Zonja ambasadore, kur gjërat maten me vlerën e jetës, e humbasin peshën dhe rëndësinë!

5 Mars 2021, 20:35Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ambasadorja amerikane në Tiranë Juri Kim ka postuar në orët e fundit një mesazh sfidues ndaj Kinës, në vijim të një deklarate të Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken për të njëjtën temë. Në kushte e rrethana të tjera, një postim i tillë i zonjës Kim do të ngjante thjesht si një paralajmërim rutinë ndaj Kinës, si ato që administrata Trump ka prodhuar thuajse çdo javë në katër vitet e shkuara.

Por kur dihet se Shqipëria ndodhet këto orë në një kërkim të dëshpëruar për vaksina kundër pandemisë së Covid që e ka goditur gjithnjë e më seriozisht vendin tonë, ky postim i ambasadores ngjan si një paralajmërim i kriptuar për përpjekjet që thuhet se po bëhen këto orë nga qeveria jonë, si shumë vende të tjera evropiane, për të gjetur vaksina alternative, ndaj atyre të prodhuara në vendet perëndimore.

Juri Kim dhe SHBA kanë gjithë të drejtën e tyre të mbrojnë interesat dhe tregun e madh amerikan nga mallrat kineze, ashtu si edhe vendet e punës në SHBA, nga kostot e ulëta të prodhimit që ofron tregu gjigand kinez. Këto dhe të tjera çeshtje, që kanë të bëjnë edhe më sigurinë e garën e zonave të influencës në zonën e Paqësorit e më gjerë, janë normalisht në optikën dhe shqetësimin e një fuqie globale si Shtetet e Bashkuara. Në këtë përplasje gjigandësh edhe Shqipëria e vogël do të duhej të mbante pozicionin e saj modest si anëtare e NATO-s dhe aleate e SHBA.

Por nëse mesazhi i fundit i ambasadores Kim përfshin në një mënyrë a një tjetër edhe garën aktuale botërore për vaksina, ky do të ishte një gjest jo mbështetës dhe pozitiv për shqiptarët. Prej muajsh qeveria e jonë është pozicionuar fort në fokusin për të thithur dhe përdorur vetëm vaksina të prodhuara në vendet perëndimore. Ka qenë një sakrificë me kosto për jetët e shqiptareve, por që respektonte angazhimet strategjike të vendit tonë në një kontinent si Evropa dhe në një rreshtim shtetesh perëndimore që ndajnë vlera dhe aspirata të përbashkëta.

Por vetë pandemia dhe mungesa therëse e vaksinave, duket se ka shbërë shumë nga ky angazhim i Shqipërisë, duke e kthyer atë në një pozicionim të njëanshëm, që nuk gjeti përgjigjen e vendeve të BE apo edhe të SHBA. Në kushtet kur vende si Kanadaja kanë porositur pesefishin e vaksinave që ju duhen, në kushtet kur administrata e re Biden po kërkon të bllokojë daljen jashtë të vaksinave që prodhohen në tokën amerikane, apo kur vendet evropiane janë në kaos total sa i përket shpërndarjes dhe aplikimit të vaksinave në popullatat e tyre – çfarë mund të bëjë një vend i varfër dhe i dobët si Shqipëria?!

Covid 19 e vuri botën përballë sfidës së jetës. Dhe kur gjërat krahasohen me vlerën e jetës, në rastin më të mirë relativizohen. Në të dalë të dimrit, edhe në shqiptarët, që kemi marrë deri më sot tre apo katër çanta shpine me vaksina Pfizer, kemi të drejtën të shohim rrotull për zgjidhje të tjera.

Rivaliteti SHBA-Kinë nuk preket askund nga fakti nëse ne shqiptarët, ashtu si hungarezët, sllovakët, serbët, turqit apo nesër edhe gjermanët e italianët, i hapin derën vaksinave lindore. Ka vend dhe kohë plot, për ta treguar besnikërinë tonë ndaj Perëndimit. Të dalim një herë gjallë nga kjo e keqe e madhe që na ka mbyllur brenda.

17 komente në “Zonja ambasadore, kur gjërat maten me vlerën e jetës, e humbasin peshën dhe rëndësinë!”

  1. Laberia ime says:

    Shko pirdhu i thoni kesaj laraskes kineze..kollaj eshte te besh llogje kur me nje koh familjet humbasin te dashurit e tyre..me duket se ameriqia po e dhjet fare kohet e fundit..

    1. Bojkotoni Celulën Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

      Para 1990:
      “Ne bar do te hame, por nuk ua shtrijme doren armiqve tane imperialiso-revizioniste” (Enver Hoxha)

      Sot, ne 2021:
      “Ne do te vdesim te tere nga Covi19, por vaksinen antiamerikane te Kines nuk e duam” (Anonime)

  2. Zana says:

    Normal. Besnikëria është shenjë e bukur, por nuk mund të bëjmë harakiri me jetën e popullit për një flakon vaksinë. Në fund të fundit, mjekësia është e lirë nga politika. Në luftë – dhe në luftë jemi – mjekësia e njërës palë ndërluftuese mjekon edhe ushtarët armiq. Ra kjo flamë dhe u pamë.

  3. edmond says:

    Shqipëria do të marrë vaksinat qe do të miratojë BE, edhe rusen edhe kinezen, mjafton qe te miratohen per perdorim nga BE!

  4. N.VJOSA says:

    Bukur shkruan z. Minxhozi!
    Me nje llogjikë te hekurt.!

  5. N.VJOSA says:

    Bukur shkruan z. Minxhozi!
    Me nje llogjikë te hekurt.!
    Tregu amerikan eshte plot me mallra kineze…Vaksina nuk duhet te njohe politikë!
    Jeta e njeriut mbi gjithçka!

  6. Pilo Lala says:

    Jo cdo deklarate e Ambasadores Amerikane duhet pare ne mikroskop.
    Ambasadorja Amerikane ben politiken Amerikane, ne kete rast poston dicka qe ka thene bossi i saj ne Washington.
    Nuk ka lidhje fare me vaksinen, sepse cdo shtet po kerkon zgjidhje te ndryshme per popullin e vet.
    Nqse Ambasadorja do bente kete paralajmerim, do binte vete brenda, sepse Edi Rama do i thoshte, ke mundesi te na sjellesh nga Amerika sot nja 1 Miljon vaksina?

  7. roritota says:

    Kjo është ajo që po kalon bota sot, të gjitha qeveritë përpiqen të gjejnë zgjidhjen e kësaj situate që pandemia u ka krijuar.
    Shtetet kanë kaluar sfida të tilla, kur Europa apo perendimi nuk i ka mbështetur, kanë qënë të detyruar të kërkojnë diku tjetër, duke paguar edhe me klering apo flori për interesat e vëndit. Historikisht Shqipëria është përballur disa herë me sfida të tilla, por unë kujtoj dy raste të viteve të vështira të viteve 1945 dhe 1961. Në vitin 1945, kishim nevojë urgjente për drith dhe ndërsa ju drejtuan aleatëve të perendimit, (Shqipëria sapo kish dalë nga lufta), Franca kërkoi të paguanim me flori, ndërsa kur e mori vesh Stalini, e ktheu një anije të nisur për republikat e tij dhe e dërgoi në Shqipëri falas. Historianët neutralë mund ta vërtetojnë këtë, mbase gaboj në vite. Të njëjtën gjë bëri dhe Hrushovi, ndërsa atje e hanin minjtë drithin që i nevojitetj Shqipërisë, refuzoi ta dërgonte kur na duhej, dhe atëherë shteti shqiptar e bleu në Francë me klering drithin. Por në atë kohë, shteti ishte vet Ali vet kadi, nuk ishte i varur nga të tjerët, dhe merrte vendimet në të mirë të popullit. Sot gjërat kanë ndryshuar, sistemi që kërkuam ka të tjera kushte.

  8. Imigranti says:

    Z. Minxhozi; je komplet gabim: une jetoj ne Kanada, Toronto dhe ta them me pergjegjesi qe Shqiperia eshte me mire se ketu per vaksinimet. Aty ka filluar vaksinimi i pleqve ndarsa ketu, jo. Une jam cancer survivor, mbi 70 vjec dhe nuk di kur do me vije radha per vaksine. Por vaksina te kines apo ruse nuk duhen pranuar pa u miratuar nga organe kompetente te BE-se ose FDA.

    1. Pensionisti me Kapele Republike. says:

      Ti e ke shume merak Enver Hoxhen…prandaj shkove ne Kanada?
      =
      Ta bajme Kanadane si Albanistani

    2. Shqiptari says:

      Te shkuara zoteri

  9. Viktor says:

    Duam vaksina urgjent se 1 milion jemi sna hyn ne pun se nga vijn sdo vdesim ne se jemi shqiptare,ose ti sjell ljo zonja.

  10. faro says:

    Të LUUUUUMTE MINXHOZI!
    Po politikanët ku janë?
    Po opozita?

  11. Drini says:

    Si qytetare pro vaksines do mendoja se nuk ka rendesi nga vjen vkasina por rendesi ka te vije sa me pare.
    Kanadaja ka porositur 5 fishin bazzuar ne faktin qe te gjithe do e bejne vaksinen por ne fakt pak me shue se gjysma duan ta marrin vaksinen.Pjesa tjeter nuk beson ne vaksinen anti covid. Kanadaja eshte kritikuar sepse pervec porosive te saj ka kerkuar te marr vaksina edhe nga COVAX. Covax ne fkat duhet te siguroje vaksina per vendet e varfera.

  12. xhoxhi says:

    Kush ka shkuar në Amerikë e di se gjithë dyqnet janë me “mallra made in kina” dhe kjo na thotë kujdes me Kinën.Pordhë me rigon.Themi tregëti e lirë dhe nga ana tjetër mos bëni tregëti me Kinën….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje