I ndarë në tre kategori të ndryshme plot 500 fëmijë dhe të rinj të moshave 13 deri në 22 vjeç ju bashkuan këtij evenimenti i cili mori përmasa të jashtëzakonshme për nga inovacioni dhe kreativiteti i demonstruar gjatë tij.
Brezi i sotëm po rritet në një epokë të teknologjisë së kudogjendur dhe vështirë të gjesh fëmijë të cilët nuk dinë të kyçen në një telefon, të luajnë lojëra apo edhe të shikojnë video kohë përpara se të arrijë të artikulojë një fjalë të vetme.
Por shumica e tyre nuk e dinë se çfarë po ndodh në prapaskenat e kësaj teknologjie që i lejon ato të bëjnë kaq shumë gjëra me kaq lehtësi. Duke mos qenë në dijeni që asaj çfarë po ndodh, njeriu shndërrohet në një skllav i saj.
Për ti shpëtuar nga ky kurth fëmijët tanë dhe duke i mësuar të kodojnë, Vodafone Albania së bashku me ICTSlab dhe LeSpot organizuan Kampionatin Kombëtar të Kodimit i cili nuk ishte unik vetëm në karakter por edhe shtrirje e pjesëmarrje të gjerë nga datat 13-26 Shkurt.
I ndarë në tre kategori të ndryshme plot 500 fëmijë dhe të rinj të moshave 13 deri në 22 vjeç ju bashkuan këtij evenimenti i cili mori përmasa të jashtëzakonshme për nga inovacioni dhe kreativiteti i demonstruar gjatë tij.
“Me një pjesëmarrje impresionuese dhe të jashtëzakonshme, ky kampionat kishte një veçanti dhe unikalitet e përgjatë rrugëtimit dy javor nuk kishte vetëm dhënie nga ana e kandidatëve por një shkëmbim mes tyre, mentorëve dhe organizatorëve,” tha bashkëthemeluesi i ICTSmedia z. Kushtrim Shala.
Robotika, MIT App Inventor dhe Unity ishin kategoritë kur të rinjtë u trajnuan por edhe garuan mes tyre ndërsa 9 prej tyre morën çmimet e shpërblime nga organizatorët.
“Gjitha projektet që kemi parë dhe njohur në këtë eveniment janë tejet interesante dhe si Vodafone jemi të lumtur që kemi mundësi të mbështesim këto talente të reja” tha përfaqësuesja e Vodafone Albania Hajdi Vokopola.
Shpallja e fituesve u bë në një aktivitet hibrid organizuar me pjesëmarrje fizike dhe virtuale. Secili prej 9 projekteve finaliste prezantoi përballë një audience me mentorë, anëtarë të jurisë, organizatorë dhe një komuniteti të tërë virtual i etur për inovacion.
Mentorët e Kampionatit të Kodimit si Rea Pajo, Lorela Karabushi, Dorian Kane dhe Kamber Shehi shprehën mbresat e tyre për vullnetin dhe dëshirën e treguar nga të rinjtë për të mësuar të gjendur edhe përballë sfidës se i gjithë trajnimi dhe mentorimi u organizua online.
Në kategorinë e Robotikës çmimi i parë shkoi për Jusuf Rrustaj; çmimi i dytë për Hermes Zalla dhe çmimi i tretë për Danel Dani të cilët u shpërblyen me 3 kite robotike, 2 kite robotike dhe 1 kit robotik respektivisht.