Tha që do bënte namin me denoncimin e saj, gazetarët-Kryemadhit: Deri më tani vetëm ke thënë që Ahmetaj është korrekt

4 Mars 2021, 08:28Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka denoncuar sot në mesditë atë që e ka quajtur aferën më të madhe në shekullin e fundit që ka bërë qeveria shqiptare.

Ndërkohë është e ftuar sonte në “Opinion” ku po tregon me detaje dhe në mënyrë teknike gjithë aferën e inceneratorëve, teksa në çdo letër që nxjerr pranon që ish-ministri e Ekonomisë dhe Financave, aktualisht ministër i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka qenë korrekt me letrat dhe nuk ka abuzuar.

Më poshtë mund të lexoni dhe “batutat” me gazetarin Blendi Fevziu.

Fevziu: Zonja Kryemadhi çfarë doni të thoni me gjithë këto, se vetëm letra po shoh unë, s’e mendoja që qeveria jonë paska qenë kaq korrekte me letrat. Dhe ti po na tregon që Ben Ahmetaj gjatë kësaj kohe ka qenë në rregull me letrat?

Kryemadhi: Arben Ahmetaj ka qenë në rregull me letrat. Frikacak domethënë, nuk e përballon dot burgun.

Fevziu: Po pse kush është në rregull me letrat është frikacak i bie?

Kryemadhi: Ata që janë trima që e konsiderojnë veten trima dhe të fortë ata bëjnë shkelje me letrat.

8 komente në “Tha që do bënte namin me denoncimin e saj, gazetarët-Kryemadhit: Deri më tani vetëm ke thënë që Ahmetaj është korrekt”

  1. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte Jaho Cinin says:

    E ndoqa emisionin.
    Nuk kam pare njeri me te trashe se kjo copa e mishit ne TV.
    Shkoi ne emision per te thene qe Mond Bllako merrte rroge 10 milion leke dhe kishte nje fabrike birre si dhe qe Alqi kishte te dashur mbesen e Lefter Kokes por tani jane ndare.
    Imagjinoni sa femer budallaqe qe eshte. Mond Bllako ka nje punishte birre ne Erseke dhe kjo ja permend sikur ka Bitburger line.
    Nuk ka sinonim tjeter vecse neveri.

  2. Andi says:

    Ik o Mona se ja ule publikun Fevzos. Ky i shkreti priste të ndodhte hataja te Opinioni. Hahaha

  3. Keshtu ndodh kur detyron trurin e nje vendi te largohet ne mergim! says:

    Gafat e Mones nuk mbarojne:
    Para dy a tre javesh na tha qe taksa e sheshte eshte 9% mbi xhiron!!!! Sepse eshte idiote dhe nuk e ka idene e ekonomise. E ca mund te presesh nga nje njeri qe askush ne jete nuk i ka thene nje here te vetme “pune e mbare”? Sepse s’kane punuar asnjehere. As ajo as Likja. Jane mesuar te vjedhin shqiptaret dhe te pasurohen. Dhe nuk e kane problem te vijne te tregojne injorancen e tyre ne televizion. Oh pika,… oh pika!!
    Beri ca pyetje idote per te cilat mori pergjigje ligjore dhe u ngaterrua me letrat neper kembe si nje plake e luajtur mendsh!
    Na tha pse u dha leja me tre muaj vonese? Sepse Likja i ben me urdhera dhe nuk pyet per afate!
    Na tha pse u vonua 2 vjet ndertimi? Sepse harron qe leja nuk jepet ne nje toke ku ka probleme me pronesine!
    Donte te na i shiste pagesat nga thesari per depozitimin e plehrave (te permuajshme) sikur me demek Bashkia po i kalonte fonde fshehurazi per te ndertuar objektin, kur nuk kishte leje akoma!
    Cfare deshperimi LSI-st!
    Perfundimi: Rama ka plot gabime, por nuk ka asnje qe te krahasohet me ate deri tani. E ka te sigurt mandatin e trete! Dhe po fitoi te tretin, do rrije edhe 5 te tjere, se Opozita ka ikur ne drejtim te paditur.
    Fat i keq per shqiperine qe ne 30 vjet i ka persekutuar intelektualet ne mergim, dhe tani kemi mbetur ne duart e mafiozeve dhe te pa-afteve!

  4. Albi says:

    Pikerisht kur mendoj qe nuk mund te jete dikush me palle se Luli, del Mona me idiotesirat e saj dhe verteton qe pallizmi nuk ka fund…

  5. Ilirjan says:

    C’Llogjike prej karakurve!

  6. Sara says:

    A te keqen e kosheres ty mooooj,… se bleta ty te ka marre malin e ka dale matane tatepjete me kohe…

  7. Veterani says:

    E vetmja gje qe pame mbreme ishin format e peshtira te trupit qe i shperfaqi sa here shtrihej ne toke mbi letrat qe as vete nuk i kuptonte. Vuri ne siklet edhe kameramanin qe nuk dinte ku te conte kameren. Pa folur per idiotesirat qe tha. Shpifesire e vertete, ndryresire. Imagjino te behet Kryemisnistre, apo nen kryeministre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje