Drama tek ish-Komunalja e Tiranës dhe cullaku Lulzim Basha

13 Mars 2021, 09:11Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Teksa kryetari i Partisë Demokratike bridhte me makinë rrugëve të Shqipërisë, duke u përbetuar në transmetim të drejtpërdrejtë se, sapo ai të vijnë në pushtet, do të ndërtojë shtetin ligjor, pranë ish-Komunales së Tiranës zhvillohej një dramë e vërtetë ku ndërthureshin brenda tragjikja dhe komikja.

Tragjedia kishte të bënte me faktin se kryetari i shtetit, komandant i Përgjithshëm i FA, vërtitej në korridoret e katit të parë të ish-Komunales, aty ku tashmë janë zyrat e shërbimit të strehimit të Bashkisë Tiranë. Ai kishte marrë përsipër që të përzinte me forcë prej aty rojet e godinës si dhe një përfaqësues të bashkisë i cili ndodhej në ato ambiente që të merrte në dorëzim të bashkisë, zyrat e një formacioni politik që ndodhej në katin e tretë.

Tragjedia vijonte me faktin se, presidenti i Republikës urdhërohet me një telefonatë nga kryetari i një parti fantazmë pas ikjes së presidentit Topi, dhe ai, si një komandant i Grupit të Gatshëm të Ndërhyrjes së Shpejtë, i shkon në “ndihmë” Sali Shehut dhe është gati të rrihet me grushte me policët roje të ish-Komunales.

Fatmirësisht trupa e rojeve të ish-Komunales ruajti gjakftohtësinë dhe nuk ra në provokimin e rëndë të presidentit Meta, i cili kishte ndërmarrë një mision të rrezikshëm, të krijonte një përleshje trup më trup të cilën më pas ta konsideronte si nëj agresion të qeverisë ndaj tij.

Komikja e kësaj situate ishte kur komandanti i ushtrisë shqiptare në kohë lufte, tha se, në ish-Komunale u konsumua një “Grusht Shteti”. Domethënë, lali Eri me dy roje të godinës dhe një civil që do merrte në dorëzim katin e tretë, i bënë “Grusht Shteti” ish-Komunales dhe të “fortit” të saj, Sali Shehu.

Për t’i vënë qershinë mbi tortë tragjikomedisë, në oborrin e ish-Komunales shfaqet dora vetë, Lulzim Basha, kandidat për kryeministër. Është pikërisht ai që nga sedilja e makinës betohej për shtet ligjor.

Për t’ia bërë me dije Lulzim Bashës se çfarë është shteti ligjor, ai është pikërisht largimi i Sali Shehut nga uzurpimi i katit të tretë të ish-Komunales, sepse qëndron aty në kundërshtim të plotë me ligjin. Ajo godinë është në pronësinë të bashkisë Tiranë dhe këtë Lulzim Basha e di shumë mirë sepse ishte vetë ai që e mori në dorëzim prej qeverisë “Berisha”, kur ishte kryetar bashkie.

Incidenti i sotëm ishte shumë i rëndë, por gjithashtu shumë i vlefshëm. Ai i tregoi edhe të skeptikut më të madh, se sa e rrezikshme është dhënie e pushtetit Lulzim Bashës, i cili me qëndrimin e sotëm në mbështetje të zaptuesve të godinës dhe dhunuesve të rojeve, rrëzoi me naivitet fëmijëror të gjithë atë ngrehinë prej “çuni të mirë” që po përpiqej të tregonte këtë vit.

Është e qartë se të gjithën e ka të sforcuar, më saktë, të imponuar prej konsulentëve të tij elektoral, të cilët e kanë mbajtur nën kontroll këto kohë. Por mjaftoi dita e djeshme që piramida e tij prej rëre të shembej dhe Lulzim Basha të dilte cullak, anti-shtet e anti-ligj, siç është në të vërtetë.

6 komente në “Drama tek ish-Komunalja e Tiranës dhe cullaku Lulzim Basha”

  1. specialisti says:

    KOMEDI POLITIKE
    POPULLI NUK DUHET TE NGATERROHET PER NJE ZYRE E DISA KARRIGE POLITIKANESH.
    VOTA JUAJ O POPULL E TREGON

  2. Fori says:

    Te lumte dora dhe mendja sigurisht. Dhe mendoni shtetin qe do te bejne duke marr para, sic e akuzoje zj. Valbona Mezini mbreme, per cdo deputet 300 – 400 mije euro qe derdhen ne llogarine e kryetarit kurse kete anti ligjin e ka te zakonshme.
    Popull ji vigjilente, kujdes kur te hedhesh VOTEN, mendo se cdo te behet neser me femijet tane po erdhi Luli ne pushtet

  3. Arjane Curri dhe Arjane Qani Andi Bushati me shoke jeni Qelbesira dhe te neveritshem says:

    Keta Jane kriminela dhe horra… Nje Presidente i Qmendur nga friga se mose e fusin ne burg dhe i Martin leket qe Ka vjedhur shkone dhe rra e sha me liber shpije disa roje godinasha dhe disa polic bashkije qe punone per 200 mi lek te vjetra ne muaj per te ushqye familjen e tyre .. Keta horra si Lulzim Basha Arjane Curri, Arjane Qani, Andi Bushati, dhe shume te tjera Ankohen se Rama po Ben bullizmi dhe sexksizem me disa hajduta politikane qe Kan 30 vite qe na rrjepin… Po te njetit njerze qe ju qane zemra per njerzit qe vuane nga bullizmi i Rama … Kure Vjen Puna tek ilir Meta thone se ilir Meta Ka pse te drejt qe i rra e sha me liber shpije disa njerze te thjeshte ne hadhet e tyre qe punone per 200 mi lek te vjetra ne muaj.. turpe e faqe zez per Arjane Curri Arjane Qani Andi Bushati me shoke . Do Qofte Puna une jame kunder Qdo lloje bullizmi dhe ne te gjith duhet te jemi

  4. xhoxhi says:

    Çuditem!Të gjithë flasin për ligjin dhe nuk veprojnë.Ai mban zyrën në kundërshtim me ligjin dhe ne e dimë kur ka shkelje ligj ndërhyn policia edhe me forcë kur ska bindje.Kështu ndëth edhe me njerzit e thjeshtë.Një Sali Shehu një gomar që ska asnjë vlerë del dhe na tregon edhe forcën se ska burëë nëne që më nxjer mua nga zyra.Policia jo nesër po sot dhe lidhur këmbë e duar ti nxjerë jashtë.Presidentin e kemi peshqesh nga Rama dhe duhet duruar sepse askujt nuk ja mban ta arestojnë sepse vetë kështu i bëjnë ligjet ka imunitet dhe duhet pritur të ikë nga ajo akrike dhe të arestohet…Nëqoftëse ata nuk i nxjerin me forcë atëhere për mua Rama kot kërkon mandatin e tretë…

  5. Vlonjati says:

    Sali shehu mori ne telefon Babe Liken qe po e shajne cunat e lagjes. Nuk e dije qe ka nene tani shehu

  6. spartak says:

    Nuk është hiç punë zyrash.
    Pse sot ?
    Eshtë punë paresh dhe interesi .
    Ndërtuesi i Kullave ( se aty fillojnë ) mbrapa Teatrit Kombëtar , ka gjet momentin ma të mirë me i kërku dy shefave lejen me fillu punimet, sepse e din, që paren e modhe që ka derdh atëherë , e po vazhdon edhe deri tani për fushatë, po nuk e voli tani , si dihet se si shkon puna .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje