Incidenti i djeshëm në ish-selinë e PD-së, sot në pronësi të Bashkisë së Tiranës, i cili pati për protagonist presidentin Meta, pati tre dimensione dramatike, që për ironi janë dhe qesharake.
E para, është etike, teksa sheh kryetarin e shtetit të shpërfytyruar në çdo pikëpamje, deri në mëshirimin. Sidomos kjo, në raport me arsyen pse.
E dyta, është përmbajtësore, pra “Pse”ja.
E treta, është avokatore.
Te e dyta, edhe njëherë, si në çdo çështje me debat, u vu re dispropocioni mes palëve. Pala qeveritare të ofrohet me dokument dhe argument ligjor, pala opozitare i përgjigjet me interpretime politike, si gjithnjë të vafra dhe shtampë.
Te e dyta, është avokatia e shëmtuar, ajo politike dhe mediatike.
“Presidenti po mbron Kushtetutën”, ishte një ndër frazat e Lulzim Bashës, njeriut që pretendon të bëhet kryeministër dhe shkon e gris, sy publikut, një dokument zyrtar, pa qenë i aftë, të tregojë, të paktën, njëherë një karrierën e tij politike, elegancën e një politikani apo shtetari të pretenduar.
Dhe, si provë e varfërisë ligjërimore e logjike, si dhe paaftësisë argumentuese për çdo çështje, i këput një frazë që së paku nuk duhet të dalë nga goja e tij si jurist, ajo që “Presidenti mbrojti Kushtetutën”(!!!). Pyetje: Cili nen kushtetuese ishte shkelur për të cilin duhej të çakërdisej kreu i shtetit në “mbrojtje të Kushtetutës”?
Pastaj vjen dhe avokatia mediatike, me sofizmat më të shëmtuar të mundshëm prej disa “lapsave” që Rama iu është shndërruar në obsesion nga paaftësia për ta sfiduar.
Dhe në gjithë këtë zhurmnajë të tyre, ku dominon pretendimi i autoritarizmit të Ramës (ku nuk dallojnë në fakt autoritetin nga autoritarizmi), apo asaj se ajo çfarë ndodhi me zyrat e FRD-së na qenkërka hakmarrje politike, duhet t’u kujtohet se nëse ka një gjë me shumë pikëpyetje të madhe te Rama dhe pushteti i tij i pretenduar, ajo është “Syri”, pra “TV Syri”.
Eshtë një media e ngritur nën hundën e tij, e destinuar vetëm për të, e cila mishëron nja mal parash, pas së cilës nuk ka ende asnjë biznes që mund ta përligj, e cila ngrihet dhe “hedh vallen” e saj lirshëm, gjë që s’do kishte kurrë rast të ndodhte në kundërtën, pra nëse në pushtet do qe Berisha.
Kujtojmë se Agoni nuk u ndërtua me theks kundër Ramës dhe linja e saj editorale opozitara ka qenë mjaft e lehtë dhe e kultivuar, siç e kanë sot disa media të tjera, ku veçon ABC News, CNN Albania apo Euronwes. E tillë ishte dhe Agon Channel.
Asnjëra s’ngjan me Syrin, ashtu siç as ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me ndonjë linjë editoriale të Top Channel, të cilat, me të sipërmendurat, pavarësisht kahjeve. janë brenda së pranueshmes në mënyrën e servirjes së produktit anti-pushtet.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë ngjashmëri as në bazën e financimit, ku secila nga mediat e mësipërme, e kanë së paku, me qartësi publik një biznes nga pas. Syri është unik dhe në këtë pikë, pasi nuk e ka. E megjithatë është i qetë nën qeverisjen e një pushtetit autoritarist.
Po na e shpjeguan këtë ata që dje bënë avokatinë e Metës dhe FRD-së, si nga opozita politike apo media pranë saj, do i bënin nder të madh opinionit.(Tesheshi)
Po topi qe i beri topin e mutit dhe ja la ne dere nje saliu tjeter(jo ai krimineli pd) ,cfare thote?!!!
Ne nje vend ku nuk ka shtet cdo njeri shkon kunder ligjit..
Edhe syri e syfyri qe financohet nga berisha meta me paret e vjedhura nga ne ka mbledhur ca derdimene antishqiptare qe bejne ham ham…
Dhe qeshnin ca derdimen me gon duken se tha”rama i ka qef gjelat” dhe cfare kishte per te qeshur nuk e kuptova.
Tek e shohim atè shkaktarin e 21 janarit, nè rolin e tè fortit, nè rolin e atij qè e din fare mirè se çfarè do ti ndodhè sè shpejti por qè pèr tè mposhtur ankthin ditor, bèn palaçon,,,,unè si qytetar i kètij vèndi, si shqiptar, ndjej NEVERI,,,,jo vetèm pèr tè por edhe me kètè palo kryeministèr, qè pèr tè mbajtur karriken e tij,,,i bèri Shqipèrisè si “dhuratè” njè president hajdut.
Jo jo, kètu mbaron loja politike,,kètu nuk ka vènd mè pèr luftè llogoresh tè bandave me imunitet politik.
Edi Rama, nuk èshtè viktimè nè kètè realitet karagjozèsh.
Mè e pakta qè duhet tè bènte, duhet tè ishte kèrkimi i ndjesès.
Mirèpo, njerèz tè formatit Rama, qè nè raportet personale me vartès, nuk janè shumè mè ndryshe nga ky qè e zgjodhi president, nuk janè nè gjèndje pèr njè hap tè tillè.
Dhe kèshtu qè ky shteti shqiptar, vazhdon tè mbetet LECKÈ sepse hajdutèt dhe drogaxhinjtè, e kanè marrè peng.
Armiqtè tanè shekullorè, nuk do na kishin bèrè dot, mè shumè dème sesa na bèjnè kèta sot e 30 vjet.
Kryeministri eshte shkeles ligji,jo tolerant apo liberal si mund te interpretohet.
AMA eshte organizmi qe kontrollon ligjshmerine,etiken e medias dhe Parlamenti eshte llogaridhenia e saj
Presidentin superhajdut,Kryeministri me dore te lire e vendosi pa asnjepengese be Parlament