Trembet PD, sulmon Çobon e Bozon se po përdoren. Tabaku: Ky është veprim i turpshëm nga Rama

5 Mars 2021, 21:26Politika TEMA

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku e ftuar në “Radari Informativ”, ka komentuar fushatën e 25 prillit.

Tabaku tha se PD ka pasur një proces ku kishte shumë emra të rinj të cilët kaluan procesin e vlerësimit dhe sipas saj arritën deri në fund.

Sipas saj çdo përdorim emri nuk e ndryshon fatin e kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se sipas saj Partia Demokratike do të marrë në Tiranë 20 mandate.

“Pasi dështoi me pandeminë dhe tërmetin mendon se me pak kozmetikë mund të kalojë situatë.

Nuk ka asgjë që e shpëton Ramën. Çdo emër që të ketë mbrapa janë thjesht mbrojë.

Është po Rama ai që do të drejtojë fushatën e  PS, situata e 8 viteve të fundit ku janë përdorur shumë emra, nuk kanë qenë zë i fuqishëm në vendimmarrje.

Asnjë përdorim emrash nuk e eviton këtë fakt.  PD  është forca që nesër do të qeverisë.

Nëse tërhoqi PS dy emra, Lista e PD do të jetë një kombinimin i ekspertëve më të mirë, askush nuk do të jetë emër fasadë, por real dhe vendimmarrës.

PD do të marrë në Tiranë 20 mandate. Pas 8 vitesh të thotë kryeministri s’kam program, është e turpshme.

Kemi qenë shumë të kujdesshëm për të premtuar dhe angazhuar në gjëra që realisht do të bëhen”, tha më tej Tabaku.

4 komente në “Trembet PD, sulmon Çobon e Bozon se po përdoren. Tabaku: Ky është veprim i turpshëm nga Rama”

  1. Tjeter ,
    nuk kan Aletrenativa si Opozite ,
    dhe kjo eshte e thjeshte peer tu kuptuar :
    Sepse nuk jane Politikane dhe s’kan qen asnjiher ,por veten Vjedhes _Hajdute te Shtetit
    te buxheteve te Shtetit ,destinuar per Zhvillimin e Shqiperise ,
    me te cilat ndertuan Vilat e tyre e sot jane Miljonere !!!!!!!!!!!
    Kta jane Opozita e Deshtuar qysh ne lindje ,nji bande e pafytyre dhe Antikombetare
    qe e njohim te gjithe ,Nji per nji se kush jane kta funderina.

    Merruni me njerzit tuaj oj SurratPlonce tabakut , kur u bo ene kjo biba me bo Politike lol !
    Kush ju pjerdh juve se ke do sjelli PS-ja ne Politike o te marre fund o llapqene te Deshtuar .hahah

  2. Liku says:

    Po ti pjeshka e Sami Frasherit ca ke bo ne jeten tate pervec se ke qene Zv e Lylit se keto te dyja njihen per integritetin e vet personal dhe profesional.

  3. nishanlliu qe nuk ka nishan says:

    Tabaku mie e ke se me sondazhet e qimit ju mund te merni edhe 35 deputet ne tirane dhe ne gjithe shqiperin deri ne 125 deputet por mos u merzit se mund te maresh ne tirane gjysmen e deputeteve qe thua dhe ne range kombetare deri ne 45 deputet hajt te fala gerdalles rosinant dhe gjume te embel lulushit qe te rritet.

  4. Shqiptari says:

    Turp eshte per PD qe vazhdon te drejtohet nga nje mbeturine vrastare dhe perverse e komunizmit,qe ka aleance dhe kandidate kriminele qe kane vrare njerez te pafajshem,nje grup horrash politike dhe disa idiote pa asnje lidhje ne aleance.
    Sa vjeç eshte Berisha,Tabaku?Nga vjen ai?
    Me ke do shkoni ne zgjedhje,me Lulin,Mehdiun,Dulen,Shehin,Noken,Idrizin,Xhaferrin,Tan Shehun,Mustafen,Nishanin,Rulin,Voltanen,Vokshin,Salianin,Balliun,Mulin,Mziun,Gjunkshin dhe plot te marre??
    Je femer dhe e re,kujdes! Je larg ne çdo drejtim me keto zonja te nderuara,personalitete ne fushen e tyre.
    A e di ti moj zonje qe ne Shqiperi ka rreth 700 mije pensioniste qe ti perfaqefojne zonja te nderuara si Bozo?
    Nese je goce Tirone,terhiqu nga fyerjet se i ul prestigjin vetes dhe PD-se qe ka marre perropine me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje