Gafat e gjyqtarëve në Superiore, Pregja: Arbitrat në fund të kampionatit gabojnë më shumë

5 Mars 2021, 16:31Sport TEMA

Bujar Pregja, ish-arbitër, ka deklaruar në emisionin ‘Skaner’ se penalltia e dhënë nga arbitri Klajdi Kola në favor të Lacit kundër Kukësit ishte e gabuar.

Pregja fillimisht e nis duke bërë një koment të përgjithshëm për arbitrat, të cilët këtë javë të Superligës kanë bërë jo pak gabime.

Bujar Pregja: ‘Kur vjen fundi i kampionatit natyrisht që do të kemi më shumë gabime të arbitrave, sepse shtohet presioni dhe skuadrat kërkojnë me ngulm që të kapin objektivat.

Distanca e arbitrit me topin dhe lojtarët është pak e largët megjithëse mendoj se nuk është penallti. Lojtari i Lacit është hedhur pak pasi nuk shoh tërheqje Brenda zonës.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje