Të gjithë e mbajnë mend fushatën e egër të PD-së dhe mediave pranë saj, kundër atyre që pranuan të futeshin në Parlament dhe të merrnin mandatin e deputetit, pasi Lulzim Basha vendosi që deputetët demokratë të dorëzonin mandatet.
I tallën dhe bënë leckë, duke i cilësuar tradhtarë e të shitur tek Rama, por dhe injorantë e njerëz pa vlerë.
Por, Lulzim Basha tani ka lëpirë atë që pështyu dy vite më parë.
Ai ka futur në listat e kandidatëve, pikërisht tre prej këtyre “tradhtarëve”, Artur roshi, Elda Hoti dhe Korab Lita.
““Të të quajnë tradhtar dhe të jesh tradhtar janë dy gjëra të ndryshme. Gjithsesi, kjo tezë ndryshon në kohë të ndryshme.
Referuar aktit në fjalë, pavarësisht se si duket, e parë në planin politik dhe strategjik të opozitës, akti i dorëzimit të mandateve rezultoi i gabuar.
Në konceptet e mia të të bërit politikë, në demokraci, vota është përballje, sfidë, konkurrencë, dhe jo bojkot. Në këtë këndvështrim, unë gjithmonë jam kundër bojkotit.
Sa i përket analizës nëse një veprim politik ishte i mirë apo i gabuar, mendoj që koha dhe vota është gjykatësi më i mirë.
Të ruash dhe të shprehësh parimet dhe bindjet e tua politike, institucionet janë vendi i duhur”, thotë Korab Lita, që do kandidojë në listat e PD-së.
Rikthimi i tij dhe dy kolegëve të tij sërish në listat e PD-së, është një fitore e madhe e tyre.
Koha tregoi se Lulzim Basha gaboi, dhe këtë e tregon më së miri fakti se ata që i përjashtoi pse hynë në Kuvend, tani i ka ofruar vetë, për t’i rikandiduar.
Tani do të ishte mirë t’iu kërkonte një ndjesë publike edhe demokratëve, që i la për dy vjet pa përfaqësim në Parlament, se në pushtetin vendor vazhdojnë të mos jenë të përfaqësuar.
(TemA)
Lulzim Basha kurre asnjehere nuk i ka zene me goje, ate “opoziten parlamentare”. Ka kandiduar 3 prej tyre qe kane votuar kunder qeverise, pra qe kane qene realisht opozitare.
Se mos eshte hera e pare , te njejten gje beri edhe me LSI ne , por ja qe tashti jane aleate .
Kurre me vaksina Ruse – tha Rama kohe me par,
por tani po e lepin ate brrockull porsi nje Gomar
Kam paditur per shpifje Tilden e BILD – tha ai dikur,
por pastaj e lepiu ate jarge sikur s’e pat thene kurr,
mire eshte ti kujtoni ca ato qe Rama ka lepire pra,
se jane me shume se rrenat qe leshon pa diava!
E keni gabim Ato Kane qene syri .mendja e PD ne Parliament,,e paskeni kujtesen e shkurter Pbk Democrat eshte krijese e SB I cili klonoi Selfon si oponence e Prof Ermenjit…klonoi Mingomaten si oponence e Godos etj etj…