Rama ftesë Najada Çomos për të qenë deputete në listën e PS

4 Mars 2021, 09:52Politika TEMA

Socialistët deri më 8 mars, ditën kur do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, premtojnë surpriza.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se PS i ka bërë një propozim ditët e fundit shefes së infektivit Najada Çomo, për ta kandiduar në Tiranë.

Mësohet se ka qenë vetë kryeministri Rama që ia ka komunikuar këtë propozim përmes telefonit mjekes Najada Çomo.

Nuk dihet ende nëse Najada Çomo e ka pranuar apo refuzuar këtë propozim.

E kontaktuar nga Top Channel, zonja Çomo nuk i është përgjigjur ende pyetjes për të komentuar këtë propozim të kryesocialistit Rama.

Një ditë më parë ishte vetë kryeministri Rama që konfirmoi Etilda Gjonajn në listën e Tiranës.

2 komente në “Rama ftesë Najada Çomos për të qenë deputete në listën e PS”

  1. Alfred says:

    Besoj fort se,integriteti I larte,moral dhe profesional I zonjes Najada Como do jete barriere e pa kapercyeshme dhe refuzuese ndaj ketyre ofertave aspak bujare per t’u perdorur si make-up per nevoja te politikes!…..

  2. Mike says:

    Kjo duket si burre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje