Minutat e fundit: Të hënën Berisha i jep Lulzimit listat e deputetve, dhe ai me zarf të mbyllur i dorzon në KQZ

5 Mars 2021, 18:15Politika TEMA
Minutat e fundit: Të hënën Berisha i jep Lulzimit listat e

Nga Kreshnik Spahiu

Lulzim Basha ka mbyllur telefonin dhe nuk i përgjigjet askujt. Ai nuk pret më askënd në zyrë deri të hënën në mesnatë.

Kryesia e partisë s’ka dijeni. Këshilli Kombëtar nuk ekziston.

Afati ligjor i listave për deputet, po vjen drejt fundit.

Askush s’ka dijeni për listat e deputeteve:

– Lista të haupra nuk ka.

– Lista demokratike nuk ekzistojnë.

– Listat e Komisionit “Nishani” humbën pa nishan.

– Lista të miratuara në forume dhe struktura humbën.

Bujar Nishani, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli janë fshehur dhe nuk dalin në media, sepse s’dinë çfarë të thonë.

Premtimet për 6000 kandidatë të zgjedhur nga baza i mori lumi. Gënjyen si herët e tjera.

Historia përsëritet, njësoj si në 2017.

6000 kandidatë për deputet, do presin të hënën në ora 12 të natës kur të shohin në media emrat që do kandidojnë për Parlament.

Nga 6000 emra vetëm 60 do jenë të kënaqur, sepse vetëm 140 emra ka lista dhe 60 mund të renditen fitues. 10 emra i kanë aleatët.

5940 demokratë të martën në mëngjes do ndjehen të prerë në besë nga Lulzim Basha, i cili ju premtoi:

– Transparencë

– Kontribut

– Meritokraci

– CV

– Votim nga baza

– Filtrim nga komisioni

– Konkurrencë

U harruan të gjitha.

Ai po fshihet nga Kryesia, po fshihet nga aleatët, po fshihet nga demokratët.

Nuk ju shmanget se i ka gënjyer por sepse nuk di çfarë t’ju thotë.

Listat e deputetëve nuk janë në sirtarin e Lulzim Bashës, por të Sali Berishës.

Lulzimi nuk e ka idenë se cila është lista. Të hënën në mbrëmje Berisha i jep listat e deputetëve Lulzimit dhe ai me zarf të mbyllur i dorëzon në KQZ.

Mos e akuzoni kot Lulzim Bashëm besë-prerë, sepse ai është thjesht një bythëdhjerë që as emrin e tij nuk e di në çfarë qyteti do kandidojë.

Të martën plas bomba e madhe. Gjysma e PD del kundër kryetarit.

Nëse nga të larguarit janë krijuar 7 PD të reja dhe partia u nda në 7 pjesë, pas shpalljes së listave nga vila e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit priten edhe disa parti të tjera.

Demokratët po e kuptojnë se ajo parti e ka mbyllur misionin e saj politik dhe do tretet bashkë me venitjen biologjike të doktor Berishës.

17 komente në “Minutat e fundit: Të hënën Berisha i jep Lulzimit listat e deputetve, dhe ai me zarf të mbyllur i dorzon në KQZ”

  1. TTT says:

    Sakte.
    Ne te s’emes shpellari dhe banda çeçeno-katundare e quajtur PD

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Është seç Është
      .
      Kur je afër, turbullohesh
      Kur je larg, nis e kthjellohesh
      Shyqyr – themi – që na iku
      Dot s’e gjeni?! Është Kreshniku!

  2. Valbona says:

    Si the mo Kredhnik per Bashen, brekedhjer, haaaa, klloun cirku, ja ky eshte Luli.

  3. Nje qytetar says:

    Sakte fare ! Nuk duhet koment .

  4. Altini says:

    S’i bie covidi qelbesires SB po merr jete te pafjashme qe mund t’i jepnin shume atij vendi.
    Plakun SB duhet te terhiqet nga çdo post politik, t’i kaloje ditet me ndonje shkrim ne Lalëz e t’i tregoje brezave te rinj se sa poshtersi ka bere me votat e shqiptareve te cilet kujtuan se doktori SB ishte demokrat dhe me ide te mira per vendin e tij.

  5. Pilo Lala says:

    PD, Parti e familjes Sali Berisha.
    Gjithe te tjeret jane mbushesa topi…, kalimtar

  6. Varja says:

    Fati i keq i Shqiperise! Pa opozite!

  7. nje qytetar says:

    Rilindja po mba frymen!
    Ka nje hall te madh qe e ka bo me zemer!
    “Sikur per dreq Saliu mos jete ne liste per deputet”
    Atehere do veje c’do veje. Do ti duhet te ndryshojne pllaken e gramafonit me te cilen kane 8 vjet qe flene e zgjohen.

  8. Lul kastraveci pa fara says:

    Cdo te ishte,ku do te ishte luljeta bimbashi po te mos ishte njohur me vajzen e kriminelit sali…
    Ku do ishte dhe cfare do ishte luli pa saline,dhe luli po i qendron besnik tutorit te tij ose i eshte mirenjohes per gjithe ate pasuri qe ka vene

  9. L'imperatore Diocleziano says:

    Ky tipi besoj se e keni pare, duhet te jete kandidat per deputet i PD. Keshtu mund te konkurroj ramen ne zgjedhjet qe ka bere nga shoqeria civile dhe intelektuale.
    https://youtu.be/L51-6qCgWKQ
    Votoni kete tipin perfaqesuesin tuaj fierak.

  10. 19 says:

    Ku I gjete mor 60 ti bole se dhe 20 thot lsi atehere I bije 80 hahahahah.

  11. Manekin, ne TOK e XANUN ,SHQUP .

  12. MIgjeni says:

    O kangët që fleni reliktet e mia
    q’ende s’keni prekun as një zemër të huej,
    vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
    UNË – DJEPI JUEJ; NDOSHTA VORRI JUEJ.

    (Berisha – poezi kushtuar PD-së)

  13. Viktor says:

    O Lulzim, po behu burre e futi nje shkelm ne prapanice plakut komunist, se ta mori partine perseri.

    Poshtë familja hajdute e Sali Berishës komunist, rroftë Shqipëria !!!!!!

  14. Ardi says:

    Nese lista e durresit perbehet vertet nga Dejana Burgija qe 2 dite pas humbjes se zgjedhjeve hoqi fotot me sali berishen qe deri dje e kishte zot se sot ka idhull dhe ….bylykbashin pd ne durres nuk i kalon 5 deputete.komplet emra te bere pis..

    1. Ujku Plak says:

      Po ne Elbasan si do shkoi? Pak Intelektuale te Djathte ka ne Elbasan, por duhet nje bq Kavaje dhe nje Baxhelle si Mona te drejtoi Fushaten e Opozites, turpe dhe poshterim per Elbasanllijet, jo se eshte Burre i mire ai Corape Kuqi i Librazhdit, por Gazi dhe Mona jane komplet pa lidhje, jane vk.

  15. Ujku Plak says:

    Po ne Elbasan si do shkoi? Pak Intelektuale te Djathte ka ne Elbasan, por duhet nje bq Kavaje dhe nje Baxhelle si Mona te drejtoi Fushaten e Opozites, turpe dhe poshterim per Elbasanllijet, jo se eshte Burre i mire ai Corape Kuqi i Librazhdit, por Gazi dhe Mona jane komplet pa lidhje, jane vk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje