Dritan Hila: Rama i bie dajres, këta fillojnë e kërcejnë. Berisha është kryebullist, ka terrorizuar gjithë gratë e PS

11 Mars 2021, 23:22Politika TEMA

Dritan Hila ka komentuar sot krahasimin që bëri Edi Rama me ironi mes figurave të PS dhe opozitës në listat e kandidatëve për deputetë.

Hila tha në “Open” se opozita bën bullizëm dhe përdor fjalor të tmerrshëm, ndërsa Berishën e cilësoi si kryebullistin e Shqipërisë, për të cilin thotë se ka terrorizuar gratë e PS.

Hila: Në rastin e Dumës dhe Shehut ka bërë gabim. Por problem është që e fundit që ka bërë bullizëm është opozita. Askush nuk kujtohet të thojë statuset e opozitës kundrejt Ramës me një fjalor të tmerrshëm.

Rama i bie dajres dhe këta fillojnë e kërcejnë me dajren e Ramës. Të mos harrojmë që numri 5 është kryebullisti i Shqipërisë. Edhe sot që mezi sheh ipadin e kompjuterin, nuk lë rast pa sulmuar politikanë.

Të mos harrojmë që është Sali Berisha që ka terrorizuar gratë e nderuara të PS dhe të themi po terrorizohet kjo opozitë nga bullizmi i Edi Ramës, se mos harrojmë që përvec tij asnjë tjetër nuk bën bullizëm nga krahu i majtë.

Ndërsa nga krahu i djathtë është një skodë e tërë që e sulmon. Kemi Palokën, Vasilin që të gjithë janë eksponentë të rangut të parë. Nëse merremi me bullizmin e Ramës, të merremi edhe me bullizmin e opozitës.

1 komente në “Dritan Hila: Rama i bie dajres, këta fillojnë e kërcejnë. Berisha është kryebullist, ka terrorizuar gjithë gratë e PS”

  1. Kozmo says:

    SHUME E VERTETE Z. HILA DHE ASKUSH NUK GUXON TI KERKOJ LLOGARI, ASKUSH NUK I THOTE TE KERKOJ FALJE. SEPSE KANE FRIKE NGA BERISHA DHE OPOZITARE E TJERE. NDERSA ME RAMEN, BEJNE QEJF I FLASI DHE I PERGJIGJEN SI MBAS QEJFIT TE TYRE PA ETIKE,
    SEPSE RAMA I KA DHENE LIRI DHE E NJOHIN QE NUK ESHTE HAKMARRES.
    NUK KA TE DREJTE ASKUSH TE INTEPRETOJ SI ATA DUAN FJALET E KRYEMINISTRIT, APO DIKUJT TJETER.
    SA PER GRIDA DUMEN ESHTE E TURPESHME QE I DALIN KAQ SHUME NE MBROJTJE. ESHTE NJE FEMER ME MORAL ZERO, ME ZE DHE FIGURE . NJE FEMER SKANDALOZE .
    TURP PER BERISHEN QE MBAN GRIDEN NE GJIRIN E ASAJ PARTIE.
    SA PER KRYEMINISTRI RAMA KETE VIT PO BEN NJE FUSHATE TEPER TE MODERUAR ME SHUME KLAS DHE SATIRE. CMIMIN E KLASIT JA JEP POPULLI ME 25 PRILL DHE JO CACPACULAT GAZETAR, QE JANE VEGLA E METES DHE BASHES, FYTYRAT E TYRE AS QE DUAM TI SHIKOJME FARE. JANE TE GJITHE TE SHITUR. BERTASIN NEPER STUDIO , PER TU SHPERBLYER NGA EPRORET E TYRE.
    BRAVO RAMA CDO DITE QE VJEN BEHET ME GJIGAND !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje