Miratohet Rezoluta në Komitetin e Politikës së Jashtme të PE, Balla bisedë telefonike me Raporteren Santos. Përgjigje ndaj Metës: S'ka asnjë kusht

4 Mars 2021, 18:55Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas miratimit të Projekt-Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, zhvilloi një bisedë telefonike me Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se e ka falenderuar znj. Santos për Raportin e përgatitur, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”

Postimi i plotë i Ballës:

Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve – online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën. Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.

4 komente në “Miratohet Rezoluta në Komitetin e Politikës së Jashtme të PE, Balla bisedë telefonike me Raporteren Santos. Përgjigje ndaj Metës: S’ka asnjë kusht”

  1. Anila says:

    Ahahahaaha!!!
    Sa bukur e lexoni rezoluten.
    Gjynaf se tregoni sa i percmoni lexuesit e temes????!
    Kjo ishte rezoluta me negative qe mund te jete miratuar ndonjehere per Shqiperine!
    1. Skeni denuar krimin zgjedhor;
    2. Keni prishur marreveshjen e 5 qershorit;
    3. Skeni pritur vendimin e komisionit te venecias;
    4. Ligjin antishpifje jeni munduar ta beni si arme ne dore te qeverise kundra medias dhe shoqerise civile;
    5. Drejtesi jo funksionale;
    6. Duhet te organizoni zgjedhje te lira dhe te ndershme se do shikoheni me lupe.
    7. Keni ndryshuar kodin zgjedhor pa miratim gjithe perfshires.

    PER KETO ARSYE REZOLUTA JA U THOTE SHUME QARTE QE KONFERENCA E PARE NDERQEVERITARE NUK DO TE HAPET.

  2. 0697263641 says:

    Kete komentın para meje nuk po e kuptoj se kush e ka shkruat Kjo e vete qujtura Anıla apo Flamur Noka Ne vend qe tendjeje kenaqesı per arrıtjet mundohet sı gjıthemone detyre e kesaj opozıte per te hedhur gure mbı shtepıne e vete,Turp dhe faqe e zeze per kete opozıte qe ka vendı yne, Nje fjale e urte thote me mıre djepı boshe se shejtanı brenda,Qe do te thote kjo opozıte duhet te nxırret jashte lıgjıt,

  3. elb says:

    o Anila,ti e ke lexuar vertete rezoluten apo ja fut katunit kot per ti bere qejfin partise e hedhur ca benzine tek komentusit
    .Nuk besoj qe te kete kaq trima ne Ps e ne cdo parti tjeter qe te shtremberojne kaq hapur raportet e europes.Ndaj njeri duhet te jape llogari para ligjit ,o ti o balla

  4. Doktori says:

    Anila Mjaft se po e dhisni fare!!! Nuk thate nje llafe te mire …..Kurre!!!
    Kush bisedoi me komisioneren ti apo Balla??
    Mos tha ndokush qe na futen ne Europe dhe na dhane dekoraten???
    Njerez te liq,opozitare te ndyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje