FOTOT: Njihuni me burrin që nuk ka tatuazhe vetëm në... shputat e këmbëve

12 Mars 2021, 11:06Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me burrin që nuk ka tatuazhe vetëm në... shputat e

Një burrë gjerman ka mbuluar 98% të trupit të tij me tatuazhe, duke lënë bosh vetëm shputat e këmbëve.

72-vjeçari Wolfgang Kirsch ka 86 tatuazhe të mëdha në trup, të cilat i ka bërë përgjatë 2 dekadave, dhe është zyrtarisht gjermani me më shumë tatuazhe.

Ish-punonjës i postës, Kirsch thotë se pasioni i tij për të vizatuar trupin nisi pas rënies së Murit të Berlinit, në vitin 1989.

“Kur punoja në postë, nuk bëja dot tatuazhe dhe m’u desh të prisja deri në bashkimin e Gjermanisë për të bërë të parin. Isha 46 vjeç dhe gjëja e parë që bëra ishte një lot nën sy”, tregon pensionisti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje