Deputeti i PS largohet përfundimisht nga politika: Fundi i një kapitulli…

5 Mars 2021, 17:56Politika TEMA

Deputeti i PS-së Besnik Baraj ka vendosur të largohet nga politika.

Tre ditë nga zyrtarizimi i listave të kandidatëve, ai deklaron se ka vendosur që të mos kandidojë.

Njoftimin e jep vetë Baraj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku ndër të tjera shkruan:

“Fundi i një kapitulli…..

Fillimi i viteve 90 e gjeti Shqipërinë të varfër e të revoltuar, por nuk mungonte idealizmi, ndershmëria dhe profesionalizmi. Këto tipare i gjeta të spikatura në mjaft kolegë të PS, bile nuk mungonin edhe te grupimi i PD, ku kisha mjaft miq nga universiteti. Si shumë të tjerë, edhe mua më ftuan të bëhem pjesë e politikës. Profesioni im nuk kishte të bënte me shkencat politike. Megjithatë pranova, sepse klima politike po ndërhynte në të gjithë jetën shqiptare, deri në familje. Për fat të keq edhe sot, politika fut hundët në familje dhe jetën personale. Shpesh u thoja kolegëve në Universitet, të mos rrinin mënjanë, sepse vendin e tyre do e zenë të tjerë, ndoshta me shumë më pak vlera. Të njejtën thirrje do bëja edhe sot, pasi kudo ka profesionistë të mirë e të ndershëm, për të cilët parlamenti, pushteti qendror e vendor kanë nevojë.

Tek i hedh një sy tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, gjej të mishëruar Legjendën e Rozafës. Njera palë pësoi një metamorfozë e pati rol në shkatërrimin ekonomik, degradimin kulturor e arsimor, zhvillimin e anarkisë dhe tragjedive. Mosrespektimi i ligjit për motive politike ishte logoja e saj. Pala tjetër mori përsipër të ndërtojë, të ribëjë shtet, të vendosë rend dhe ligje e të paguajë borxhet e mëdha të trashëguara. Reformimi i drejtësisë është fokusi i saj. Dallim thelbësor kanë dhe në mbrojtjen e interesave dhe integritetit të Shqipërisë.

PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vjeҫarë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vjeҫare, si Luljeta Bozo.

Sot ka mjaft të rinj të përfshirë apo që aspirojnë të përfshihen në politikë. Do uroja që tek ta të kultivohen tre elementët që përmenda, ndershmëria, idealizmi dhe profesionalizmi. Rendja pas fitimit, pasurimit abuziv është tipar kompromentues i shoqërisë tonë. Shoqëria jonë, partitë politike duhet të ngrenë mekanizma si të kultivojnë profesionalizmin, idealizmin dhe ndershmërinë tek të rinjtë në përgjithësi dhe ata të përfshirë në politikë, në veҫanti. Sigurisht, rol në këtë drejtim luan edhe një drejtësi e konsoliduar.

Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin për kandidimin si deputet. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri. Jam përpjekur, me mundësitë e mija modeste, të jem pjesë e zërit të shqetësimeve dhe zgjidhjes së problemeve të komunitetit të zonave që kam mbuluar. Falenderoj antarësinë e PS në Tiranë, që dy herë më votëbesoi e u bë shkak që unë të kem angazhim maksimal në politikë. Ishte një privilegj dhe nder! Falenderoj kolegët deputetë për bashkëjetesën në këto vite. Këtu përfshij edhe një pjesë të deputetëve të opozitës, ku nuk kanë munguar zërat seriozë dhe profesionalë. Falenderoj Edi Ramën si kryetar i PS, i cili më ka bërë pjesë të ekipit të tij. Mirënjohje të veҫantë banorëve të njësive 2 dhe 7, të cilët me mbështetjen e tyre ma kanë lehtësuar punën dhe komunikimin. Janë të panumërt emrat e kolegëve në strukturat e PS së Tiranës që do doja t’i falenderoja, por është e pamundur se pa dashje mund të harroj dikë. Do të doja të kisha bërë shumë më tepër për ta, por edhe mundësitë dhe hapësirat e deputetit nuk kanë qenë më të mëdha.

Në prag të zgjedhjeve i uroj suksese PS, duke qenë i bindur në intuitën e menҫurinë e elektoratit shqiptar, për të dalluar atë që premton e gënjen, nga ai që premton, punon e realizon. Kush ka sy dhe veshë e bën dallimin” shkruan ai.

9 komente në “Deputeti i PS largohet përfundimisht nga politika: Fundi i një kapitulli…”

  1. Nje mik qe ta do te miren says:

    Po tregohu njehere burre dhe fol te verteten o Besnik. Je njeri i drejte por frikacak. Do te mbetet damka si e Bamir Topit qe thoshte “fola me heshtjen time”.

  2. alban says:

    Njeri me vlera, nje nga te paktet e pakorruptuar ne PS…

  3. goliku says:

    Besi eshte nje njeri dhe intelektuale i shkelqyer….

  4. Nafija says:

    Bravo,po shushunjat qe kane 30 vjet nuk shqiten si, Sali, Meta, Shehi, Ndoka,Duka,etj.

  5. Tr says:

    Normalisht nuk duhesh qe te largohej nje intelektual I vertete si Bare, por holba te tjera. Megjithate uroj qe ne radhet e PS te ZEVENDESOHEN me te tjere , po kaq intelektual dhe te NDERSHEM.

  6. tropoja says:

    ah kufome ke qene ne ps me ate ze si kec o shtire na vjen turp qe je nip tropoje i mazllemit,ik besnik se dhe vellezerit hajduta i ke pas nuk keni ku t’i çoni parate por jo se ua lini te rinjeve as ti as ajo grekja vasiliqi por tu hapur rruge te rinjevw duhet te ikte me kohe ruçi ministri ramiz alis gjinushi dhe ky plus edvin mafia por lerini keto ju tu hapni rruge rinise po hyjn ne parlament plaka me nje kembe ne varr e do ikesh ti pfff pika pastertise suaj

  7. Asd says:

    Xhest qytetar. Filloj te ndaj z. Bare nga turma tjeter, edhe pse mendoj qe thelle nuk po na thote te verteten e tij per PS. Duket si nje :”faleminderit por te kam dhjere”
    Brenda partive ka shume qe duhet tu thote dicka ky xhest, perfshire edhe drejtuesit e tyre.

  8. Edi tironci says:

    Respekte Z. Baraj, keni qene dhe jeni me te ndershmit dhe me te fismit familjarisht, bashke me vellait tuaj te ndjere e te paharruar Sokolin.
    U largua nje intelektual dhe qytetar i vertete. Nderime dhe gjithe te mirat!

  9. Lol says:

    Mire e bere Besnik.PS ose me sakte Rilindja e Rames eshte kethyer ne nje kope ujqish qe kur te mos kene cfare te shqyejne,do t’u ikin llokmat e pushtetit,do te hane njeri tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje