Memorie.al publikon një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përket shtatorit të vitit 1987, ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës i mbajtur në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qëndror, ku ai ka folur gjatë lidhur me raportet dhe mardhëniet e Shqipërisë me dy fqinjët e saj, Jugosllavinë dhe Greqinë. E gjithë fjala e udhëheqësit komunist të Shqipërisë, ku, pasi foli lidhur me detyrat që u dilnin reparteve ushtarake të kufirit me këto dy shtete fqinje si dhe Sigurimit të Shtetit për survejimin e kosovarëve që vinin si vizitorë tek njerëzit e tyre në Shqipëri, pasi ata mund të ishin edhe agjent të UDB-së, ai u ndal gjatë në trajtimin që i bëhej popullsisë shqiptare në viset e saj amtare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë, nga ana e regjimit titist të Beogradit, te roli i udhëheqjes së Krahinës Autonome të Kosovës në raportet zyrtare të Shqipërisë me Jugosllavinë, e deri tek mardhëniet me Greqinë, të cilat po përmirësoheshin nga dita në ditë!
Nga Dashnor Kaloçi
(Vijon nga dje)
Diskutimi i Enver Hoxhës në Sekretariatin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, për mardhëniet me Jugosllavinë dhe Greqinë
“PER RUAJTJEN E KUFIRIT DUHET PUNUAR VAZHDIMISHT ME NJEREZIT”
Diskutim në mbledhjen e Sekretariatit të K.Q. të PPSH
27 shtator 1978
Të gjitha këto kërkojnë që Partia të punojë më mirë në zonat kufitare, të flitet dhe ta dinë kufitarët tanë, për shembull, faktin që i gjithë populli grek u ngrit në këmbë me vajtjen dy herë atje të Ansamblit tonë të Këngëve e të Valleve Popullore. Pse për sy e faqe i shprehën punonjësit grekë ato ndjenja simpatie në mënyrë aq entuziaste për Shqipërinë? Jo, shokë. Populli grek nuk mund të mbante një qëndrim të atillë aq dashamirës ndaj artistëve tanë për sy e faqe. Ne vëmë re se në Greqi është krijuar tani një opinion i favorshëm për Shqipërinë. Mirëpo një gjë e tillë nuk krijohet dot brenda një dite, apo vetëm qëkurse fola unë në mars në Gjirokastër. Ne jemi të bindur se te populli grek ka ekzistuar prej kohësh një ndjenjë miqësie e dashamirësie ndaj Shqipërisë. Këtë ne duhet ta mbajmë mirë parasysh. Partia dhe Komiteti Qendror i saj e kanë pasur kurdoherë parasysh këtë, prandaj qëndrimet e mbajtura nga ana jonë kanë bërë që qeveria aktuale greke të tregohet më souple në politikën e saj ndaj Shqipërisë. Kjo i ka shërbyer forcimit të marrëdhënieve tona me Greqinë.
Një gjë e tillë nuk ngjet në Jugosillavi. Atje titistët i kanë vënë nën këmbë kosovarët dhe shqiptarët me banim në Maqedoni e në Mal të Zi, i kanë shtypur dhe vazhdojnë t’i shtypin. Për këto veprime të padrejta është e domosdoshme që vetë shqiptarët e atjeshëm të mos ulin kokën, në mënyrë që organet drejtuese titiste të mos guxojnë të bëjnë të tilla veprime. Shqiptarët e atjeshëm të jenë të sigurt se edhe Shqipëria do të flasë në favor të tyre, do t’i mbështetë. Karteri sot flet “për të drejtat e njeriut”. Për një grua tradhtare shqiptare të arratisur, që ka marrë nënshtetësi të huaj dhe erdhi nga Belgjika në Shqipëri si turiste, e cila u zbulua dhe u arrestua nga ana jonë, bënë bujë shtetet borgjeze, kjo u bë problem ndërkombëtar, kurse për gjakun e derdhur lumë në Nikaragua e në sa e sa vende të tjera të botës, as që e çajnë kokën fare. E po mirë atëherë, për një popull të tërë prej afro dy milionësh, që rron nën thundrën jugosllave, ne nuk paskemi të drejtë të flasim? Kemi, bile kemi shumë të drejtë.
Po kthehem përsëri te çështja që në kufi, veç punës politike dhe ideologjike, është e domosdoshme të bëhet një punë e veçantë, të cilën duhet ta shohim në shkallë të gjerë, deri edhe tek edukimi profesional i kufitarëve. Edhe në këtë drejtim Partia duhet të punojë mirë në kufi. Nuk ka pse të dërgojmë komunistë nga gjetkë në pikat dhe postat tona kufitare. Pranë tyre ne kemi organizatat-bazë të Partisë të fshatrave kufitare, kemi organizata rinie, nga radhët e të cilave pranohen elementë të rinj në Parti, prandaj edhe terreni duhet t’i japë kufirit një ndihmë efektive politike, ideologjike dhe informative, përveç punës që organizon Ministria e Punëve të Brendshme, në linjën e vet, që është një tjetër çështje, pse ka karakter special, të veçantë. Kisha dhe diçka tjetër lidhur me sa thuhet në relacionin që na jepet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mendoj se nuk është reale ajo që thuhet në relacion se vendet kufitare me vendin tonë i kanë shtuar forcat e tyre në kufi!
Pikëpamjes së armikut të kamufluar Feçor Shehu, se rritjen e forcave të armiqve në kufijtë tanë ai e sheh në kuadrin e manovrave të tyre, shoku Enver Hoxha iu përgjigj: Kur bën manovra armiku, mund të të sjellë një divizion të tërë edhe në kufi, po ai sa mbaron manovrën, divizionin e largon menjëherë. Sigurisht këto manovra na bëjnë ne që të jemi vigjilentë gjatë gjithë kohës që zhvillohen ato. Në materialin që na është dhënë nga ministri i Punëve të Brendshme, thuhet se përtej kufirit “në një situatë të tillë bëhen stërvitje të të arratisurve në brezin tonë kufitar”. Që bëhen stërvitje me ta, është e qartë për ne, por ato bëhen një çikë në thellësi, kurse në relacion thuhet se “bëhen në brezin kufitar”. Armiku i jashtëm i ka përgatitur dhe i përgatit të arratisurit. Po ku? Në zona të thella të territorit të vet dhe në momentin e duhur ai t’i sjell ata brenda natës. Prandaj në asnjë mënyrë dhe për asnjë çast ne nuk duhet të na zërë gjumi, të jemi kurdoherë shumë vigjilentë.
Të gjitha qëndrimet e vendosura politike dhe ideologjike, të drejta, të arsyeshme e marksiste-leniniste, që mban Partia jonë ndaj armiqve, duhet të forcojnë entuziazmin e vullnetin për punë të palodhur në drejtim të mbrojtjes, të forcojnë patriotizmin e lartë socialist të njerëzve tanë dhe në realitet kështu ndodh. Në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojmë se, duke atakuar armiqtë me taktikën dhe me strategjinë tonë, këta i kanë lëshuar pendët, i kanë hedhur tej armët. Përkundrazi. Të gjithë duhet ta kuptojmë mirë që armiqtë janë egërsuar më shumë dhe punojnë intensivisht kundër nesh. Sa më fort që i atakojmë ne, aq më shumë përgatiten ata për kundërsulme të fshehta, por edhe për sulme të hapëta në drejtimin tonë. Prandaj nuk ka vend për qetësi dhe shkujdesje, për njëfarë vetëkënaqësie lidhur me ndryshimet në politikën e fqinjëve, që mund të rrjedhin nga drejtësia e vijës sonë.
Vija e drejtë e Partisë dhe e Qeverisë sonë nuk mund t’i pëlqejë qeverisë jugosllave, përkundrazi ajo rrit egërsinë kundër nesh. Është tjetër punë se sa manifestohet, si manifestohet tani dhe në ç’kohë do të manifestohet më shumë apo më pak dhe për ç’arsye nuk manifestohet në këtë apo në atë rast kjo armiqësi kaq e egër dhe e thellë e titistëve ndaj nesh. Kjo ka shumë arsye. Por, po të mendojmë, si disa njerëz, që “ne jemi të fortë, prandaj armiqtë s’kanë ç’na bëjnë”, do të thotë të na zërë gjumi në dafina, gjë që nuk duhet të ngjasë kurrë. Prandaj punonjësit e Partisë, si kudo, edhe në kufi, duhet ta kuptojnë se është e nevojshme të bëhet një punë e dendur politike dhe ideologjike me kufitarët dhe me gjithë punonjësit e tjerë. Ka sot dy gjëra që ndryshojnë njëra nga tjetra, por që konvergojnë në krijimin e një gjendjeje të favorshme për Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Është qëndrimi patriotik në rritje i shqiptarëve që rrojnë në Jugosllavi, të cilët janë pjesë e pandarë e kombit tonë, si dhe rritja e simpatisë së popullit grek për vendin tonë. Si me popujt e Jugosllavisë, edhe me popullin grek ne duam të jetojmë në miqësi e vëllazëri.
Regjimet në këto dy vende fqinje, siç dihet, janë kapitaliste. Por, pa humbur kurrë vigjilencën, ne ndjekim një politikë të drejtë, efikase dhe me rezultate të favorshme për vendin tonë. Në këto situata, që janë koniukturale për jugosllavët dhe për grekët, nga ana jonë duhet të mbahen qëndrime të menduara mirë, që të përfitojmë sa më shumë nga këto koniuktura që janë krijuar, sidomos me këto dy shtete. Në Jugosllavi dihet që ndodhet një pjesë e kombit tonë. Atje ka vështirësi të mëdha dhe shtypja është e egër, pasi revizionistët jugosllavë hiqen si marksistë- -leninistë, maskohen me këtë perde në shtypjen që u bëjnë shqiptarëve të atjeshëm, që jetojnë në një zgjedhë të dyfishtë. Udhëheqja kosovare në Jugosllavi, që është pro Titos, përhap parullën, sipas së cilës “në qoftë se ne kemi fituar disa të drejta dhe kemi arritur të realizojmë disa përmirësime, bile edhe me kushtetutë, këto i kemi bërë në sajë të Titos, prandaj ju shqiptarë, kuptojeni situatën tonë, kuptojeni situatën e vëllezërve tuaj, mos e atakoni Titon, mos e sulmoni Jugosllavinë, sepse po na prishni punë”.
Këta palo udhëheqës, që shprehin të tilla kërkesa ndaj nesh, janë shërbëtorë të Titos. Ata nuk kuptojnë se është qëndrimi ynë ai që ka luajtur dhe luan një rol të madh në politikën që Jugosllavia titiste detyrohet të ndjekë ndaj popullsisë shqiptare dhe këtë rol ne do ta luajmë edhe në të ardhmen. Politika e drejtë e shtetit socialist shqiptar do të vazhdojë t’u qëndrojë si shpata e Damokleut titistëve jugosllavë, sepse këta janë kapitalistë dhe nuk mund të ndjekin dhe nuk ndjekin ndaj pakicave kombëtare një politikë tjetër, veç politikës shtypëse, skllavëruese, shfrytëzuese e diskriminuese. Kështu kanë vepruar dhe veprojnë ata ndaj popullsisë shqiptare atje. Kurse ne, si vend socialist që jemi, mbrojmë lirinë, demokracinë, sovranitetin e vërtetë, mbrojmë, në të njëjtën kohë, edhe vëllezërit tanë, popullin shqiptar që jeton në Jugosllavi.
Natyrisht, këtë e bëjmë në bazë të parimeve marksiste-leniniste. Kosovarët dhe gjithë shqiptarët e tjerë që jetojnë në Jugosllavi duhet ta kuptojnë se Shqipëria, me qëndrimet që mban, i ndihmon dhe nuk i dobëson ata. Politika e Shqipërisë dobëson vetëm ata që luajnë kartën e Titos dhe jo interesat e shqiptarëve të Jugosllavisë. Rritja e rezistencës së shqiptarëve atje i dedikohet edhe politikës që ndjek Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Çështja e kombësive, në këtë situatë të vështirë që po kalon Jugosllavia dhe në situata akoma më të vështira që do të kalojë ajo në të ardhmen, do të luajë një rol të madh në instabilitetin e këtij vendi. Duan s’duan shovinistët titistë, kjo është diçka objektive. Vetëm socializmi, dhe asnjë rend tjetër politiko-shoqëror, i zgjidh çështjet nacionale si duhet drejt deri në fund. Në shoqëritë me klasa antagoniste këto çështje qëndrojnë vazhdimisht pa u zgjidhur, ato mbeten plagë të shëmtuara të përhershme në regjimet reaksionare, siç është edhe ai i Jugosllavisë revizioniste.
Në situatat aktuale është e vërtetë dhe duhet të njohim se nuk është më si dikur ai popull kosovar, ai popull shqiptar që jeton në trojet e veta në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi. Sot ky popull është ngritur politikisht, e kupton më drejt shtypjen që i bëhet, kupton edhe mënyrat se si duhet të veprojë. Këtë nuk ua themi ne, ata janë vetë në gjendje të gjejnë rrugët shpëtimit dhe të flakin tej gjithë renegatët shqiptarë që luajnë kartën e Titos, që bëjnë ato që u dikton ai. Askush nga ne këtej nuk mund t’u thotë shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta në Jugosllavi, bëni kështu e bëni ashtu, ata e njohin vetë situatën dhe dinë e do të dinë si të veprojnë. Por edhe ne mund dhe duhet t’i ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Me këtë ne bëjmë detyrën, por edhe vigjilentë duhet të jemi, sepse në Kosovë ka njerëz që janë në shërbim të titizmit dhe ndonjë i tillë mund të vijë edhe te ne, gjoja për t’u takuar me të afërmit e vet.
Prandaj Partia, në mënyrë të veçantë në rrethet kufitare, duhet të jetë zgjuar, të veprojë me shkathtësi, të mos jetë as liberale, as sektare. Duke folur për emigrantët shqiptarë që vijnë sf mysafirë, shoku Enver Hoxha vazhdoi: Vëllai apo motra, djali apo vajza, fjala vjen, jetojnë larg atdheut, po mund t’i harrojmë ne këta njerëz? Në qoftë se i harrojmë, s’është e drejtë. Atëherë ç’na lidh ne me një element përparimtar nga Hondurasi, me të cilin tregohemi internacionalistë, kur ndaj njeriut tonë të afërt të një gjaku e të një gjuhe mbajmë një qëndrim të tillë? Këtu, në Shqipëri, na vijnë shokë e miq nga të katër anët e botës dhe ne i shëtitim të shikojnë Shqipërinë. Atëherë si të mos takohemi me vëllezërit dhe me motrat tona, për të cilët kemi të dhëna se qëndrojnë mirë? Vallë bëjmë mirë, siç ndodh në ndonjë rast, që të mos i pranojmë të vijnë, ose kur vijnë të mos i takojmë? Jo. Personi që u përmend këtu, që u përpoq t’i shmangej takimit me motrën e vet të ardhur nga emigracioni, mund të jetë njeri i mirë, por opinioni i formuar keq për këtë çështje ka ndikuar negativisht tek ai. Mirëpo të veprohet ashtu siç veproi ai, nuk është aspak e drejtë. Kjo çështje, më duket mua, duhet parë me kujdes, se nuk është me vijën e Partisë opinioni i krijuar te disa elementë që njerëzit tanë të mos takohen me të afërmit, të cilët u vijnë nga Jugosllavia etj.
Ka disa elementë në popull që thonë: “Mos e prit këtë apo atë, se do të të ndjekë Sigurimi”. Në asnjë mënyrë nuk i ndodh gjë nga ana e Sigurimit të Shtetit një njeriu cili pret vëllanë apo motrën që i vjen nga përtej kufirit ose nga emigracioni. Sigurimi, natyrisht, do të bëjë punën e vet, po kundër atyre që vijnë dhe veprojnë me qëllime të këqija. Pse do të lërë Sigurimi ndonjë nga këta elementë që vijnë sa për formë të takohen me njerëzit e vet, kur në fakt shihet se përpiqen “të livadhisin”? Në përgjithësi mund të themi që as patriotizmi, as burrëria, as besnikëria ndaj Shqipërisë, nuk kanë humbur te kosovarët dhe te gjithë shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Jugosllavi. Titistët janë detyruar t’i njohin këto cilësi të tyre. Të gjitha organizatat e Partisë në rrethet kufitare, por edhe Ministria e Punëve të Brendshme, mendoj unë, këto që thashë, të cilat më duket se në përgjithësi janë parimore, duhet t’i kenë parasysh në punën e tyre. Këto kisha dëshirë të vija në dukje me këtë rast, shokë.
85 000 euros që prej 23 tetorit 2019 s’mi jep mbretëria e Belgjikës vetëm e vetëm se jam nga Shqipëria., ndërsa ne lejojm miliarda dollar çdo vit të largohen nga vëndi ynë.
ENVERI – HERO KOMBETAR
Kim ete-pse duhet te te jape Belgjika para ty apo te tjereve si puna jote? Ne emigracion ke shkuar per te punuar dhe jo per te marre para qyl. Jeni juve qe rroni me parate e asitencave te shteteve te tjera aresyeja se perse ne keto vende kemi namin e keq.
Thuaj ti karlliqe nga mengjesi e deri ne darke , se gjasme policia belgiane ther shqiptar po keshtu dhe ajo holandeze po ben kerdine mbi emigrantet shqiptare dhe per ti para ke 85000 eurot , jo euro qe sdo maresh po do maresh noc rokun madje dhe me gunga qe mos te dali me ……Nuk je i zgjuar , ne vendin tend do merja nje avukat te mire , dhe do ta shperbleja po mire , me qellimin kryesor te merja pas me cdo kusht 85000 eurot dhe jo te llapja neper portale si grate e keqia , ske tru ne kok por ke kasht e byk , kot nuk thone ca skane lek por jane te zgjuar , dhe ca te tjere kan leke po skane tru ne kok …..ti do jesh nga te dytet , mos prallis karlliqe po mer nje avukat me pervoje ne finance , dhe mer parate pas , nese ti kane mbajtur organet belgiane , se ben vaki te na kesh cqepur ne pallavra , ste kane mbajtur as para as kur gjeje …….hahahahahah ……pizeveng
I semure , i çmendur , vrases i shokeve te tij , (pamvaresisht qe e pate merituar ) e pa diskutim kasap per popullin , ndersa per te huajt vetem fliste , ose lihte si qen e terbuar , ose u hante m…tin….. FLM Zotit qe ngordhi kjofte largu e pergjithmone e jetes ….. ju kujtohet gjithe jeten e tij armiqte armiqte brendeshem ,e te rrethuar me armiq ne te kater anet nga jashte , perveć Korese se jugut edhe Kubes , plus ato partite motra marksiste leniniste i cili i mbante me parate e marra nga gjaku i te burgosuve , e sigurisht edhe nga populli i paguar nga 40 deri 150 lek ne dite , ose ma sakte nji buke ose nji kg vaj kanceroz kikiriku te cilin kur e ngrohje e mbushte me ere gjithe lagjen ….
Analfabet, s’ke ecur fare me mesimet e klases se pare, mesa duket sepse po e ben filloren on line ? ? ?
Gjithmone me bente pershtypje pse propaganda e komunizmit i cilesonte : populli shqiptar me banim ne Jugosllavi (dmth kane shkuar sa per te banuar per nje periudh kohe) dhe jo autokton,,,,dhe kulmi ishte kur delegacioni nga Kina konsiderohej *vllezerit kineze* dhe delagacioni nga Kosova *miqt kosovar*.Gjithshka Enveri e krijoji vetem per te mbajtur pushtetin e tij personal familjar dhe per kete me thene te drejten ishte shume i zoti.
… eshte qendrimi patriotik ne rritje i shqiptareve qe jetojne ne Jugosllavi, te cilet jane pjese e pandare e kombit tone … thote Enver Hoxha ne dokumentet e mesiperme!
Po ti aaaaaaaaaaa a ke sy, a di shkrim e kendim, apo te ka vajtur karstraveci ne fyt!?
Ka nje gje qe nuk shkon.Fjalimi i shtatorit 78,dhe Fecorr Shehu armik i popullit.Atehere Fecorri ishte ne kulmin e karieres politike.Eshte bere nje corbe si enderrat e xha sulos.
Ma ka thanë nii here Baba jem, mos u beso sigurimit se ata kane shkollen e djallit.
Ky kriminel akuzonte Jugosllavine se i shtypte shqipetaret dhe ne fakt i kopjonte per pike ne popullin e vet, moster me fytyre njeriu.
Enveri eshte hero kombetar per shqiptaret o amerikan pjatalaresi. Natyrisht per halabake si puna jote ai ishte kriminel, sepse ju halabaket moret ate qe meritonit!
Diktaturen dhe diktatoret askush s’i mbron dhe s’duhet te mbrohen , sepse krijohet urrejtje nga te demtuarit rende nga diktatura , ne shoqerine e sotme . Per fat te keq , diktatura e monizmit , nukse eshte harruar , qoft nga vuajtesit , qoft nga shkaketaret . Dhimbja nukse harrohet por mund dhe duhet te falet nga vuajtesit , dhe te kerkohet falie nga shkaketaret . Vihet re nje propagante here–here e fuqishme , ne mbrojtje te diktatures dhe diktatoreve , Kjo sjellie perdoret kryesisht nga politika , e cila ushqen me urrejtje besimtaret e saj , kundra ish klases se permbisur — pra organizohet nje lufte brenda lloit — per interesa politike . Vihen re qartazi tendenca dhe perdorimi i dhunes verbale te ish perkrahesve te monizmit , sot te rreshtuar –ne nje menyre apo ne nje tjeter — perkrah idealizmit monist , me nje sherbim per padronet , teresisht barbar , ndaj -“-armiqeve te partise ” —, ish punetoret dhe fshataret e thjesht , ne periudhen e monizmit . Kjo ndarje , qe politika i ben popullit , eshte teresisht e rrezikeshme dhe varferuse , si ekonomikisht edhe moralisht . Vihet re nje nderhyrje nga nderkombetaret , per eleminimin dhe zvendesimin e ketyre ideve barbare –qe vazhdon te na marr frymen edhe sot — me ato qe quhen Demokratike ; po e presim me shpirt nder dhembe !..
Qenke prape tape sot, o tyrlyly Konjak ? ? ?