Di Maio krah Ramës: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet ndaj Shqipërisë, t'i hapet rruga anëtarësimit në BE

6 Mars 2021, 10:06Politika TEMA

Në Bari të Italisë u zhvillua këtë të shtunë një ceremoni në përkujtim të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar. Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, tha se Shqipëria dhe Italia duhet të shohin me krenari ato që janë realizuar këto 30 vite.

Di Maio u shpreh se Italia do të jetë e angazhuar për realizimin e procesit historik të integrimit të vendit tonë në BE. Ai u bëri thirrje vendeve skeptike që të lenë pas paragjykimet dhe të nisë vrullshëm procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen edhe në aleancën atlantike. Nuk mund të mos quhemi të kënaqur, të bashkuar në flamurin e BE-së. 

Vetë Europa nuk mund ta quajë veten të bashkuar nëse do të qëndrojnë jashtë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. 

Italia do të vijojë të jetë e angazhuar derisa ky proces historik të realizohet sa më shpejt. Para një viti KiE u shpreh pro çeljes së negociatave. 

Ky vendim duhet të gjejë një zbatim dhe ftesa jonë është drejt të gjithëve që të mos jenë ngurrues dhe të hedhin poshtë paragjykimet e tyre.  

Europa duhet të bëjë një zgjedhje historike që duhet të shtyhet më tej. Duhet të fillojë me vrull procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Di Maio.

1 komente në “Di Maio krah Ramës: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet ndaj Shqipërisë, t’i hapet rruga anëtarësimit në BE”

  1. ilir says:

    Po ndjek viziten e kryeministrit te shqiperise ne Pulja degjova kerkesen e njohjes se patentes shqipetare por per njohjen kontributet e viteve te punes te shqiptareve nuk degjova se kemi si ketu dhe andej c fare do behet zoti kryeminister se puna per secilin nga ne na duhet pensioni nuk duam 450 £ me kondita se duhet te rime ne itali ose e kunderta pra zgjedhja te jete e lire mendoni te zgjidhni kete ngerc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje