Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të martë takime me biznese në kryeqytet, por edhe qytetarë të ndryshëm.
Kreu i opozitës tha se selia blu ka në plan që t’u japë ndihmën që kanë nevojë njerëzve që për shkak të pandemisë u zhytën në borxhe.
Basha u shpreh se i ka kërkuar qeverisë që t’i japë biznesit të vogël një çek prej 1000 Eurosh që prej shtatorit.
“Do japim një paketë ndihme anti-Covid për biznesin. Taksa 0.5% për bizneset nën 14 milion lekë të reja xhiro”, tha Basha.
Drejtuesi i opozitës tha se bizeset e vogla nuk do të shqetësohen nga inspektorët tatimorë. Ai theksoi se do të vendoset një pullë në derën e çdo biznesi që nuk do të lejojë inspektorët që të vendosin gjoba të padrejta.
Për Bashën, problemet kanë ekzistuar prej kohësh, por pandemia i solli në pah. Ulje e çmimit të naftës, ulje e çmimit të energjisë për familjarët ishin disa nga premtimet e Bashës me qytetarët.
“Nëse nuk i mbaj angazhimet, nuk kandidoj për mandat të dytë”, tha ai.
Ndër të tjera, kreu i demokratëve foli për fiskalizimin dhe tha se ka një kosto 2000 Euro shtesë për bizneset.
Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee o mami dua te behem kryeminister eeeeeeeeeeeeeeeeeeee ??????
Po normal, për aq ke nevojë ti e plaku Sali, sa ta merrni edhe një herë e ta bëni çamavur kët vend, të ktheni reformën në drejtësi, të ktheni edhe njëherë plepistat aty ku ishin, e të shpëtoni nga prangat, për aq keni nevojë ju!!! Unë habitem se sa pak ke premtuar ti që të bëhesh njëherë KM. Ti je gati të premtosh edhe by***n, vetëm ta marrësh pushtetin, s’ke nevojë për mandat të dytë, të mjafton një mandat për të ç’bërë gjithçka të mirë që është bërë në shtetformim me ndihmën e miqve Ndërkombëtarë.
Ndryshe kena met’dhan karin ne vend te votes .
–
Ku o ktu ky peder mer mes popllit te Bangladeshit e ?! ?????
Ej, ky eshte bere si Jovan Bregu,qe vdiste per tu bere pak magazinier!