Vaksinat, ambasada kineze: Nuk kemi ende një kërkesë nga qeveria shqiptare

12 Mars 2021, 11:55Politika TEMA

Një ditë më parë, Qeveria ka miratuar një Akt Normativ me anë të të cilit i jep të drejtën ministrave Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu që të negociojnë për gjetjen e vaksinave Anti-COVID. Me këtë akt normativ, qeveria i hap kështu rrugë negocimit të shtetit tonë me kompani të tjera për siguruar vaksinën anti-COVID edhe nga shtetet që janë jashtë BE-së, konkretisht Rusia dhe Kina.

Ndërkohë që vendi pret mijëra doza nga Pfizer, AstraZeneca dhe përmes programit Covax, mjekët dhe autoritetet shtetërore janë treguar të hapur kohët e fundit në debatet publike për pranimin e vaksinave lindore në Shqipëri.

Nisur nga këto zhvillime, JavaNews iu drejtua zyrtarisht Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës duke u interesuar nëse pala kineze do të ishte e gatshme për të ofruar një nga vaksinat e saj për Shqipërinë.

Përmes një përgjigje për JavaNews, ambasada në TIranë u shpreh se Pekini nuk ka ende një kërkesë nga qeveria shqiptare për të marrë vaksinat e prodhuara në Kinë.

Kjo përgjigjë nuk nënkupton refuzimin ose aprovimin e Pekinit për vaksinat kineze drejt vendit tonë, por lë të nënkuptohet se autoritetet shqiptare nuk kanë paraqitur një kërkesë formale për t’u furnizuar me to.

Kujtojmë se vaksinat e prodhuara nga Kina përdoren sot nga të paktën 25 shtete. Ndër më të përmenduar janë: CoronaVac, e prodhuar nga kompania bioteknologjike Sinovac; dy të tjera janë nga Sinopharm, pronë e shtetit, me njërën të zhvilluar në Institutin e Produkteve Biologjike të Pekinit, dhe tjetrën në Institutin e Produkteve Biologjike Vuhanit. Ndërkohë, CanSino ka zhvilluar një vaksinë efektive me një dozë të vetme – teknologji e ngjashme me vaksinat e zhvilluara nga Johnson & Johnson, Oxford / AstraZeneca dhe Sputnik.

/JavaNews/ A.Rada

2 komente në “Vaksinat, ambasada kineze: Nuk kemi ende një kërkesë nga qeveria shqiptare”

  1. Neroni says:

    Edvini donte ti ishte “besnik” BE-se prandaj vendosi te lente shqiptare te thjeshte te vdesin. Pasi e shtoi nr e vdekjeve me sukses, po “hedh syte” per vaksina kineze. Besnik BE-se mund ti jete duke rritur ekonomine dhe demokracine, jo duke lene njerezit te vdesin. Saliu i vrau njerezit ne Gerdec dhe sheshin para Kryemisnitrise, Edvini i vrau ne spitalet anti-Covid.

  2. Shaqo says:

    O Rada, po bisedimet e kerkesa mund te behen mbas botimit ne fletoren zyrtare te vendimit, se pastaj do te thoshit pse u bisedua pa u botuar ne fletoren zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje