Filmi provokues i regjisores Dasha Nekrasova, “Frika e 61-të” (The Scare of Sixty-First) ka marrë shpejt vëmendjen e kritikëve. Nekrasova ngre pyetjen: A e vrau veten Jeffrey Epstein, apo u vra para se të implikonte të tjerë njerëz të profilit të lartë në llumin e skandaleve të tij?
Ajo jetonte pranë qendrës ku Epstein u gjet i vdekur në gusht të vitit 2019. Vdekja e tij bëri bujë dhe ajo e gjeti veten duke u zhytur në teori konspirative.
Dasha u bë tepër dyshuese për natyrën e vërtetë të vdekjes së tij, e cila u cilësua vetëvrasje, pasi hetuesit thanë se biznesmeni mbyt veten me çarçafë (në film, personazhi i Nekrasova përpiqet të rikrijojë mbytjen për të provuar teorinë e saj.)
Çfarë do të ketë filmi?
Tek “The Scare of Sixty-First” nuk shfaqet Epstein, por flitet për dy të sapodiplomuara, Noelle dhe Addie, të cilat zhvendosen në një apartament luksoz, por megjithatë jo shumë të kushtueshëm në Manhattan Upper East Side, apartament që dikur i përkiste Jeffrey Epstein. Prej aty, historia merr kthesa të çuditshme.
Në një intervistë me The Los Angeles Times, 30-vjeçarja Nekrasova thotë se njihte personalisht një nga viktimat e Epstein.
“Shkova me të në datën e gjyqit që kishin pas vdekjes së tij, ku ata i ftuan viktimat të thoshin diçka në gjykatë, ndaj ndjeva një lloj afërsie me të. Ky lloj horrori psikologjik më duket më i vërtetë se shumë dokumentarë që janë shfaqur.”
Filmi do të ketë premierën e parë mbarëbotërore në Festivalin e 71-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
Jeffrey Epstein ishte financier që nëpërmjet mashtrimeve, filimisht lidhur me edukimin e tij, arriti të bëhej jo vetëm miliarder, por të krijonte dhe një rrjet të gjatë njohjesh të njerëzve të tjerë të fuqishëm.
Ai është akuzuar për abuzim seksual dhe trafikim fëmijësh, të cilët fillimisht i ftonte si të punësuara për t’i bërë masazh në shtëpinë e tij.
Epstein arriti të krijojë një skemë piramidale trafikimi e abuzimi të miturish. Fëmijë e adoleshentë që shkonin në shtëpinë e tij, sillnin vajza të tjera e kështu me radhë.
Ai kishte lidhje të forta me njerëz të fuqishëm, përfshi dy ish-prrsidentët Trump e Clinton e princin Andrew.
Epstein organizonte festa dhe orgji me minorene në resortin e tij luksoz, ku shpesh ftoheshin edhe personazhe të famshëm.
Një prej tyre ka qenë pikërisht princi Andrew, që pas akuzave u detyrua të heqë dorë nga titujt.
Pas vetëvrasjes së Epstein, ka pasur shpesh akuza se në fakt ai u vra për të mos nxjerrë emrat e personave të fuqishëm që merrnin pjesë në orgjitë me minorene, të organizuara nga ai.
Donald Trump me Epstein
Donald Trump me Epstein
Ghislaine Maxwell me Epstein dhe Donald Trump
Annie Farmer, viktime e Epstein
Michelle Licata, viktime e Epstein
Courtney Wild, viktime e Epstein
Jena-Lisa Jones, viktime e Epstein
Johanna Sjoberg, viktime e Epstein
Jennifer Araoz, viktime e Epstein
Epstein me Nadia Marcinkova dhe dy femra te tjera
Epstein me Nadia Marcinkova
Epstein me bashkepunetoren e tij, Sarah Kellen
Epstein me Nadia Marcinkova
Epstein me Nadia Marcinkova
Vila e Epstein, ne ishullin e orgjive
Vila e Epstein, ne ishullin e orgjive
Vila e Epstein, ne ishullin e orgjive
Vila e Epstein, ne ishullin e orgjive
Vila e Epstein, ne ishullin e orgjive
Vila e Epstein, ne ishullin e orgjive