Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj deklaron se ka zgjedhur të mos jetë pjesë e listave të partive politike në zgjedhjet. Në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, Malaj zbulon se ka marrë propozime edhe nga partitë opozitare për të qenë në listat e tyre.
Malaj shprehet se i falenderon por “gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd me dashuri, integritet dhe profesionalizëm nuk është e domosdoshme të jesh pa tjetër deputet apo ministër”.
Ai thotë se në vazhdim do t’i përkushtohet promovimit të Partisë Agrare Ambientaliste dhe shoqërisë civile, duke dhënë mbëhstetjen e tij publike.
Mesazhi i plotë:
Nje mesazh publik per miqte e mi edhe ne fb. Perse nuk do të jem pjesë e listave për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit? “Gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd me dashuri, integritet dhe profesionalizëm nuk është e domosdoshme të jesh pa tjetër deputet apo ministër”.
Fillimisht dua të afishoj një falënderim mirënjohës për gjithë inspiruesit dhe mbështetësit në angazhimet dhe përgjegjësitë e mia politike dhe publike.
Falenderoj familjen dhe mësuesit e mi për vlerat që më edukuan, të cilat më shërbejnë në çdo angazhim dhe sfidë.
Falenderoj votuesit dhe mbështetësit e mi dhe në mënyrë të vecantë njerëzit e mrekullueshëm të qarkut të Vlorës që kam pasur nderin dhe përgjegjësinë ti përfaqësoj 16 vite në parlament dhe 5 vite në qeveri ( 1997-2013).
I falenderoj partitë politike të opozitës që më ofruan mundësi për të qenë pjesë e listave të tyre konkuruese, por gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd me dashuri, integritet dhe profesionalizëm nuk është e domosdoshme të jesh patjetër deputet apo ministër.
E mirëkuptoj promovimin e gjeneratave të reja, por vlerësoj shumë të rëndësishme sidomos për kulturën dhe historinë tonë shtetformuese, harmonizimin e dijeve dhe energjive të të rinjve me përvojën dhe përkushtimin e gjeneratave.
I kam inspiruar dhe mbështetur të rinjtë gjatë mandateve si ekonomist, profesor, studiues dhe politikan, por shprehem sërish skeptik ndaj absolutizimit të avantazheve të gjeneratave të reja sidomos kur karriera e tyre politike bazohet thjesht në preferencat individuale të liderëve partiakë.
Shqipërisë në sfidat e saj të vështira i vlejnë barazvlefshëm edhe energjizmi rinor, edhe maturia si përvojë.
Eksperiencat konkrete gjatë tranzicion tonë të vështirë, tregojnë se për disa “politikanë parafabrikat”, pushteti abuziv dhe paraja janë qëllimi i vetëm.
Me arrogancën dhe babëzinë e tyre ata : (i) kanë dëmtuar demokracinë e brendshme në partitë politike; (ii) kanë rritur agresivitetin ndërpartiak në parlament dhe debatet publike; (iii) kanë përkeqësuar qeverisjen e vendit dhe (iv) kanë ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit.
Detyrimin mirënjohës ndaj popullit dhe vendit tim dhe ndaj socialistëve të thjeshtë do ta vazhdoj me të njëjtin përkushtim mirënjohës si qytetar, studiues dhe kontribues me zë publik për reformat strukturore shtetformuese, sfidat e mirëqeverisjes dhe për reformat sektoriale me prioritet ekonominë e gjelbër dhe ekonominë së dijes.
“E ardhmja do të jetë e gjelbër” – prandaj si studiues do të përkushtohem për promovimin e të gjelbërve në politikën shqiptare duke i dhënë mbështetjen e merituar publike “Partisë Agrare Ambientaliste” dhe shoqërisë civile.
Uroj nga zemra që e ardhmja më e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të jetë i vetmi mision dhe përkushtim i çdo të angazhuari në mandatet e rëndësishme politike dhe publike!
Përherë mirënjohës dhe i përkushtuar ndaj vendit tim,
Arbeni
Po kujt i rruhet cdo besh ti. Ti edhe po te kandidosh nuk fiton sepse ty te njohin cfare lloj kopertoni je.
Intelektual te vertete, jane AJKA e KOMBIT tone. Si Malaj ka shume Shqiperia, por fatkeqesisht ata nuk i kemi ne POLITIKEN tone. Megjithate RESPEKT, me mire eshte mos te jesh ne kete Politike, qe e kane baltosur keq fare te gjitha forcat Politike.
Ti duhet te ishe ne PS, mbetesh vlere edhe ky qendrim tregon se je njeri me integritet.
AMANI O SHOKE C’NA GJETI, BEHU DHE TI SI KACO ZIU, I DUHESH OPOZITES O FIREM PIRAMIDALE.
Kandido per Nard Ndoken me mire se njesoj jeni
Shko jep llogari pse firmose per kompleksin partizani,o degjeneratë njeri.
Qendrim dinjitoz, por nuk duhet te jeni larg ekspertizes ekonomike.
Socialisti i ndershem mbetet socialist deri ne fund. Shume mire qe nuk do te kandidoshe per PD dhe LSI, ti nuk je si Kaç Islami. Do ishte me mire te ishe brenda partise.
Historia do te shkruaj mire per ty Arben Malaj sepse ti e meriton.
Beni, mire ke bere se pastaj do futeshe perfundimisht ne kategorine e Kastriot Islamit, nje njeri i degjeneruar menderisht perfundimisht dhe shpesh here keta njerez i fusin dhe ndonje njolle vendit se nga jane jo vetem vetes se tyre. Por qe ke shkuar tek partia agrare, kete akoma nuk e kuptoj , se e di sakte qe Lufter Xhuveli ja shiti me parà Dukes se Durresit (albes) krijesen e qytetarit, akademikut, fshatarit dhe qytetarit Meno Gjoleka me gjithe shoket e tij. Ne qoftese do mundohesh te veshe ne vije dhe aplikim programin e partise agrare, mire do besh, se Agron Duka eshte i vellai Armando Dukes dhe nuk kane nam te mire ne publik, pavaresisht se kush jane sot. Koha e beri bishtin me te rende se sqeparin!
Figura me e ndershme dhe me e drejtperdrejt qe ka patur PS dhe politika shqiptarr.