Sandër Lleshaj: Pozicioni i ministrit të Brendshëm i ka shtuar vlera CV-së time. Opozita aktualeka shkaktuar drama të mëdha në historinë e Shqipërisë

1 Mars 2021, 21:15Politika TEMA

“Pozicioni i ministrit të Brendshëm i ka shtuar vlera CV-së time, kjo për faktin se gjatë mandatit tim është arritur që të menaxhohen sfidat kryesore me të cilat është përballur vendi në fushën e sigurisë. Fatmirësisht, sot konstatoj se ende nuk e dëgjoj fjalën siguri në artikulimet e programit të ri të opozitës. Kjo tregon se siguria nuk përbën shqetësim më as për ata.

Unë dorëzova detyrën me një studim serioz, i cili konfirmonte se të gjithë parametrat e sigurisë janë në nivele të larta. Kjo konfirmohet dhe është fakt. Siguria arriti të ngrohet në nivelin më të lartë historik. Policia krijoi kapacitete që i kishin munguar historikisht.

Kjo është një pjesë e vogël e tablosë që më bën të besoj se ishte një periudhë e vështirë, por e mbyllur pozitivisht. Për të mos thënë këtu edhe përballimin shembullor ndaj institucioneve të vendit”, kështu u shpreh ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në A2.

“Këto besoj se këto nuk i japin asnjë valencë negative rrugëtimit tim politik. Qytetarët kanë një vlerësim pozitiv për performancën e ministrisë gjatë periudhës që unë e kam drejtuar”, shtoi ish-ministri.

Por, a do të jetë Lleshaj pjesë e garës me PS në zgjedhjet e 25 prillit? “Këtë nuk mund ta them unë, por PS. Garën e organizon PS. Unë kam qenë vetëm njëri nga aktorët e përfshirë në ekipin drejtues, vazhdoj të jem pjesë në ekipin politik. Nuk mund të them cili do të jetë konkluzioni i formulave. Shoh me kënaqësi të madhe faktin që PS po vjen në zgjedhje me portrete të reja. Këtë gjë unë e konsideroj shumë pozitive”, tha ish-ministri.

“Mazhoranca shkon në zgjedhje për t’u gjykuar nga qytetarët për ato që ka bërë. Kjo mazhorancë ka një bilanc të rëndësishëm, mjaft pozitivë, sidomos në mandatin e dytë, i cili u këput në mes nga tërmeti dhe pandemia. Menaxhimi i këtij mandati në këto kushte është bilanci kryesor me të cilin qeveria shkon në zgjedhje, përveç kësaj kanë vijuar edhe shumë reforma. Testi më i mirë për një ekip qeverisës është përballimi i krizave. Në këtë dy kriza qeveria ka dëshmuar kapacitetin e saj. Ka pasur një impenjim të madh”.

“Po të shohim opozitën jemi në një situatë të pazakontë, historike. Opozita vjen pas 8 vjetësh me të njëjtën ofertë si para 8 viteve, me të njëjtët njerëz dhe qasje. Para 8 viteve, kjo opozitë u premtoi qytetarëve republikën e re, një nocion absurd.

Në mandatin e dytë arriti kulmin kur bojkotoi sistemin dhe doli nga roli i saj. 2019 ishte një vit dhune ndaj institucioneve të vendit. Sot vjen me të njëjtin kast, me të njëjtin qasje dhe figura. Të mos harrojmë se në CV-në e kësaj opozite janë disa drama të mëdha në historinë e re të Shqipërisë, nga ekonomia në siguri. Kjo është arsyeja që unë e shoh pa asnjë lloj sigurie premtimin elektoral”.

2 komente në “Sandër Lleshaj: Pozicioni i ministrit të Brendshëm i ka shtuar vlera CV-së time. Opozita aktualeka shkaktuar drama të mëdha në historinë e Shqipërisë”

  1. Shqiperia nuk mundet te merret neper kembe e turperohet para gjithe
    armiqeve shekullore dhe Botes nga nji Bande Shkerdhatash Esadiste ,
    qe kane 30-vjet mbajne ne kaos kte vend .
    Boll me .
    Eshte koha qe banda Antishqiptare te marri denimin e merituar .

    1. Aldi says:

      Sander ti ke qen ministrit me i mire qe Ka pase Shqiprija keto 30 vite shpresoj qe te kthehesh shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje