Mbi 115 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

2 Mars 2021, 14:13Bota TEMA

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 115 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Gjithsej 115.034.561 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 29.314.254 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 11.124.527 raste, Brazili 10.589.608, Rusia 4.268.215, Britania e Madhe 4.182.009, Franca me 3.760.671, Spanja 3.204.531, Italia 2.938.371, Turqia 2.711.479, Gjermania 2.455.569, Kolumbia 2.255.260, Argjentina me 2.112.023, Meksika 2.089.281, Polonia me 1.711.772, Irani 1.639.679, Afrika e Jugut 1.513.959, Ukraina 1.357.470, Indonezia me 1.341.314, Peruja 1.332.939, Çekia 1.252.242 dhe Holanda me 1.092.452 raste.

Për shkak të COVID-19 në të gjithë botën, kanë humbur jetën 2.551.380 persona, janë shëruar 90.758.900 persona të prekur nga koronavirusi ndërsa ende 21.724.281 persona vazhdojnë trajtimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje