Rama 'thumbon' Idrizin e Dulen: Sekseri i Çamërisë dhe i Greqisë kanë vajtur të dy bashkë në listën e Tiranës

11 Mars 2021, 14:34Politika TEMA

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama e konsideroi listën e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit si të çorganizuar, të paligjshme, dhe një tallje që shkakton sherre mes kandidatëve

Po ashtu kreu i qeverisë thumboi Shpëtim Idrizin dhe Vangjel Dulen që sipas tij janë vendosur në listën e Tiranës, duke mos pasur asnjë përfaqësues të minoritetit grek dhe çam në Vlorë.

“Sot ne në fakt kemi zgjedhur të bëjmë këtë komunikim në format të kufizuar, duke kufizuar edhe numrin brenda listës së deputetëve.

Pala tjetër ka sjellë një listë të paligjshme me 17 vetë, që sigurisht do ridimensionohet nga KQZ-ja, por është shprehja më kuptimplotë e një çorganizimi, çorodie, edhe një tallje brenda për brenda, për të akomoduar njerëz dhe për t’i futur njerëzit në sherre me njëri tjetrin.

Megjithëse janë 17 nuk është gjetur vend për një përfaqësues minoriteti. Kjo është shumë e çuditshme. Minoriteti është lënë në harresë totale si inekzistent.

Siç janë lënë në harresë përfaqësuesit e komunitetit çam, ndërkohë që ne kemi një përfaqësuese të denjë të këtij komuniteti.

Ndërkohë që qoftë sekseri i Çamërisë qoftë sekseri i Greqisë kanë vajtur të dy bashkë në listën e Tiranës, një pasqyrë kuptimplotë”, tha Rama.

1 komente në “Rama ‘thumbon’ Idrizin e Dulen: Sekseri i Çamërisë dhe i Greqisë kanë vajtur të dy bashkë në listën e Tiranës”

  1. Fieri says:

    Ka té drejte Rama per keta té dy.. Sí mundet té bashkohen 2 parti me Íde té ndryshme, me urrejtje midis njera tjetren, principale té kunderta Dhe shum dhe shum gjera té tjera? Kjo gje tregon sé nuk perfaqsojn popullaten é tyre pór VEC veten, dhe é shesin veten per 2 lek. Thjesht 2 kur a té pa vlera. Pór prap LSI ESHT KANCERI I SHQIPRIS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje