Habit Nard Ndoka: Kandidimi i Çomos e Bozos për PS, ato do i kujtojnë shqiptarëve tragjedinë me tërmetin e pandeminë

5 Mars 2021, 19:14Politika TEMA

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka e ka cilësuar kandidimin nën siglën e PS të Nadaja Çomos dhe Luljeta Bozos si përdorim i figurave të tyre nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për ‘Studio Live” në Report Tv, Ndoka tha një alibi të çuditshme pse Çomo dhe Bozo nuk duhet të ishin në politikë, pasi sipas tij ata do i kujtojnë popullit pandeminë dhe tërmetin tragjik, duke u kujtuar humbjet e shkaktuara prej tyre.

(Nadaja Çomo dhe Luljeta Bozos janë dy personazhe simbol të luftës ndaj pandemisë dhe rindërtimit pas tërmeti duke u kthyer shpresën shqiptarëve)

“Pa folur për zonjat që fusin një gjak të ri në PS, unë shoh një keqpërdorje të Ramës, pa u marr me dy zonjat e nderuara.

Rama ka thënë se tërmeti dhe pandemia vijnë njëherë në 100 vite dhe fut në parlament dy simbole që iu kujtojnë shqiptarëve pikërisht këto dy ngjarje të trishta. Me qindra familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe mungesa e shërbimeve dhe kjo është një kosto morale e polikë për vetë Çomon, po ashtu edhe inxhinierja e nderuar e tërmetit, na kujton jo këshillat e saj por dështimin e shtetit që nuk kishte mjete për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat”, tha Ndoka.

I pyetur nëse Çomo dhe Bozo do të ishin dy emra që mund t’i bashkoheshin PD-së, Ndoka tha se nuk besonte pasi ato nuk kanë kontribute në politikë dhe se Rama po i përdor si personazhe.

“Nuk besoj që është shumë e rëndësishme, por politika ka nevojë për politikanë dhe jo personazhe për ti përdorur, këto nuk kanë dhënë  asgjë për politikën.

Ne të gjithë kemi thënë se Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga Rama dhe Çomo e vërtetoi këtë duke veshur bluzën e partisë dhe lënë bluzën e bardhë.  Këto thjeshtë pranuan të përdoren dhe keqpërdoren nga Rama”, tha Ndoka.

Në lidhje me sulmet dhe deklaratat e ashpra të presidentit Meta se kush prek votën do i pritet dora, Ndoka i lidhi këto deklarata me faktin se atij ‘i rri ngushtë kostumi i presidentit’. Ndoka tha se Meta do të rikthehet në politikë pasi është personazh dhe nuk e mbyll  karrierën e tij me Presidencën.

“Kostumi i Presidentit Metës i rri i ngushtë dhe ai do të kthehet një ditë në politikë, nuk është një personazh që do e mbyllë thjeshtë me Presidencën.

Unë shoh një kryera shteti që po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet politike në vend dhe sinjalet i kanë thënë të qartë, duke paralajmëruar Ramën se nëse fut duart në zgjedhje  nuk do e gëzoj mandatin”, tha Ndoka.

6 komente në “Habit Nard Ndoka: Kandidimi i Çomos e Bozos për PS, ato do i kujtojnë shqiptarëve tragjedinë me tërmetin e pandeminë”

  1. Shkodrani says:

    Pse akoma habit dikënd ky? Nardi nuk surprizon më. Ai është njishi i marrinave dhe do të habitesha po të kishte sadopak logjikë në retorikën e tij mekanike.

  2. REALE says:

    Basatard, keshtu do mbetesh ti dhe ata qe jane me ty! Po shikoj se ps, partiae Astrit Patosit po fusin njerez intelektuale me potenc, pavaresisht moshes dhe profesioneve. Ka nevoje vendi, keta bastarde qe dhe fjalorin e kane si jane vete, duhet ti largoje populli. Pa lere qe na ka ardhe dhe nje parti emigrante me tre kandidatura private, perfaqesues te atij qe thote mero Murgeshe e shtepi publike (sh.im e dyta)

  3. Draper dhe Cekan says:

    Ndersa ti na kujton injorancen e saliut

  4. Monitor says:

    Me mire per se sa bastard karagjozi si puna jote Nard! Ke vlera barcaletash!
    Por … nen kete park hah u ke fut te gjitheve! He pleher e vertete! Nard! Fatkeqesi per kete vend, I cfaqur ne for men e karagjozit!

  5. Shqiptari says:

    Po te jene shqiptaret Bole si ti,dakord.
    O idiot,malok! Je i vogel,mor vemje e politikes qe kerkon te vije ne pushtet me injorante dhe idiote,si ti.
    Te dy zonjat e nderuara jane asete kombetare me kontribute aq te medha,sa do duhen dekada te kemi prap te tilla kontributore me vlere ne jeten e ketij vendi.
    Shko lepi bythen e Berishes,debil!

  6. Xhin Xhoni says:

    Më duket se bën vetë, jo se është … megjithëmend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje