Vizita e Albin Kurtit për 577-vjetorin e ”Besëlidhjes së Lezhës”, Fatos Tarifa: Pa kuptim dhe pa arsye

2 Mars 2021, 21:00Politika TEMA

Për diplomatin Fatos Tarifa vizita dhe deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në Lezhë me rastin e 577 vjetorit të “Besëlidhjes” ishin të “pakuptueshme” dhe të “pa-arsyeshme”.

Tarifa e konsideroi “përvjetor të zakonshëm” atë të Besëlidhjes, të parë “pa kuptim nga shumica e forcave politike në Tiranë”.

“Është parë si përvjetor i zakonshëm, çfarë dhe justifikon mungesën e tyre [partive politike] në Lezhë sot, ndërkohë nuk kuptoj se cila ishte logjika e kësaj vizite të papritur, jo-protokollare të njeriut që pritet të jetë [sërish] kryeministri i Kosovës,” – tha Tarifa në edicionin qëndror të Euronews Albania përballë gazetares Bruna Çifligu.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara e konsideroi të gabuar qasjen e Kurtit për të lidhur një ngjarje të lavdishme të historisë sikurse “Besëlidhja e Lezhës” me ngjarje dhe kontekste politike të kohës së sotme.

Sipas tij ngjarja është shumë e largët dhe “nuk bën kuptim sot në rrethanat që thotë Kurti”.

“Ashtu si e konsideroi Kurti, si pikë reference pa të cilën s’bëjnë kuptim politika e sotme në Tiranë apo Prishtinë… [është] një folklorizëm, që s’bën vend në politikën moderne,” – tha Tarifa.

Diplomati shqiptar shtoi se nëse do të përkonte me një vit më domethënës, apo jubilar, normalisht ceremonia do të ishte më e madhe dhe me këtë ai justifikoi mungesën e politikanëve të Shqipërisë në këtë event.

Tarifa tha se pavarësisht lidhjeve, Kosova dhe Shqipëria duhet të mbajnë sjelljet e tyre politike dhe “do të ishte mirë që në marrëdhëniet me njëra-tjetrën t’i përmbahen zotimeve të marra përsipër në takimet e përbashkëta”.

9 komente në “Vizita e Albin Kurtit për 577-vjetorin e ”Besëlidhjes së Lezhës”, Fatos Tarifa: Pa kuptim dhe pa arsye”

  1. Konica Usa says:

    Mire e ke ti Fatos, po kjo ka vler per nje njeri normal,io per Kurtin qe eshte me hajvan se Haradini ne politik,ky maskara kujton se I mallengjeu shqiptaret me ate sjelljen e tij ne Lezhe, perkundrazi u be me i urryer sec eshte.Habitem si e kane votuar kosovaret nje budalla te till.!

  2. Iliria e bashkuar says:

    Oh sa shume jane shtuar anti shqiptaret ne gazebin tema ?! Kush ju paguan per kaq terbim dhe helm ?

  3. O tarif says:

    Po normalisht që për një njeri pa identitet kombëtar,me formim ndërkombëtarist ,nuk ka kuptim kjo ngjarje.
    Ti ,tarifë,më politikanët e tjerë shqiptarë shkoni në përvjetorin e be-së, në ditën ndërkombëtare të espetantos,në përvjetorin e greqisë me janullën mbi kokë, dhe në çdo lloj përvjetori që nuk ka lidhje me kombin shqiptar.
    Këto qëndrime që mbani vetëm sa afrojnë ardhjen e vetvendosjes në pushtet.
    Jeni bërë bozë me antishqiptarizmin tuaj .

  4. alphade says:

    A. Kurti. thjeshte nje kokorroc pa tru !!!! E mat vetem
    me hijen e Akshamit ……! O tempora, o mores !!!

  5. Eshte per te vene Kujen ne kte vend !
    Nji popull i ngelur mes rrugeve , qe perdoret nga Kllounet ne Politike ,
    nji shoqeri e shpartalluar qe Koncepton te gjitha format e mashtruesit ,e kriminelit ,e Antishqiptarit
    e korrupsionit ne Poste Qeverritare , nji PseudDrejtesi e Superkorruptuar per mos me then
    Total para e pas e Inkriminuar , nji Spak Baza e Krimit te Organizuar ,
    pra nji hof plot gjaprinje qe 30-vjet helmojne kte shoqeri
    Miljona spektatore ..
    dhe asnji Reaxion nga Elita e vendit nga Akademia me lesh !
    Kush e drejton e kujdeset per kte shoqeri te shpartalluar nga cdo Moral e Kulture Njerezore ?

  6. taso kume says:

    Une mendoje se ben mire Albini se te pakten ne kete kohe shumica e SHQIPTAREVE ishin te krishtere dhe te pa indokrinuar me myslimanizmin TURKE , dhe vizita kete qellim ka ,por ne SHQIPTARET do ja gjejme vjegen per te frenuar inisjativat e bashatdhetareve me sllogane se ka kaluar shume kohe ,inisjativat gjithmone jane frutdhenese ,por perfaqsuesve te klaneve kundershtare nuk u pelqejne .Prandaj dhe bota na sheh me dyshim dhe mendone qe ne hahemi me njeri tjetrin dhe si vellezer te nje gjaku.Per zotin TARIFA kam respekt si dipllomat i vjeter por mundet te jete jashte mode per kohen .Sot politika eshte ipokrizi iku koha ball- per balle.

  7. KLAN PS says:

    ME TE VERTETE DESILUZIONOHESH KUR KOINSTATON SE KU ESHTE VKATANDISUR GAZETA TEMA SOT NDERKOHE QE DIKUR ISHTE SHUME E VLERESUAR PER NIVELIN E SAJ
    SOT AJO ESHTE KTHYER NE NJE PACAVURE KURSE KORI I BRETKOCAVE TE SAJ PRODHON NJE ULERIME MBYTESE ANTIKOMBETARE E HALABAGESH TE NDYRE……..
    EH CERA UNA VOLTA UNA GAZZETINO ILUSIONANTE………

  8. CECUA says:

    PIRDH,PIRDH SE LIROHESH O KOLOPUCI I SEVOS………

  9. REALE says:

    E kishte vene masken Albini, ta arrestonte policia agjentin e udbs-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje