Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se në 100-vjetorin e Republikës së Turqisë, dëshirojnë që vendin ta shtojnë në mesin e ligës së vendeve që posedojnë energji bërthamore, raporton Anadolu Agency.
Erdoğan së bashku me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nëpërmjet video-konferencës mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit në Njësinë e Tretë të Centralit Bërthamor Akkuyu.
Ai gjatë fjalës së tij theksoi se energjia bërthamore ka një vend të veçantë në aspektin e ‘politikës së tyre të energjisë’, duke e cilësuar hap strategjik vendimin për të përfshirë fuqinë bërthamore në infrastrukturën e energjisë së tyre kombëtare.
“Në 100-vjetorin e Republikës sonë, Turqinë do ta shtojmë në mesin e ligës së vendeve që posedojnë energji bërthamore”, u shpreh ai.
Duke folur për kapacitetin e Centralit Bërthamor Akkuyu, presidenti turk tha se: “Akkuyu duke prodhuar energji elektrike prej 35 miliardë kilovat orë në vit, do të përmbush përafërsisht 10 për qind të nevojave tona”.
Ai theksoi se të rinjtë që janë trajnuar në këtë drejtim do të marrin pjesë në të gjitha proceset e centralit bërthamor.
“Centralin tonë Bërthamor Akkuyu, jemi duke e pajisur me sistemet më të avancuara të sigurisë”, tha ai duke shtuar se kushtojnë vëmendje në pajtueshmërinë e tij me standardet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Një marrëveshje ndërqeveritare për ndërtimin e Centralit Bërthamor Akkuyu u nënshkrua me Rusinë në vitin 2010.
Reaktori i parë i uzinës është planifikuar të vihet në funksionim në vitin 2023.
“Jemi të vendosur ta avancojmë bashkëpunimin mes Turqisë dhe Rusisë”
Mes tjerash presidenti i Turqisë foli edhe për gazin natyror të zbuluar në Detin e Zi. “Zbulimi prej 405 miliardë metër kub të gazit natyror në Detin e Zi, një nga hapat më të rëndësishëm të vendosmërisë për pavarësi në energji”, tha Erdoğan.
Anija e parë kombëtare turke e shpimit në ujëra të thella që kreu kërkime në Detin e Zi, Fatih, zbuloi 405 miliardë metra kub gaz natyror vitin e kaluar në zbulimin më të madh të vendit ndonjëherë në historinë e tij dhe zbulimin më të madh të gazit në det të hapur në të gjithë botën në vitin 2020 në pusin Tuna-1 që ndodhet rreth 170 kilometra larg brigjeve Zonguldak të Turqisë.
Erdoğan gjithashtu duke folur në lidhje me marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë, deklaroi: “Kishim mundësi që rezultatet e dialogut turko-rus ti shohim në terren. Në periudhën e ardhshme jemi të vendosur ta avancojmë këtë bashkëpunim”.
“Me qasjen e turizmit pa pengesa dhe të sigurt falë infrastrukturës sonë të shëndetësisë, edhe këtë vit jemi të gatshëm t’i presim mysafirët tonë rusë”, tha Erdoğan.
Urime dhe suksese te sinqerta! Ju jeni dhe dini si behet dhe prosperon shteti!
Erdogan:sa per birazeroturistat nga Albanvatan nuk do te pranojme asnje me sume te palare……. allah uakbar.