Kreu i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi

2 Mars 2021, 19:01Rajoni TEMA

Shqiprim Arifi kryetar i Luginës se Preshevës flet per Balkan Talks në Euronews Albania, ndersa kthen vëmendjen tek realiteti kompleks si dhe dialogu mes Kosoves e Serbise!

Mungesa e vendosjes së çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë ka sjellë diskriminim të vazhdueshëm për shqiptarët aty sipas Shqiprim Arfit.

“Kjo është temë tabu dhe shqiptarët janë diskriminuar prej 30 vitesh. Ne e kemi të përditshëm diskriminimin dhe ka munguar reagimi e strategjia nga qeveria në Kosovë dhe Shqipëri.

Ne jemi të çuditur nga vëllezërit tanë në Shqipëri, që nuk ka pasur reagime më parë për Luginën e Preshevës,” – rrëfen kryetari i Alternativës Shqiprim Arifi.

Gjatë intervistës kryetari Shqiprim Arifi tregoi se shqiptarët e Luginës duan që të kenë një përfaqësues gjatë dialogut me Serbinë.

“Tema është aktuale dhe është pjesë e dialogut dhe ne duam të jemi pjesëmarrës që të tregojmë perspektivën e jetuar,” – tregon për Balkan Talks në Euronews Albania z.Arifi.

3 komente në “Kreu i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi”

  1. taso kume says:

    Ti SHQIPERIM mos u merzite se ne SHqiperi ka sunduar shpellari i TROPOJES dhe dhender i SERBO-MALAZESEVE dhe e kupton pse SHqiperia nuk ka patur interes per SHqiptaret e lugines se presheves , e dyta qe te maresh pjese ne dialogun me SERBINE duhet qe te vendoset qe para takimit se do kete shkembim teritoresh dhe Vuçiç te mare perfaqsuse nga MITROVICA e Albini perfaqsuse nga luhina e PRESHEVES , gje qe EUROPA se dihet qe sponsor per ALBININ ishte EUROPA .se AMERIKANET I bene puç .

    1. MacGr says:

      taso kume: Ai nuk kerkon pjesmarrje per ndryshime kufijsh por per te drejtat e tyre qe jane te minimalizuara ne krahasim me te serbeve te Mitrovices ne te cilen Serbia kerkon pushtet egzekutiv. Ceshte e verteta ata e donin bashkimin me Kosoven por sic shkuan punet as qe guxojne ta ngrene ate problem me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje