Një kompani lider në nanoteknologji ka zbuluar një mënyrë për të zhdukur viruset dhe bakteret nga hapësirat publike. Falë teknologjisë GC Ink ™, hapësirat publike mund të bëhen më të sigurta sa i përket transmetimit të viruseve dhe baktereve, përfshirë koronavirusin.
GC Ink ™, një prodhim i Graphene Composites, është testuar në mënyrë të pavarur nga Universiteti Brown dhe ka treguar efektivitet 100 për qind në neutralizimin e viruseve të koronavirusit dhe gripit në më pak se një minutë. Gjetjet e studimit janë botuar në “bioRxiv”.
Kjo përzierje me veprim të shpejtë, jashtëzakonisht efektive dhe e sigurt e nanopjesëzave të grafenit dhe argjendit mund të aplikohet në maska dhe në filtrat e sistemeve të ventilimit. Kur përdoret në filtra dhe maska, GC Ink ™ është shumë efektiv në bllokimin dhe neutralizimin e koronavirusit dhe viruseve / baktereve të tjera për disa javë. Kur përdoret në peceta, GC Ink lë një shtresë të hollë dhe mbrojtëse kundër viruseve dhe baktereve, që zgjat për 24 orë.
Teknologjia e GC është shumë e efektshme sepse ka një mekanizëm veprimi të dyfishtë: sipërfaqja e ngarkuar negativisht e oksidit të grafenit bllokon pjesët e pikave të ujit me ngarkesë pozitive dhe “gjembat” e proteinave të virusit; nanogrimcat e argjendit lëshojnë jone që oksidojnë membranën lipide duke mbrojtur ARN-në e koronavirusit dhe duke e neutralizuar atë në këtë mënyrë.
Amanda M. Jamieson, virologe, e cila ka drejtuar studimin, thotë se “rezultatet tregojnë se kjo teknologji është shumë efektive në parandalimin e infeksionit nga dy viruse të rëndësishme të frymëmarrjes, të cilat kanë implikime të rëndësishme për këtë pandemi”.
Ne nje koment te dıtes se djeshme,ne gaseten Tema shkruar nga Dr Halım Kosova ne mes te shkrımıt theksonte se po ma ngarkoj KM Edı Rama brena nje jave do te largoj corona vırusın nga vendı
Per mendımın tım kjo eshte nje deklarate e forte,dhe me habıt faktı qe KM nuk ja ngarkon kete detyre Dr Halım Kosoves,
Dr. Halim Kosova: Si mendon ti,nuk do te donte Rama te ndodhte mrekullia? Lidhu me Ramen ,nuk e ke larg,trgoj sekretin,merre drejtimin dhe shpeto popullin…bile beje ,as mos merr leje nga Rama!