Emigranti shqiptar kthehet nga Londra për t’u futur në listat e PS

8 Mars 2021, 11:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me prezantimin e figurave të reja që përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Duke folur për planin e socialistëve për emigrantët, Rama ka prezantuar publikisht një emigrant shqiptar në Angli, i cili do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Kam kënaqësinë të ftoj një emigrant nga Londra i cili është bashkë me mua dhe do të jetë pjesë e skuadrës tonë të 25 Prillit. Lavdërim Krashi nga Dibra, ikur prej shumë vitesh, jetuar dhe përpjekur si gjithë të tjerët duke e nisur nga hiçi dhe sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në Bashkinë e Londrës. Njëkohësisht një njeri i respektuar në komunitetin shqiptar aty, si një kontributor në lehtësimin e gjithë proceseve që kanë shqiptarët”.

Nga ana tjetër, Lavdërim Krashi thotë se pas shumë vitesh në shërbim të qytetarëve të Londrës, tani ka vendosur që të kontribuojë për vendin e tij.

“Jam lindur, rritur dhe arsimuar në Dibër edhe për të më merr malli gjithmonë. Unë jam larguar prej Shqipërisë në vitin 1994 sapo kisha mbaruar Universitetin dhe fitova bursë për të shkuar në Britaninë e Madhe. Ëndrra ime ishte që të qëndrojë 2 vite në Angli dhe të kthehesha në Shqipëri.

Ndodhi ajo që s’duhet të kishte ndodhur që e ka kthyer Shqipërinë disa dekada mbrapa, ngjarjet e rënda të vitit 1996-1997 dhe kjo është arsyeja që unë ndenja në Britaninë e Madhe. Punoj në Bashkinë e Londrës dhe jam drejtues i planifikimit urban të strehimit.

Londra ka një plagë të rëndë që është mungesa e strehimit. Nuk ka krenari më të madhe se sa të kontribuosh për vendlindjen tënde. Jam i bindur se e ardhmja e Shqipërisë është e ndritur. Përtej retorikave, këtu ka ndryshime të mëdha”, u shpreh ai.

3 komente në “Emigranti shqiptar kthehet nga Londra për t’u futur në listat e PS”

  1. Shume mire says:

    Shume mire te lumte nga nje emigrated ne Agli por shpresoj se edhe ti mos te beshe si at atje te korruptume

  2. boti says:

    haha ky e pa qe londra ishte me plag te medha dhe per kete erdhi qe te sheronte shqiperin…nuk besoj se per pune te ndershme kryhajduti yne te ka premtuar rroge me te mire se ne londer keshtu qe i bie qe ke nuhat leke ne forma te tjera. Dmth edhe pse ke jetuar kaq vite ne londer perseri deshira e lekut te “paster” me “pak” korrupsion eshte interesante dhe tunduese. mire se erdhe ne klubin e hajduteve koke lart ! Mos harro ti japesh pjesen luanit se pastaj e dhjeve dhe me londren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje