në aeroporin “Nënë Tereza”.

Bashkë me vaksinat, në Tiranë erdhi edhe kryeministri Edi Rama.

Nga Brukseli, ku po zhvillonte takime me zyrtarë të Bashkimit Europian, Rama mbërriti në Rinas me vaksinat, nga ku u bëri thirrje qytetarëve për durim.

“Sot kemi marrë konfirmimin nga Pfizer për ardhjen e 30 mijë dozave të tjera në muajin prill. E kam thënë edhe më herët dhe duke sikur përsëris gjithçka.

Shumë shpejt do të kemi lajm shumë të mirë, nga një anë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZen3eca, përmes Covax, brenda mesit të muajit mars, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera.

Më pas do të vijohet me të tjera ngarkesa dhe shume shpejt do të kemi mundësi për vaksinim intensiv në të gjithë territorin

Ju lutem durim, durim, durim sepse është një luftë që zhvillohet ditën dhe natën dhe ne nuk jemi mbrapa askujt. Durim,”- tha Rama. 

10 komente në “Mbërrijnë 15 mijë e 210 doza vaksinash nga Pfizer, Rama kthehet nga Brukseli për t’i pritur në Rinas: Kemi marrë konfirmimin për ardhjen e 30 mijë dozave të tjera në prill”

  1. Taulant says:

    Doli lugati prap ne Rinas per 5 mije vaksina …Shqiperi sa poshte ke rene.

    1. Zagoriti says:

      Dil mor Taulant trimi dil,
      Dil që të ngreç Shqipërinë,
      Dil mos rri porsi debil,
      Se o na veç dëm me Salinë.

      O na veç për dhjamë qëni,
      O t’a haç kot më së koti,
      Po ta them ne mes kuvëni
      S’e ke nga Rama, por nga Zoti.

  2. eli says:

    Hallall e paç!

  3. Kalec Dega says:

    pfizer eshte shume shtrenjte.Bravo Rama….qe i sjelll naten ose heret ne mengjes ato qe Evropa nuk i ben dot gjate dites….je vertet corapekuq leqenar…

  4. Studentja says:

    BRAVO KRYEMINISTRIT RAMA je me i MIRI

  5. Studentja says:

    OOOOOOOOOOO tema posto komentet

  6. ERTV says:

    Bravo artist.?
    45.000 vaksina për 4.5M shqiptarë.
    Sapo sigurove 1%.
    99% lerja atij 99 Erion (lalkës se është shumë i vogël me i thënë lali).
    Dhe këto filloni bejini me mik…
    Për tarafin dhe miqësitë dhe harremin tuaj….!
    Ti po që je Rilindës u thyeve m’dysh për Shqipërinë.
    Jooo nga vaksinat joo por si duket “t’u punu” fortë me kabinetin “Tutti fruti” ??????????.
    Edi=Salih=Liken(&Monikën)=Lulin=Medih&Co…
    Kur do shporeni të gjithë të shpëtoj Shqipëria nga ju o plehrat e kombit…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje