Fati i grave të PS në zgjedhjet e 25 prillit…

6 Mars 2021, 18:24Politika TEMA

Një ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës në bashki, opozitë dhe më pas qeveri për katër vjet si ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për herë të parë është në mëdyshje nëse do të futet në listën e kandidatëve për deputet zgjedhjet e 25 prillit, kur mbeten edhe dy ditë nga afati limit i depozitimit të emrave në KQZ.

Kryeministri Rama do të publikojë listën të hënën në orën 18.00, ndërsa negociatat vijojnë për emra të rëndësishëm ndër vite në këtë parti, të promovuar direkt prej tij. Një ndër ta edhe Kodheli.

Mimi Kodheli aktualisht koordinon fushatën në emër të PS bashkë me Pandeli Majkon dhe Elio Hyskon në njësinë numër 5 të Tiranës, të ndarë në zona të caktuara. Kodheli mbulon zonën e Liqenit te Thatë.

Burime të gazetës SI nga PS-ja kanë konfirmuar deri tani emrin e Pandeli Majkos dhe Eljo Hyskos, ky i fundit edhe për shkak të drejtimit që ka në FRESSH, por emri i Kodhelit nuk është vendosur ende nëse do të jetë në Tiranë, qark tjetër apo nuk do të përfshihet fare në listë.

Mimi Kodheli aktualisht ndan edhe detyrën e zëvendës-presidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ish-ministrja e Mbrojtjes është kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s.

Në dilemë nëse do të përfshihet në listën e Tiranës, apo në ndonjë qark tjetër është edhe Elona Gjebrea.

Gjebrea koordinon fushatën një njësinë numër një në Tiranë bashkë me Alqi Bllakon.

Burimet thonë se emri i këtij të fundit është më i mundshëm përballë saj për tu futur në një vend të sigurt në listën e Tiranës.

Alqi Bllako është aktualisht drejtor i Përgjithshëm i AKUM i varur nga Bashkia e Tiranës.

Elona Gjebrea është angazhuar prej vitesh në strukturat e PS-së Tiranë dhe ka qenë zv-ministre e Brendshme për një kohë të konsiderueshme.

Ndërkohë ka dhënë dorëheqjen Vasilika Hysi një tjetër kontributore e PS-së kryesisht për reformën në drejtësi, emri që drejtoi listën e kandidatëve  për deputet në zgjedhjet e 2009-ës, e katapultuar direkt nga Rama, për t’ia lënë radhën, po me vendim të Ramës, “nxënëses” së saj Etilda Gjonaj aktualisht ministre e Drejtësisë.

Me vënien në diskutim të Mimi Kodhelit, Elona Gjebreas, tërheqjen e Vasilika Hysit, gra që kanë përfaqësuar PS-në ndër vite dhe të promovuara direkt nga Rama, kreu i ekzekutivit sa duket ka vendosur t’i zëvendësojë (apo të mos u japë më rëndësinë që u jepte) me të tjera emra grash nga jashtë partie  kryesisht me mbështetje në popull si mjekja Najada Çomo që u bë e njohur për shkak të pandemisë apo inxhinierja Luljeta Bozo.

Rama ka promovuar ndërkohë ministret aktuale si Belinda Balluku, Etilda Gjonaj apo Ogerta Manastirliu.

6 komente në “Fati i grave të PS në zgjedhjet e 25 prillit…”

  1. Sara says:

    kjo Elona Gjebrea dhe ajo Bushka me surratin so prapanice e varur s’bejne per gje…

    1. ppa says:

      Une mendoj qe Bushka eshte juristja me mire qe ka PS.

      1. Prind says:

        Dhe une keshtu mendoj per Bushken

  2. Martin says:

    Prof. Vasilika Hysi i perket botes akademike; Elona Gjebrea mund te jete grua e mire,
    por si politikane fle gjume me shume se Lulzim Basha;
    Mimi Kodheli duhet te zbatoje fjalen e urte popullore: “Mjaft eshte mjaft!”

  3. Leksi says:

    Te largohet Mirela Kumbaro, jo Mimi e Vasilika

  4. Prind says:

    Mimi antipatike shume, nuk arrin te beje per vete as minimum njerzish per te votuar
    Elona, “as ma hengsh , as ta hengsha” i thone nje fjale qe i shkon kesaj
    Per Vasiliken respekte, si per rolin e deritanishem ashtu edhe per faktin qe njeh limitin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje